1. Nënat e emancipuara pamundësojnë lindjen e çdolloji të radikalizmi në shoqëri. Nëse lufton për barazinë e vajzave dhe grave, kontribuon për lumturinë e vajzave dhe motrave tua, rrjedhimisht për komb europian!
Kush e lufton barazinë gjinore, në mënyrë efektive mund të luftojë vetëm barazinë e vajzave të veta dhe bashkëshortes së vet, por kurrë jo të grave tjera!
Mos e pengo lirinë e vajzës për t‘u bërë çfarë ajo dëshiron: si Mira Murati për shembull, apo si Laura Mersini-Houghton, Ermonela Jaho, si Lea Ypi, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, e qindra Zonja tjera shqiptare, që janë të sukseshme sepse ndoqën vetëm ëndrrat e veta!
Edhe nëse nuk bëhet si ato, çdo vajzë e ka të drejtën themelore të bëhet vetëm çfarë ajo dëshiron dhe çfarë ajo mundet!
Pikë!
Diskriminimi në shtëpi, i traumatizon ato, mu si na traumatizonte neve burrave policia e Millosheviqit!
Pengimi i lirisë për ta jetuar jetën vajza sipas dëshirës së vet, është ekzekutim psikologjik i saj!
Kush udhëzon diskriminim gjinor, e lufton përparimin e kombi shqiptar dhe qytetërimin tonë!
2.
Njeriu që pushkaton nënën e fëmijëve të vet nuk meriton asnjë mëshirë.
As ekzekutim!
Vetëm dënim të përjetshëm.
Ekzekutimi do t'ishte shpërblim për të.
Do ta shpëtonte nga vuajtjet. Ai nuk e meriton!
Faj ka vetëm vrasësi, kurrë jo NANA e vrarë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen