18.04.2024

Kukullat e përgjakura

(Fëmijëve të mbetur bonjak, që etërit ua vranë nënat...)

ata panë nënën

kapur për flokë

goditur me shqelma

përplasur për tokë

ata panë babin

nofullshtrënguar

me sharje e piskama

si shtazë tërbuar

ata vogëlushë

në qoshe duke qarë

lot mbi faqe skuqur

kokën poshtë varë

ata fëmijë pikëlluar

me frikën në gjak

me kokën mbuluar

të mbetur bonjak

ashtu si te kafshët

ka burra të butë dhe të egër

të etur për gjak

si bishat e pa zemër


Nga përmbledhja me poezi

Hijedritat e jetës


Hijedritat e jetës

Te lulu Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017

Tek amazon: Hijedritat e jetës, poezi 2010 - 2017


Fotografitë janë marrë nga pixabay.com




Keine Kommentare: