Jo pakica që mbetet vertikalisht, por ata që gjenden horizontalisht: herë me mirënjohje për tagjinë, herë me shpresë për ofrimin e saj.
Zvarritja i ofron siguri dhe e bën të ndihet jashtë rrezikut. I duhet udhëheqësi. Tutori. Kujdestari. Patriarku.
Autokrati nuk duron kritikat, nuk duron mendimin tjetër; ai e konsideron veten të pagabueshëm, të gjithëdijshëm. Nëse detyrohet të pranojë një gabim, përpiqet të përfitojë edhe prej tij.
Kur gabon, nuk i ka fajet ai, por ata që ia kujtojnë paaftësinë dhe mungesën e taktit në komunikimin diplomatik. Turma nuk gjen shkarje — ajo mburret edhe me pordhat e tij.
Autokratët çdo ndërtim, çdo urë, çdo rrugë, çdo shkollë, çdo hotel, çdo investim e fotografojnë dhe e paraqesin si kontribut të vetin. Aty nuk ka as ministra me pushtet, as zëvendës, as bashki që investojnë — aty të gjitha meritat i merr për vete. Dhe të gjitha i fotografon. Turma i beson si investime të tij.
Rama fitoi mbështetje jashtë, jo sepse ndërtoi shtet ligjor, por sepse u rreshtua kundër Kosovës dhe në anën e Vuçiqit — jo për batuta e gazmore nëpër samite, por sepse ka sakrifikuar Kosovën, Luginën dhe Iliridën.
Ai po shpërblehet për imponimin e heshtjes dhe paraqitjen e diskriminimit të shqiptarëve si vlerë, dhe për ngufatjen e kërkesave për barazi.
Aty rrënohen godinat e ndërtuara pa leje, por nuk burgosen ata që duhej të parandalonin këtë: që paguhen për të zbatuar ligjin. Ata vazhdojnë të paguhen, ndërsa njerëzve u digjen dhjetëra vjet punë dhe investime.
Në autokraci, pushteti përjetohet si licencë për të shkelur ligjet autokrati dhe shpura e tij. Turma e mbështet.
Autokrati shan dhe përdor dhunë verbale, sepse është thellësisht i bindur se të mirë janë vetëm ata që zvarriten para tij dhe që i lustrojnë përmendoren që ai i ka ngritur vetes.
Nuk i ka fajet autokrati apo diktatori, sa turma që ushqen egon e tij.
Aty ku nuk ka vetëdije për shtet ligjor, por vetëm për atdhe folklorik, pushteti përdoret për t’u pasuruar. Zakonisht, prokurorët e gjykatësit janë kriminelë që nuk hetojnë e ndjekin krimet, por u sigurojnë imunitet kriminelëve me pushtet.
Rrënuesit e shtetit ligjor janë ata që autokratit i dhurojnë licencë për të bërë çfarë të dojë ai.
Autokracia e suksesshme ndërtohet aty ku mediat kryesore kontrollohen nga autokrati.
Autokracia nuk i shërben popullit, por populli autokratit. Aty populli është i stërvitur të ndihet viktimë dhe punon aktivisht për t’u viktimizuar. Kështu pastaj bart përgjegjësinë e vet te tjetri. Ai nuk është autor i jetës — ai është objekt.
Në Serbi dhe Shqipëri kemi dy autokratë të gozhduar në pushtet, të cilët në karakter gati nuk dallojnë nga njëri-tjetri: i pari është Vuçiqi, i dyti Rama. Në të dy vendet, opozita është gati e shkatërruar, natyrisht me ndihmën e madhe të autokratëve.
Edi Rama dhe Vuçiqi janë miq të mëdhenj dhe nuk kritikohen asnjëherë mes vete. Rama jashtë sulmon Kurtin, por jo Vuçiqin, i cili sulmoi Kosovën me paramilitarë.
Te popujt me kulturë fisnore, krenohen me dashuri boshe, verbale ndaj atdheut, gjersa e dëmtojnë apo e vjedhin shtetin në mënyrë aktive duke e zbrazur vendin në mënyrë masive.
Turma që i fal liderit edhe kriminalitetin është turmë mendërisht e mitur, e papjekur, e paformuar, dhe duke e përkrahur edhe kur ai dëmton, tregon se nuk ka aftësi për të menduar, ose ka ekzekutuar vetveten psikologjikisht dhe nuk ka më mundësi për të dalluar të mirën nga e liga.
Turma e padijshme, pa tutor, ndihet bonjake.
Zakonisht, pasi të vdesë autokrati, shteti shembet ose gjendet në shembje e sipër. Turma traumatizohet se i mungon udhëheqësi; të ndriçuarit përpiqen të mbledhin copat a asaj turme për të nisur ndëritmin e ri.
Vuçiqi dhe Rama po punojnë me ankth për zgjedhjen e katërt në pushtet. E mundur, shumë e mundur, që të dy përfundojnë në burg. Do të veprojë karma dhe do të përfundojnë aty ku e dërguan Thaçin; si Thaçi që dërgoi turqit e pafajshëm në burgjet e Erdoganit. Karma vonon, por kurrë nuk harron.
Autokracia është një rend politik ku autokrati përdor popullin për të përkëdhelur çrregullimet e tij të personalitetit.
Imazhi me ideogram
#highlights
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen