S’i tëm votoni mue, popëll i dashtun e i paharrueshëm, kam me investue plot 500 euro prej xhepit tem n’intelegjencë artficiale. Jo pi buxhetit. Atë nuk e preki kurrë me dorë. Kshtu, çytetari e katunari i Kosovës, s’ka mô nevojë me u lodhë e me menue vetë; veç mun me nejtë n’fëbë e tak-tuk: knaquni, shani njerin e Serbisë, keshni me tô, shpërndani fotografitë e Institutit për me shitue mashtrusin.
Ky ôshtë patriotizëm! Kallxoni popllit se aj u takue me Rankoviçin, me Koshtunicën e me Çubilloviçin: për me gozhdue sa mô mirë. Për me turpnue sa mô keç dhe sa mô shumë m’i ja shkoçë maskën pi surratit cërnagorcit. Ju që po luftoni ditë e natë, sa po muni, sapo dini, me plot dashni për venin, jeni veterana të babadhevit dhe nonadhevit. Pa juve, votat mujnë m’u kanë shumë ma pak, e mujnë me shkue poshtë.
Une kam m’i jap xhdo puntori e zyrtari mas pakti 1000 euro. Bile po menoj shumë seriozisht edhe 1500. Ju e meritoni! Jo viç kto, por ata që bojnë fmi, kosovarë e kosovare t’vogla, unë i shpalli veterana të babadhevit! Ju japi 30 gigabojtë për mobilin, fal, muj për muj, bile edhe bebeve nga një mobil qi mos t’i ngucin babën e nonën kur janë n’internet. As babushin e nanushin, jo!
Tone kam me ju jap internet me shpejtësi t’ardhmënisë: aç i shpejtë sa e kryni videon para se me klikue. Kshilltari jem, që zbuloi dhe vërtetoi se diaspora ôshtë anmike e Kosovës dhe se ajo po punon për Serbinë, ka propozue çdo kosovari me ja nue ni çip nër likur mas veshit.
Kshtu aj nuk ka me pasë mô nevojë me shkrue komente, por veç mendon dhe celulari ose kopmjuteri e shkrun. Ju nuk dhet m’u lodh hiç. Ai menim ôshtë hala n’diskutim, se nashta, si thashë ma heret, nuk duhni as me menue vetë.
Matoshi, që ôshtë poet ma i madh se Mic Sokoli e Skenderbeu bashkë, e analist e sociolog mô i madh se Teuta, ka zbulue se na jena me komb kosovar dhe duhet me fol vetëm ship, kosovarisht, kshtu nuk na duhet gramatika e Shipnisë, që po na i nxin jetën dhe pa tô, nuk bojna kurrë gabime. Pse me gabue kur mujna me folë pa gabime!? Na nuk jena shqiptarë, por kosovarë. E kanë zbulue gjeniat ma t’mdhaja t’Kosovës.
Nëse bona kyreminsitër, kam me çel edhe ni ministri për veteranët e ardhmënisë që nuk kanë lindë hala. Ôshtë investim goxha i madh strategjik për ardhmëninë e ardhshme, që partija jeme ka nërmen me e realizue me sukses t’pashembullt n’kit bot.
Tone, kemi nërmen me nreçë edhe ni institut që mirret veç me ardhmëninë e ardhshme, jo me ardhmëninë e tashme. Se ajo e tashmja bôhet e kalueme meniren, ôshtë ikanike, edhe vetë s’e din çka po ndodhë me veti. Pra, kena me i marrë do akdemika që na i kena, e s’i ka askush si na. Asni ven. Ata kanë me punue n’t’kaluemen e ardhshme dhe n’t’ardhmen e kalueme.
Kjo ôshtë punë goxha e madhe shkencore që kërkon dije t’madhe, jo njohunina t’lodhta si t’mashtrusit. T’injorantit! Ata akdemikë t’neruem kanë me punue 25 sahata n’ditë për t’kaluemen që s’ka ndodhë hala, dhe për t’ardhmen që ka marue n’t’kaluemen.
A ôshtë kjo shkencë e ronë? Po valla shkencë e ronë ôshtë, bajagi shumë, por dikush duhet me e boe. Une e boj se nuk tutna, se nuk jam mashtrues politik e gastronomik, e as nuk korruptona edhe me pëlsitë dikush. Nuk e kam n’xhak me marrë t’hujën. Kurrë mô. Nuk um duhet. Partija jeme, popëll i dashtun dhe i paharruem, ka projekte për ardhmëninë e ardhshme, jo për ardhmëninë e kalueme si e ka njeri i Serbisë. Na kshyrmi e shofmi larg.
E tashmja, e ka hupë drejtimin, po shkon te masë, e ardhshmja e ardhme po vjen me mue. Po ju kërset te dera. Çelne dhe lene me hi mrena. Ju flladitë shpyrtin. Me ni votë. Ma jepni! Na e kemi nërmen edhe m’u pajtue me kojshitë e me marrë fun kojshia shou. Ky ôshtë projekti jem. E dini si i nreçëm puntë me Malin e Zi: edhe malet i kena pajtue. Ata na kanë japë pajtimin, na i kemi jap pak gurnishta dhe jemi pajtu si ma mirë.
Çashtu i nreçmi puntë edhe me Serbinë. Bile kena me nënshkrue ni marrëveshje që se kupton as Serbia vetë, por na fitojna. Kjo ôshtë mô mirë për ardhëmninë e ardhshme dhe e nreçë t’kaluemen e kalueme.
Pa mue ardhmënia nuk vjen. Vjen viç faktura e rrymës. Popull i dashtun dhe i paharrueshëm, lumtunia i jetës po vjen. Me votën e juve. Ju ma jepni, une jav jap krejtë knaqësinë e madhe që e meriton ju si popëll i lashtë dardan, sot kosovar, por që mashtuesit dhe hajdukat nuk jav kanë dhonë deri sod.
Premtimi jem i funit për m’u mbrojtë nga diaspora, që po punon për Serbinë, ôshtë ky: 800.000 kosovarë që i ka përzanë Serbia xhatë luftës, kam m’i shpall veterana. Ata kanë hekë, janë zhugmit, janë trishtu, janë traumatizu dhe do t’i marrin nga 200 euro n’muj, kurse 20.000 gratë e dhunueme, nga 500.
Pra, une s’jam veç lider i sodit, por jam lider i ardhmënisë së ardhshme që s’e ka pa hala askush, as n’andërr. Ju më meritoni!
Zoti ju bekfotë juve dhe Kosovën tonë të shtrenjtë, që s’mun m’u pague me pare.
Ata, që s’më votojnë, toka i lëshoftë!
Nuk e kanë meritue me jetue n’ardhmëninë teme të ardhshme: n’lezetin e përjetshëm!
Imazhi me Copilot

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen