05.02.2025

Shumë gra, pasi u vdes burri

Shumë gra, pasi u vdes burri, duken sikur lulëzojnë. Shëtisin, vizitojnë shoqet dhe të afërmit. Ndërsa shumë burra, kam vënë re, në pleqëri, pasi u vdes gruaja, bien në depresion të rëndë. Nuk vishen mirë, ulin kokën dhe sillen poshtë e lart nëpër oborr.

Njërin që e ngushëllova për bashkëshorten më tha: “Valla, ma ka ç… nanën!”
“Paska gabu shumë që paska vdekë,” i thashë.
Ai nuk e kuptoi ironinë time dhe shtoi:
“Nuk po jetoke vet!”
Kur ishte i ri, zotëria parapëlqente të ishte vetë—jashtë e brenda—ndërsa tani nuk mundet më. Aty kuptova se nuk i mungonte bashkëshortja, por shërbëtorja!
(Tek gjermanët, disa bëhen alkoolikë; te ne, flasim me vete ose i tregojmë vetes gazmore të Hasës e Husës dhe qeshim vet me vete).

Imzahet janë gjeneruar me designer.microsoft

Keine Kommentare: