E pranuan.
Heshtën.
PDK, LDK, Lista Serbe.
E pranuat Gjykatën Speciale dhe mburreshit me vizitat në Hagë.
Por një gjë nuk e bëtë: nuk e çuat kurrë në Kuvend një iniciativë për ta zhbërë atë Gjykatë që e zyrtarizuat ju.
Pse Memli Krasniqi e Bedri Hamza të bëheshin të tretët, kur mund të mbeteshin të parët?!
Tash u shpall vendimi. Dënimet. U zgjuan.
“Ejani të përfitojmë nga gjendja e tyre!”
“Ejani ta zhbëjmë Gjykatën!”
Kjo është shumë më tepër se injorancë.
Njeriu nuk di si ta quajë.
Ndoshta: injorancë klinike.
Kur e ke pranuar dhe votuar krijimin e një gjykate, duhet të kesh ditur se ajo mund edhe të dënojë.
Së paku ta imagjinoje.
Por ku dreqin besoni se zhbërja e Gjykatës do të thotë zhbërje e dënimeve?
Pse, o “injorancë klinike”, nuk e kërkuat shpërndarjen para aktgjykimit?
Nuk luftuat dje për ta zhbërë.
Sot gjoja luftoni për të, pas vendimit.
Kjo nuk është luftë për parim.
Ky është protagonizëm politik pas dëmit.
Nga dëmi i shkaktuar vetë.
E fajet? Albin Kurti!
Turp dje.
Turp sot.
Gazuat dje, po gazoni edhe sot!
Marre për Edi Ramën.
Marre për Milaim Zekën, që në vitin 2015 me afsh e këmbëngulje heroike e kërkonte votimin e Gjykatës, tani paska qarë!
Marre për Berat Buzhalën që në vitin 2017 e kundërshtoi shfuqizimin. Tani e kërkon shpërbërjen. Juristi!
Si hakmarrje, mirëpo, jo si zgjidhje!
Injorancë deri në palcë: një injorancë e tillë shkakton dhimbje të madhe dhe pagjumësi. Dhe çrregullime sociale! Psikologjike!
Defekti ynë gati kolektiv: i kuptojmë gabimet vetëm pasi të shohin pasojat negative.
E kuptojnë dhembjen, vetëm pasi të vrasin njeriun.
E lavdërojnë vetëm pasi ta varrosin!
Mirëpo, fajtor gjithmonë dikush tjetër, jo ata. Kurrë.
Njerëz pa dinjitet!
Pa integritet!
Pa parime!
Dhe këto nënshkrime?
Këto janë inteligjencë agonale, ose, edhe më saktë: gjenialitet post mortem!
Arrivistë!
Shushunja!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen