Po pse nuk ua hoqët të drejtën e ndihmës para luftës, kur diaspora mbante gjallë arsimin dhe armatoste UÇK-në?
Manuali i vjetër komunist: kur nuk i përshtatet ideologjisë tënde,
shpalle tjetrin tradhtar, hapi i parë.
Hapi i dytë, shpalle armik të atdheut.
Hapi i tretë, pushkatoje!
Dy fazat e para merren me dehumanizimin e një njeriu apo një komuniteti, për ta bërë eliminimin të pranueshëm në shoqëri. Nuk mund të eliminohet dikush duke e lavdëruar. Duhet shpallur armik të vendit. Si Matoshi, diasporën.
Sikur mërgimtarët të votonin shefin e Matoshit, Ramushin, atëherë ai do t’i quante iluministë. Aq i ngushtë është horizonti i mbetjeve komuniste dhe nuk e vërejnë se janë pushtuar prej tyre. Ato premisa u janë ngulitur në palcë dhe prandaj, me aq lehtësi, naivitet dhe armiqësi shpallin gjysmën e popullit armik të Kosovës.
Paranoja është irrituese: me serbët nuk kanë problem, por armike është vetëm diaspora.
Sa kohë që qytetarët kanë nënshtetësinë e Kosovës, askush, as politikanët e korruptuar, as pronto-klanet, nuk mund t’ua mohojë të drejtën e votës.
Gjermanët, italianët, francezët, anglezët votojnë pa marrë parasysh ku jetojnë dhe askujt s’i shkon ndërmend t’i quajë tradhtarë.
Ajo është mendësi e trashëguar komuniste që sajon armiq imagjinarë sa herë i duhet një klani partiak. Zakonisht atyre që humbin. Kur diaspora ua prish llogaritë dhe pritshmëritë, ata e shpallin rrezik kombëtar.
Në vitin 1992 kur Kosova dhe gjysma e kombit shqiptar luftonte për të drejta nacionale, Matoshi angazhohej për Republikë Islamike, dhe shtet me baza fetare, në një konfederatë me Turqinë me lidhje të forta financiare me Irakun, Iranin, Kuvajtin dhe me tërë botën islamike.
Në 1999 e arrestuan në Serbi, e liruan pas pak javësh dhe kur u kthye, nisi luftën kundër kombit shqiptar dhe propagandën për një “komb kosovar” ide që do t’i zhdukte shqiptarët në Maqedoni, Luginë, Mal të Zi dhe kudo tjetër.
Bibliografia e Matoshit
Dëshira e parë, viti 1992: Shteti Islamik (“Suzana e mbron Sarajevën”, 12.03.1992)
Dëshira e dytë, viti 2000 e tutje: Kombi Kosovar
Dëshira e tretë, 2025: Dehumanizim i mërgatës
Imazhi me ChatGPT

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen