Ja ku kemi mbërritur moralisht:Fytyrat e pfytyra nuk skuqen më;
turpi nuk ekziston,
as ndërgjegjja,
ndërsa pafytyrësia konsiderohet parim moral.
Kur nuk ka më as turp për t’u turpëruar,
as vetëdije për t’u ndërgjegjësuar,
as sinqeritet për të parë përgjegjësinë vetjake,
logjike,
nuk do të ketë as fytyrë për t’u skuqur!
Dhe të pafytyrë të tillë shihen çdo ditë në ekranet televizive të Kosovës dhe Shqipërisë!
Po pse ftohen pikërisht ata?
Sepse plehut i ndihet më larg era, sesa trëndafilit për shembull. Ata duan që populli t’i turfullojë hundët!
Të preket emocionalisht!
Të çuditet!
Të pezmatohet!
Të klikohen!
Dhe, ata burra-kurva, nuk i gjen aq rrospija në karakter e qëndrime,
as nëpër shtëpi publike!
Madje, ato që shiten kënaqim disa burra në ditë. Këta te ne çorientojnë dhe shkatërrojnë një moral social! Me ndihmën e televizioneve!
Një ditë do ta zbulojnë atë “edukatë” te sjelljet e fëmijëve të tyre!
Disa fjalë për kërkesat e protestuesve:
1. Shfuqizimi i Gjykatës: nuk mund të bëhet, sepse e kanë imponuar aleatët dhe me mbi gjysmë miliardë euro e kanë financuar. E dyta, nëse zhbëhet ajo, zhbëhet edhe Gjykata e Apelit dhe ata nuk mund më të ankohen dhe mbeten në burg! Pse e dëshironi këtë?
2. Shkarkimi i Ministres së Drejtësisë: kërkohet sepse ka premtuar zbatimin e ligjeve për sekuestrimin e pasurisë së paligjshme. Nuk e kërkuan largimin e saj kur ishte ministre e Jashtme, por tani! Pse?
3. E treta, financimi. Janë paguar avokatët dhe paguhen përsëri.
4. E katërta, ekspertë më të mirë. Ne dimë se ata nuk i kanë zgjedhur më të këqijtë dhe askush nuk mund t’i imponojë të akuzuarit se cilin avokat zgjedh ai!
Një pyetje juve. Si imagjinoni reagimin e shtetit kur e sabotoni ndërtimin e tij?
Kaq, për sot!
Gishtin në kokë,
jo maskën në fytyrën e pafytyrë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen