30.09.2007

11 arsye pse duhet pirë kafe

1. Kafja dhe rreziku nga kanceri
Acidi klorogen që gjendet në kafe ndihmon dhe zvogëlon rrezikun nga kanceri në zorrën e trashë si dhe ndikon kundër të thatit ne lukth, kështu deklaroi profesor Hademar Bankhofer, ekspert ushqimor dhe ekspert shëndetësor për ARD.
2. Kafja ndikon në djegien e dhjamit
Kafja nuk rrit vetëm aftësinë shpirtërore dhe trupore, mirëpo kafeina ndikon edhe në shkrirjen e dhjamit dhe kështu energjia i vihet trupit në dispozicion. Lajm i mire për sportistët! Nja dy filxhana ne dite rrisin konsumimin e kalorise, thotë Annita Hessmann-Kosaris, në librin e saj mbi kafen.
3. Kafja ndikon në potencë
Shkencëtarët brazilian dhe amerikane zbuluan këtë: ata që pinin kafe ishin shumë më shumë seksualisht aktiv se sa ata që nuk pinin fare. Kafeja sipas këtij zbulimi është një afrodiziak i vërtetë. Përveç kësaj spermatozoidet e njerëzve që pinë kafe janë shumë më të lëvizshme. .
4. Kafja ndikon ne disponim
Kafja respektivisht kafeina që gjendet brenda ndikon ne disponimin e njeriut pozitivisht dhe rrit lumturinë . Madje është konstatuar se ndikon ne zbritjen e gjendjes depresive. Sipas profesorit Bankhofer ajo ndikon edhe ne shërimin e dhimbjeve te lehta të kokës.
5. Kafeja mbron nga parkinsoni
Analizat e gjata më 8000 amerikanë kanë dëshmuar se kafeina ndikon kundër paralizës si dhe mbron qelizat e trurit nga degjenerimi .Aq sa me shume kafe pinë një njeri, aq me e vogël është mundësia te sëmuret nga parkinsoni.
7. Kafja ndihmon ne bluarjen e ushqimit
Kafja ndikon në sistemin qendror nervor dhe ky sistem pastaj stimulon bluarjen e ushqimit.8. Kafja mund të zbusë astmën
Një studim i „Second National Health and Nutrition Examination Survey“ (NHANES II) me më shumë se 20.000 amerikanë dokumenton se pirja e rregullt e kafesë përmirëson funksionet e mushkërive. Te astmatiket bronkial madje vjen deri te zbutja e simptomave.
Ndoshta ndodh kjo edhe për shkak se kafja ndikon ne relaksimin e muskujve te mushkërive.
9. Kafja kundër diabetit te pleqërisë (Diabet Typ II)
Shkencëtarët kanë zbuluar se rreziku nga diabeti te ata që nuk pinë është edhe një herë më i madh se sa te ata qe konsumojnë kafe. Pse ndodh kështu, deri sot nuk është mundur të konstatohet.
Sipas një analize holandeze edhe pirja e rrallë e kafes ndikon në mbrojtjen nga diabeti.
10. Kafja mbron nga sëmundjet e mëlçisë së zezë
Një analize japoneze me më shumë se 10.000 veta erdhi në përfundim se kafeja përmirëson gjendjen e mëlçisë.
Kryesisht pas konsumimit te madh të alkoolit, atëherë hip ne fuqi mbrojtja me kafe.
11. Kafeja këndell njeriun
Kafja është „zgjues“ i vërtetë! Pas pirjes së kafes veprimtaria e trurit rritet për 10-15% Kështu rritet aftësia dhe përmirësohet koncentrimi. Zhduket lodhja dhe kështu rritet te zgjuarit dhe përqendrimi..
Neurologët e Izraelti kanë zbuluar se nën ndikim e kafesë qelizat e trurit rritet deri në një te treten të madhësisë se tyre te mëparshme dhe krijojnë degëzime te reja.

Rreth vitit 1850 u bë kafja në Gjermani pije popullore, ndërsa në shtresat e varfra bëhej përshesh me kafe....nga gjermanishtja n.aliu

u publikua në gazetën "NDRYSHE" me 04 Tetor 2007

1 Kommentar:

Anonym hat gesagt…
Der Kommentar wurde von einem Blog-Administrator entfernt.