11.10.2025

Njoftim për xhematin

Në një shtet demokratik, pushtetet janë të ndara dhe secili ka rolin e vet:

Prokuroria vendos kush hetohet;

Gjykata vendos kush dënohet.


Në një diktaturë, këto vendime i merr diktatori ose partia në pushtet.

Prandaj është e pavend të thuhet se qeveria vendos kush arrestohet apo kush ndiqet penalisht. 

Këto janë kompetenca të organeve të pavarura të drejtësisë, jo të qeverisë.

Pikërisht për këtë arsye, nga 250 kallëzime penale të dorëzuara nga 11 ministri, asnjë nuk është hapur dhe as nuk kanë nisur hetimet për keqpërdorime, abuzime apo korrupsion në institucionet e ashtuquajtura të Klan-shtetit-Pronto.


Në Shqipëri dhe Kosovë, për këto arsye, janë krijuar prokurori dhe gjykata speciale – sepse “Normalja”, ajo që paguhet nga populli, në vend që të mbrojë ligjin,  mbron politikanët e korruptuar dhe oligarkët kriminelë.


Qeveria, në fakt, nuk ka as të drejtën t’i përjashtojë, as mundësinë t’i dënojë. Prandaj sot Labanin e kemi në Gjykatën Kushtetuese. 

As për atë prokuroria dhe kolegët e tij nuk dinë asgjë.


As Lista Serbe nuk mund të shpallet terroriste nga qeveria. Hetimet mund të nisen vetëm nga prokuroria, kur ekzistojnë dyshime të bazuara, ndërsa gjykatat vendosin për fajësinë, nëse provat e konfirmojnë atë.

Vetëm në shtetet diktatoriale, diktatori është ai që shpall një parti terroriste.


Por te “prokuroria e Absurdistanit” nuk ka dyshime të bazuara, sepse nënkryetari i Listës Serbe ka pranuar fajin në Beograd, jo në sheshin e Prishtinës. Prandaj, prokurorisë i mungojnë dyshimet e bazuara që do të lejonin nisjen e hetimeve.


Ndoshta edhe pse Radojçiqi fajin e ka pranuar serbisht dhe nuk e kanë kuptuar!


Imazhi me copilot








Keine Kommentare: