10.04.2024

Voltaire në Hyde Park*

1. Gjatë qëndrimit në Angli në vitin1727, filozofi i madh francez Voltaire u ndesh me një urrejtje jashtëzakonisht të madhe anti-franceze. Gjersa po ecte në “Hyde Park” e kërcënoi atë një turmë. Njerëzit e zemëruar u çorën:

“Vareni atë djalë! Ai është francez!"


Në këtë çast Voltaire-i u ndal dhe i bërtiti turmës së inatosur:  “Sepse nuk jam anglez doni të më vrisni? A pak po ju duket dënimi i zotit që nuk më ka bërë anglez si ju?”

Turma shpërtheu në duartrokitje dhe e përcolli Voltare-in me këngë e hare deri në banesën e tij.


* I mvishet Voltaire-it, por në frëngjisht nuk e gjeta askund, edhe në faqen ku gjendet kryesisht shkrimet e tij.



2.

Fatkeqësisht nuk mund të vij

Shkrimtari irlandez George Bernard Shaw iu përgjigj një ftese të Lady Longfellow-it me telegramin e mëposhtëm: 

“Fatkeqësisht nuk mund të vij. Gënjeshtra se pse, vjen me letër, sepse më lirë.”


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca



Keine Kommentare: