22.12.2024

Ka përjashtime

Ka përjashtime, 
por ky mendim shpesh më duket i qëlluar:

Nëse jetojmë sipas dëshirave të grave, 

jetojmë mirë, 

shpenzojmë shumë, 

argëtohemi herë pas here, 

blejmë rrobe të shtrenjta, 

bëjmë pushime të mira, jo të lira dhe, 

në fund, mund të mbetemi pa lekë për të paguar varrimin. 

Krenare ndihen se jetuan mirë. Të lumtura. Ndoshta edhe ne. Në fund.


Nëse jetohet sipas dëshirave të burrave, 

gjallohet me kursime të tepërta, 

blihet makinë e shtrenjtë, 

vishen rrobe të vjetra, pushime të lira "all inclusive", 

– duke i fshehur paratë nga vetvetja – 

por në fund varrosemi si burra shumë të pasur. 

Krenarë pse kursyem shumë. 

Edhe lumturinë! Edhe jetën! 


Duket se jeta sipas dëshirave të grave përfaqëson vlerësimin e çastit dhe lumturisë së përditshme. Ato dëshirojnë përjetime të veçanta që lënë gjurmë në kujtesë.

Nga ana tjetër, jeta sipas dëshirave të burrave shpesh reflekton një frikë nga e ardhmja ose një përpjekje për kontroll të tepërt mbi jetën, që zakonisht kufizon lumturinë.

Burrat krenohen me kursimet, gratë me çastet e lumtura. Sidoqoftë, ideale do të ishte arritja e një ekuilibri mes kënaqësisë dhe kursimit, ku jeta mund të shijohet pa hequr dorë nga një e ardhme e sigurt. Për shembull, një jetë që përfshin si cilësi të përditshme, ashtu edhe planifikim financiar të kujdesshëm.

Nëse nuk mund të jetohet me një baraspeshë, atëherë unë e parapëlqej jetën e grave. Sepse lumturia nuk matet me pasuri apo kursime, por me cilësinë e marrëdhënieve, përvojave dhe kujtimeve që krijojmë. Pa shpenzuar lekë, nuk ka cilësi. Kur ruhet paratë, fshihen edhe nga vetvetja.

Fundjavë të këndshme! Pa e kursyer lumturinë...

Imazhi ideogram

Keine Kommentare: