12.07.2010

Për ty e dashura ime, Jacques Prévert

Shkova në tregun e zogjve
Dhe bleva zogj
Për ty
e dashura ime
Shkova në tregun e luleve
Dhe bleva lule
Për ty
e dashura ime
Shkova në tregun e hekurishteve
Dhe bleva zinxhirë
Zinxhirë të rëndë
Për ty
e dashura ime
Dhe pastaj shkova në tregun e skllevërve
Dhe të kërkova
Por nuk të gjeta
e dashura ime



Pour toi mon amour


Je suis allé au marché aux oiseaux
Et j'ai acheté des oiseaux
Pour toi
mon amour
Je suis allé au marché aux fleurs
Et j'ai acheté des fleurs
Pour toi
mon amour
Je suis allé au marché à la ferraille
Et j'ai acheté des chaînes
De lourdes chaînes
Pour toi
mon amour
Et puis je suis allé au marché aux esclaves
Et je t'ai cherchée
Mais je ne t'ai pas trouvée
mon amour




Klikoni ju lutem mbi shkrimin

5 Kommentare:

Ruki hat gesagt…

Naser, e di qe ky perkthim i kesaj poezie tingellon bukur edhe ne shqip!!Me pelqen kjo qe autori e trajton te dashuren me lule me zogj, por jo skllave, Bukur!!

Lis Bukuroca hat gesagt…

Mirepo, kur i blen zinixhirë, e kërkon dhe nuk e gjen më. Pronësia shkatërron dashurinë...nuk eshte ne natyren e njeriut ta pranoje skllavërimin, rezistenza bëhet në mënyra të ndryshme...ditë këndshme zonjë e nderuar...

ilaz aliu hat gesagt…

Përshëndetje Naser ! Poezi e bukur dhe e përkthyer bukur.
Më kujtohet gjenerata ime kur përkthimi ka qenë rraskapitës, pasi që pak kishim në dispozicion fjalorë dhe, përkthehej në rrethana të dhunës ideologjike dhe kulturore.Të përkthesh sot është shumë bukur por nuk do të thotë më e lehtë. Kontakti me gjuhë të hauja është i prekshëm sot.
Përkthyesi është edhe krijues, përkthimi është edhe rikrijim. Ai që krijon kur përkthen, përkthimi është po aq i bukur sa krijimi. Përkthyesit kanë një rol me rëndësi në zhvillimin e gjuhëve dhe kulturave, prandaj meritojnë mirënjohje të pafund.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje Ilaz, e vërtete, ke të drejtë, tani ka mundësi tjera dhe kontakti gjuhësor ndihmon më shumë...përkthej here pas here ndonje poezi qe me pelqen, se nuk kam shume kohe per perkthime,por Prevert eshte i jashtezakonshëm...peshendetje miqesore ne France Ilaz dhe te falenderoj për fjalët e ngrohta...

Anonym hat gesagt…

E bukur , veç fundi nuk më pëlqeu
,,,,,,,,,,