09.11.2024

Mendime nga Yval Noah Harari

“Në univers nuk ekzistojnë perëndi, nuk ekzistojnë kombe, lekë, të drejta të njeriut apo ligje, dhe nuk ekziston asnjë drejtësi përveçse në imagjinatën e përbashkët të qenieve njerëzore.”

“Historia e etikës është një përmbledhje e trishtë e idealeve të shkëlqyera, të cilave askush nuk ka arritur t'u qëndrojë besnik. 

Shumica e të krishterëve nuk e kanë imituar Krishtin, shumica e budistëve nuk kanë ndjekur shembullin e Budës, dhe shumica e konfucianëve do t’i kishin shkaktuar një krizë nervore Konfucit. Në të kundërt, pothuajse të gjithë sot ndjekin me sukses idealin kapitalist-konsumator."


"Etika e re premton parajsën me kusht që të pasurit të mbeten lakmitarë dhe të kalojnë kohën e tyre duke bërë edhe më shumë para, ndërsa masat të shfryjnë hapur dëshirat dhe  pasionet e tyre – dhe të blejnë më shumë, gjithnjë e më shumë. Kjo është feja e parë në histori, ithtarët e së cilës bëjnë realisht atë që u kërkohet të bëjnë. Si e dimë, mirëpo, që do të marrim parajsën në këmbim? E kemi parë në televizion.”


“Gjuha jonë është formuar mbi thashethemet. Sipas kësaj teorie, Homo sapiens është para së gjithash një qenie sociale. Bashkëpunimi social është çelësi ynë për mbijetesë dhe riprodhim. Çdo njeriu, burrë apo grua, nuk i mjafton të dijë se ku ndodhen luanët apo bizonët. Për ta është shumë më e rëndësishme të dinë se kush në grupin e tyre e urren kë, kush fle me kë, kush është i ndershëm dhe kush është mashtrues.”


“Që nga fillimi i Revolucionit Kognitiv, Homo sapiens ka jetuar një realitet dual. Nga njëra anë, realiteti objektiv i lumenjve, pemëve dhe luanëve; nga ana tjetër, realiteti i imagjinuar i perëndive, kombeve dhe shoqërive aksionere. Me kalimin e kohës, realiteti i imagjinuar ka filluar të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, kështu që sot mbijetesa e lumenjve, pemëve dhe luanëve varet nga mirësia e entiteteve si perënditë, kombet dhe shoqëritë aksionere.”


“Shkrimi ka lindur si shërbëtor i ndërgjegjes njerëzore, por po bëhet gjithnjë e më shumë pronari i tij.  Kompjuterët tanë kanë vështirësi të kuptojnë si flet, ndien, ëndërron Homo sapiens. Kështu, Homo sapiens po mësohet të flasë, ndiejë dhe ëndërrojë në gjuhën e numrave, që mund të kuptohet nga kompjuterët.”


“Kulturat njerëzore janë në një rrjedhë të vazhdueshme. A është kjo rrjedhë plotësisht aksidentale, apo ndjek një model të përgjithshëm? Me fjalë të tjera, a ka një drejtim historia?”


“Ne jemi perëndi që e kemi krijuar vetveten.”


Keine Kommentare: