Mund të jenë të zotë në profesionet e tyre, por për kryeministra u mungon gjithçka, përveç gatishmërisë për zvarritje dhe lepe-peqe.
Pse nuk distancohen nga “Pronto”? Sepse duan të vazhdojnë politikat dhe pasurimin kundërligjor, që e konsiderojnë të drejtë natyrore. Ligji, sipas tyre, nuk duhet të pengojë politikanët dhe të afërmit e tyre në grumbullimin e pasurisë.
Hamza dhe Abdixhiku nuk reformojnë partitë, nuk ndërtojnë vizion; janë kukulla në shërbim të bosëve të vet, përkohësisht. Albin Kurti do të festojë fitoren, disa gazetarë do të marrin medikamente për qetësim, dhe ndonjë i pasuruar kundërligjshëm mund të arratiset drejt Shqipërisë, te shteti ligjor i Edi Ramës.
Njerëzit me mizën nën kapuç, të cilët mund të hetohen, janë bashkuar me të korruptuarit dhe “veteranët” e rrejshëm, si dikur proletariati botëror. Ky grup, që përfshin oligarkë, gazetarë, moderatorë e analistë, përfaqësohet politikisht nga LDK, PDK dhe AAK. Ata luftojnë për ta, por pikërisht kjo është arsyeja pse do t’i humbin zgjedhjet.
Liderët e opozitës janë aq boshë në projekte dhe ide, saqë po të hidheshin në det, nuk do të fundoseshin. Do të lundronin mbi ujë… si tullumbace.
Ata merren vetëm me shpifje, insinuata dhe dhunë verbale, të pushtuar nga smira, paragjykimet dhe urrejtja. Nuk ofrojnë asgjë konkrete. Luftojnë Kurtin, por nuk paraqesin asnjë alternativë më të mirë: asnjë projekt, përveç rikthimit të gjendjes në të kaluarën.
Votat nuk fitohen me rrena, mashtrime, foto-montazhe, me mosdistancim nga votimet e Gjykatës së Posaçme e Çakorrit apo me heshtjen për biografitë korruptive.
Votat fitohen me rritje të buxhetit, të pensioneve, të pagave, me punësim, zhvillim dhe armatim. Jo duke premtuar rikthimin dhe vazhdimin e hajnokracisë!
„Zoti Kurti, tungjatjeta, me ty Kosova sa t’asht jeta!“
Pra, rezultati dihet. Traumat janë të pashmangshme, pjesa tjetër është zhurmë: piskama për klikime dhe rrugaçëri televizive nga njerëz që e quajnë veten intelektualë, por shërbejnë si shembuj të dëmshëm për rininë. Ata janë të alkoolizuar apo të prishur në shtëpi me një edukatë thellësisht asociale.
Rezultati? Një fitore më shumë, disa trauma më tepër dhe përmbyllja e reformës së drejtësisë së kapur. Pikërisht ky synim po prodhon panik, trishtim dhe pagjumësi kronike…

Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen