Në katër klasat e para kishim vetëm një mësuese shqiptare në shkollë; në të pestën edhe një tjetër dhe një maqedonase. Matematikën – maqedonisht.
Unë atëherë nuk e kuptoja çfarë trishtimi kishin ata në krenat e tyre. Një frikë primitive, aq e madhe sa i kthente çikat në makina pune: pa zë, pa mendim, pa drejtim. Një frikë që i shndërronte gratë në pajisje elektrike: ndez–fike, bëj punë, mos fol!!!
Mirëpo, kur shkonim te mjeku, infermieret ishin “shkina”. Si fëmijë nuk arrija ta shpjegoj: pse shkojmë te "shkina" për shërim, por vetë nuk duhet të kemi infermiere? Madje do t’i kuptonin edhe plakat: shqip!
Ajo epokë, për fat, ka ikur, por nuk është zhdukur. Aty-këtu ende kultivohet ajo mendësi e vjetër, që e trajton gruan si robot modern: me zemër njeriu, por me pritshmëri hekuri.
Përdore, udhëzoje, nënshtroje, dominoje! Le të funksionojë! Si pajisje elektrike shtëpiake. Kjo është me rëndësi dhe e moralshme, për ata që besojnë se diskrimimi dhe nënshtrim i anëtarëve të familjes, i bën burra!
Në fakt janë skllevër të mesjetës!
Skllevër!
Imazhi me Copilot

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen