Çrregullimi i personalitetit narcisist karakterizohet nga një nevojë ekstreme për vëmendje dhe mirënjohje. Pas sjelljes shpesh narcisiste ose arrogante, zakonisht fshihet dhimbja dhe vuajtja - dhe një ndjenjë thelbësisht e dobët e vetëvlerësimit.
Çrregullimi i personalitetit narcisist: Përshkrimi
Kur njerëzit e paraqesin veten si të pagabueshëm dhe gjithmonë kërkojnë gabimet tek të tjerët në vend të vetja, termi "narcisizëm" del shpejt në sipërfaqe. Por çfarë është një narcisist?
Njerëzit me një personalitet narcisist kanë një nevojë ekstreme për vëmendje, mirënjohje dhe admirim. Ata shpesh shquhen nëpërmjet arrogancës dhe vetë-idealizimit. Ata nuk pranojnë kritika dhe dështimi mund t'i zhysë në kriza të rënda.
Individët narcisistë kanë vështirësi të jenë empatikë dhe shpesh janë përbuzës ndaj të tjerëve. Prandaj, përballja me narcisistët është shumë sfiduese.
Çrregullimi i personalitetit narcisist: sa janë të prekur?
Rreth 0.4 për qind e popullsisë vuajnë nga një çrregullim i personalitetit narcisist. Burrat diagnostikohen me këtë sëmundje më shpesh sesa gratë. Shumica e të sëmurëve kërkojnë trajtim për sëmundje të tjera mendore. Shumë prej tyre vuajnë nga depresioni, çrregullime të tjera të personalitetit, çrregullime somatoforme (ankesa fizike pa një shkak organik), ankthe, çrregullime të hajes ose probleme të varësisë.
Llojet e çrregullimit të personalitetit narcisist
Sipas një studimi nga Russ dhe kolegët (2008), çrregullimi i personalitetit narcisist mund të ndahet në tre lloje:
Narcisizmi i madhështisë malinje
Narcisizmi vulnerabël-i brishtë
Narcisizmi ekzibicionist me një nivel të lartë funksionimi
Njerëzit me llojin megaloman malinj narcist të çrregullimit të Personalitetit mund të bëhen një rrezik për shoqërinë.
Narcizmi malinj është një kombinim i narcisizmit, agresionit, paranojës dhe sjelljes antisociale - një përzierje djallëzore që mund të çojë në akte jashtëzakonisht mizore.
Narcistët malinjë janë të bindur për madhështinë e tyre. Nëse nuk ndihen të vlerësuar siç duhet nga të tjerët, hakmerren pa u penduar. Refuzimi ose mungesa e vlerësimit nga të tjerët nuk duhet të jetë reale. Për shkak të prirjeve të tyre paranojake, narcisistët malinj i gjejnë shpejt armiqtë tek njerëzit që i kanë afër.
Stalini dhe Hitleri janë shembuj të narcistëve malinj.
Narcizmi i vulnerabl-i brishtë
Narcizmi i vulnerabl (që preket lehtë, më shpesh te gratë se te burrat) -i brishtë fillimisht duket atipik, pasi karakterizohet nga një disponim depresiv, ankthi dhe turpi. Prandaj, kjo formë quhet edhe "narcisizëm i fshehtë". Njerëzit me këtë lloj çrregullimi të personalitetit narcisist janë shumë të ndjeshëm ndaj kritikave dhe dështimeve. Ata kanë më shumë gjasa të kërkojnë ndihmë terapeutike për depresionin dhe simptoma të tjera psikologjike sesa llojet e tjera.
Narcizizëm ekzibicionist
Njerëzit me llojin ekzibicionist të çrregullimit të personalitetit narcisist - i quajtur gjithashtu "narcisizëm i hapur" - shfaqin publikisht madhështinë e tyre. Kjo iu sjell atyre vëmendjen që ata kanë nevojë.
Ky lloj mund të përshtatet mirë dhe të jetë shumë i suksesshëm në botën tonë konkurruese. Sjellja e tij është shumë e sigurt në vetvete. Këta njerëz sillen në mënyrë arrogante dhe të ftohtë ndaj të tjerëve.
Fjala "narcisizëm" vjen nga miti grek i Narcisit. Sipas mitit, Narcisi ishte një djalosh i pashëm që refuzoi dashurinë e nimfës Eko. Si ndëshkim, ai detyrohet të binte në dashuri në vetveten, në imazhin e tij, që e shihte në ujë. Në pamundësi për të konsumuar dashurinë, Narcisi „shikonte veten vazhdimisht i magjepsur në pasqyrën e ujit" dhe më në fund shndërrohet në një lule që mban emrin e tij, narcisi.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen