10.10.2025

Si t’i lexojmë këto fakte, ju lutem? Bota sot

Apo si t’i shpërfillim — vetëm për të ruajtur kultin e personalitetit të dikujt?

Thaçi, mik i ngushtë i Arnaud Danjean (ish-agjent i sigurimit francez, i martuar me bijën e një ish-oficeri të sigurimit serb).
Në komunikatën nr. 45, Thaçi nuk përmend masakrën e 60 vetëve të Jasharajve.

Në vitin 2017, zbulohet një udbash serb si këshilltar i Thaçit.
Në një video i thuhet Thaçit nga Rifat Jashari: “Mos um hajde ma n’shpi!”

Në vitin 2018, ai aprovon propozimin e Listës Serbe për Labanin si gjykatës. Labani ka mbajtur tri vjet burg në Serbi dhe kërkohet nga Interpoli.
Reflektoni pak: kriminelin që e kërkon Vuçiqi, që e kërkon Interpoli, Thaçi e pranon si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese! Propozim i Listës Serbe kundër Vuçiqit?

(Nëse në Gjykatën Kushtetuese gjendet një njeri i Vuçiqit, sa të tillë mund të gjenden nëpër prokurori e gjykata? Sa nëpër ambasada, media dhe administratë?)

Thaçi ishte kryetar, dy miq të tij drejtorë të AKI-së, Ramushi kryeministër, kur Shehollit i jepen mbi 639.000 euro. (Nuk e kuptoj intelegjencën AKI-së pse 639, e jo 640.000.)

Për vëllain e Thaçit është shkruar disa herë se kishte lidhje me UDB-në.
Për vëllain e Haradinajt u tha në Hagë se ka vrarë truproja të Rugovës. (Dhe nuk flitet më sikur të ishin vrarë disa lepuj!)

Për Isa Mustafën, Qosja ka shkruar se ishte ministër i Rrahman Morinës dhe bashkëpunëtor i Millosheviqit. Veprimtarinë nga viti 1981 deri në arratisjen në Gjermani në biografi te Akademia e Kosovës nuk e përmend fare. Ndërsa Ibrahim Kelmendi tregon se Mustafa ka transferuar nga trepërqindshi miliona euro në Beograd gjatë luftës.

Thaçi e bëri kryeministër.

Pse kudo që zbulohet ndonjë udbash, Thaçi gjendet pranë ose në prapavijë?
Nëse themi se ishte naiv, mund t’i falet.
Por meqenëse depërtoi në majë të UÇK-së nga prapavija, me dinakëri, atëherë kjo flet për një inteligjencë të madhe për të mënjanuar konkurrencën.

Thaçi nuk e fton në Hagë Danjeanin. Pse?
Sigurimi francez thoshte se ai ishte agjent i tyre. Nëse ishte agjent — e ka pohuar edhe shefi i sigurimit sekret francez — sa hapa ishte larg UDB-së?

Ramushi paska qenë i CIA-s.
I kujt ishte Veseli? Dhe kush në Shtab ishte i Serbisë? Ndoshta në Hagë do ta marrim vesh edhe këtë!

Njëmbëdhjetë ministra dorëzojnë 250 kallëzime penale – asnjë nuk shqyrtohet nga prokuroria.
Çfarë prokurorësh kanë zgjedhur Thaçi, Mustafa e Haradinaj – dhe në shërbim të kujt janë ata?

Edi Rama e do Thaçin. E ka mik Vuçiqin!
Luftoi kundër sanksioneve ndaj Serbisë sa fitoi titullin “kryeministri më i mirë serb që nga Pashiqi”.
Kërkoi themelimin e Gjykatës në vitin 2015, ashtu si edhe Mustafa.
Sot janë penduar që të dy — por ata janë në burg! Përfituan nga kontributi për ta ngritur atë Gjykatë Speciale; përfitojnë me shtirjen se e dëshirojnë zhbërjen e saj!

Nëse Thaçi ka aq shumë lidhje me njerëz të UDB-së, çfarë lidhje ka Rama, që u ndje i detyruar të shkruajë draftin e Asociacionit – apo atë që e firmosi Mustafa?

Pse Rama nuk shkruan një projekt për ndërtimin e një spitali në Luginë, ku për mbi 120.000 shqiptarë nuk ka asnjë spital, si askund tjetër në botë?

Shqiptarët e Luginës detyrohen të paguajnë qindra e mijëra euro nëpër spitalet serbe të Vrajës e Nishit, ku trajtohen si qytetarë të dorës së tretë. Rama nuk guxon të flasë askund për aparheidin në Luginë, por guxon të poshtërojë Trumpin!

E kush është Baton Haxhiu, të cilin Vuçiqi shkon dhe e përshëndet në sallë, dhe Millosheviqi e quante “njeriun jonë”?
E Nexhmedin Spahiu, të cilin ministri i jashtëm serb e takon në Beograd?!
E Milaim Zeka, që paska qenë me Shehollin kur u arrestua?

Pyetje reflektuese:
A është heshtja jonë një formë bashkëfajësie?
A është e mundur të duash atdheun gjatë luftës dhe ta dëmtosh pas luftës në të gjitha fushat ku ke ndikim, pa asnjë përjashtim?
A është më e rrezikshme tradhtia, apo naiviteti jonë?

Nëse historia përsëritet, a është faji i saj, apo i atyre që nuk deshën ta lexojnë?
Si mund ta duam atdheun, kur e dëmtojnë shtetin që duhet të sigurojë mbijetesën e atdheut?
Pse kemi guxim për të kaluarën e lavdishme dje, t’u falim sot licencë morale për të dëmtuar, vjedhur dhe dobësuar shtetin?

A mund t’i jepej Shehollit ajo shumë, pa dijeninë e Thaçit dhe Haradinajt?
Si mund të kërkojmë shtet ligjor, kur ligji për politikanët dhe oligarkët nuk mund të zbatohet?
Pse sapo arrestohet një udbash, udbashët e akuzojnë Kurtin edhe pse prokuroria vendos se kush duhet arrestuar?

Dhe në fund: a jemi ne të lirë, a guxojmë të mendojmë, apo jemi ende të robëruar nga ligjërimi i UDB-së dhe besojmë narrativin e saj ku për çdo gjë është fajtor Albin Kurti?

Unë nuk dua që të jetë dikush udbash, por nga vepra e tij, apo nga lufta psikologjike e UDB-së serbe që disa e bëjnë me pasion, nuk mund askë të shfajsoj. Dhe, nuk duhet falur asnjëri. Për merita shpërblim, për dëme burg.

Kini durim edhe pak, se do të dalin në Hagë edhe shumë prova të tjera që mund të na trondisin. Dhe elita dëshmitare e mbrojtjes në Hagë nuk e shpëton Thaçin nga akuzat që i janë bërë nga qytetarët e Kosovës…



Keine Kommentare: