21.12.2024

Ku gjendet shtëpia e zotit

Nuk është shtëpia e tij as kisha, as xhamia, as sinagoga, as tempujt e tjerë ku disa shkojnë për t’u falur, për t’u penduar, apo për të kërkuar mëshirë për mëkatet e kryera.
Shtëpia e zotit është aty ku gjallon jeta, ku ka lumturi të përbashkët dhe ku njerëzit bashkohen dhe ndihmohen: pa dallim feje, kombi, gjinie apo orientimi seksual.
Shtëpia e zotit është:
• familja,
• kopshti i fëmijëve,
• shkolla,
• fakulteti,
• vendi i punës,
• diskoteka ku vallëzohet me gëzim,
• stadiumi ku ndihen emocionet,
• një sallë koncerti e mbushur plot hare,
• një bibliotekë ku njerëzit ndriçohen,
• një park ku populli i gëzohet natyrës dhe bashkëbisedimit,
• plazhi me njerëz të lumtur,
• një teatër ku aktorët sjellin emocionet në skenë,
• një kinema ku filmi na hap horizonte të reja,
• një operë ku muzika dhe arti ngjallin shpirtin,
• apo një shesh plot me njerëz të lirë dhe të barabartë.
Shtëpia e zotit është aty ku ka paqe, ku predikohet paqe dhe dashuri mes besimeve të ndryshme, aty ku luftohet urrejtja, aty ku ndalohet varfëria dhe diskriminimi i njeriut. Aty ku çdokush trajtohet me dinjitet dhe vlerë, pavarësisht nga origjina, gjinia apo statusi i tij social.

Shtëpia e Zotit është gjithashtu aty ku ndodh, ku lejohet ndryshimi për më mirë – një organizatë bamirëse që ndihmon të uriturit, një grup njerëzish që luftojnë për drejtësi, një mik që të jep dorën kur ke nevojë dhe një ide që frymëzon të gjithë të punojnë për të ardhmen.
Shtëpia e zotit është aty ku nuk monopolizohet dhe ku nuk përvetësohet zoti; aty ku zoti është për të gjithë, pa marr shpërblime personale ata që e përdorin emrin e tij.
Zoti nuk mund të gjendet në boshllëk e izolim; ai është aty ku ka energji dhe dashuri. Nuk është brenda ndërtesave të ftohta, të braktisura, apo me disa veta brenda, të ngritura nga njerëzit për përfitime të ndonjë kleriku apo murgu me disa orë punë në muaj! Pa pikë djerse!
Disa „Shtëpitë të zotit“ që i quajnë sot, janë qendra psikologjike mashtrimi.

Keine Kommentare: