1.
– "Mësues, pse vuajmë kaq shumë në jetë?“, pyeti një dishepull Budën.
Buda buzëqeshi dhe shtoi:
„Kjo është pikërisht ajo që bëjmë me veten. Shigjeta e parë është dhimbja fizike ose emocionale që nuk mund ta shmangim – një ndarje, një humbje, një sëmundje. Por shigjeta e dytë është mënyra se si reagojmë ndaj saj – ankthi, frika, zemërimi dhe mendimet negative që shtojmë mbi dhimbjen e parë. Shpesh, është shigjeta e dytë ajo që shkakton vuajtjen më të madhe.“
Nga gjermanishtja LB
Pra, shigjeta e parë simbolizon një ngjarje që na ndodh befasisht. Ajo është jashtë kontrollit tonë; thjesht "ndodh". Shigjeta e dytë simbolizon emocionet që kjo ngjarje ngjall në ne – si zemërim, trishtim, urrejtje apo frustrim. Por e dyta duhet të jetë plotësisht nën kontrollin tënd. Ti duhet të kesh fuqinë për të zgjedhur mënyrën e reagimit: i qetë, me vetëdije dhe pa emocione të forta. Nëse reagohet ashpër, pa vetëdije dhe pa kontroll, goditja e dytë, shigjeta e dytë i ngulet i vetvetes. Këtë e thotë Buda: "Shpesh, është shigjeta e dytë ajo që shkakton vuajtjen më të madhe.“ Mos e godit vetveten!
2.
Një herë, një grua i kërkoi Budës që t’i kthente në jetë djalin e saj të vdekur.
"Shko dhe më sill një farë sinapi nga një shtëpi ku nuk ka pasur kurrë dhimbje.", i tha Buda asaj.
Ajo nxitoi nga një shtëpi te tjetra, por kudo gjente njerëz që kishin humbur ndonjë të dashur.
Pas një kohe, ajo u kthye tek Buda dhe i tha:
"E kuptova. Dhimbja është pjesë e jetës.", dhe u nis drejt shtëpisë së vet.
Nga gjermanishtja LB
3.
Një ditë, kur skllavi i Diogjenit, Manesi, kishte ikur,
një njeri e pyet:
"Diogjen, të kishte ikur skllavi Manesi?"
"Ah, po, ka ikur!" ia ktheu Diogjeni.
"A nuk po e kërkon?" - vazhdoi ai me pyetjen tjetër.
"Nëse Manesi mund të jetojë pa Diogjenin,
atëherë edhe Diogjeni mund të jetojë pa Manesin," -
i thotë Diogjeni në fund dhe vazhdon rrugën...
Nga gjermanishtja LB
Ps.
Nëse ai nuk mund të jetojë pa skllavin, atëherë do t'ishte skllav i skllavit. Diogjeni ishte i lirë, prandaj nuk e kërkon...Kur largohet dikush prej nesh, na ndihmon kjo anekdotë për ta përballuar çastin. Nëse dikush mund të jetojë pa mua, edhe unë mundem pa të...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen