Me
zgjedhjen e tij u mburrën se mënjanuan përçarjen. Në fakt shpërbërjen e shtynë
vetëm për më vonë, kur Mustafa nuk do të mund më të ushtrojë ndikim. Pas tij
dhe pa të, përçarja do të jetë më dramatike, sepse ai humbi shansin për të
ndikuar në zgjedhjen e dikujt nga brezi i ri.
Mustafa
nuk u rikandidua për të ruajtur bashkimin e partisë, por për të neutralizuar
njerëzit ambiciozë, të cilët synonin pozitën.
Mustafa dje me rizgjedhjen nuk ishte në gjendje të shprehte as gëzim, ndërkaq pranoi detyrën si Krishti kryqin në shpinë, sepse narcizmi patologjik, ia anuloi intelektin. Pranimin i pozitës domethënë: Pas meje i daltë tymi partisë! Ai humbi mundësinë për t’u tërhequr nga partia me dinjitet dhe vertikalisht.
Mustafa dje me rizgjedhjen nuk ishte në gjendje të shprehte as gëzim, ndërkaq pranoi detyrën si Krishti kryqin në shpinë, sepse narcizmi patologjik, ia anuloi intelektin. Pranimin i pozitës domethënë: Pas meje i daltë tymi partisë! Ai humbi mundësinë për t’u tërhequr nga partia me dinjitet dhe vertikalisht.
LDK
refuzoi ardhmërinë dhe votoi të kaluarën e së kaluarës. U rizgjodh despoti në
parti demokratike pa asnjë kundërkandidat! U zgjodh me duartrokitje, mu si në
një parti tribale, ku bëhet monumetalizimi i udhëheqësit! Ajo parti dëshmoi se
është bërë klan fisnor, ku i përkulen plakut, se nuk ka gjallëri demokratike
brenda, se i mungojnë idetë konkurruese dhe se ndihet mirë, kur kopjon
mendësinë e djeshme komuniste: “Të ruajmë unitetin e partisë dhe të ruajmë
Titon në krye pa një këmbë në spitalin slloven!”
LDK
dëshmoi se adhuron senilët dhe urren brezin e ri! Mustafa është relikt i së
kaluarën, jo shpresë e së ardhmes! Me Mustafën nuk mund të fitohen më shumë
vota, se në vitin 2017. Në fakt më pak, sepse e solli në fron Thaçin, të cilin
e akuzonte për eliminim të veprimtarëve të vet, për korrupsion e për nepotizëm,
dhe, në vend se të jepte përgjegjësi për atë akt, që hodhi Kosovën nga binarët,
e shpërblyen shërbëtorët e trishtuar nga konfrontimi me despotin, madje, e
duartrokitën si dje Enver Hoxhën.
Turp!
Një parti me aq shumë të reja e të rinj më të mirë se Mustafa, voton e rivoton
një narcist, që pat nxjerrë zvarrë Donika Gërvallën nga mbledhja! Me vdekjen e
Rugovës, partia është në rënie të lirë. Kjo që shohim sot është përpëlitje, për
të fituar dikush edhe sa kohë që të jetë e mundur ndonjë pozitë, por si LDK, në
zvogëlim të vazhdueshëm. Ajo është sot vetëm hije e partisë së Rugovës.
Në
vend se të përtërihet partia, ata zgjodhën njeriun që nuk ka më çfarë të shtojë
as në jetë, as në politikë!
Kjo
zgjedhje ishte një humbje e madhe për Kosovën. LDK kristalizoi despotizmin dhe
mbeti e mendësi vetëqeverisës të krahinës autonome. Ngufati debatin e
ashtuquajtura parti demokratike dhe përjashtoi me autoritet despotik
konkurrencën brenda vetes. Si mund të angazhohet një parti me frymë despotike
për shtet demokratik të së drejtës?
Narcistët
patologjik vdesin në karrige! Ngushëllime LDK! Nuk ruajte unitetin, por luftën
për pozitë e shtyve për më vonë! Faturën do ta marrësh nga votuesi, edhe atë,
së shpejti, sepse ruajtët harmoninë e rrejshme, që e besoni vetëm ju!
Libra nga Lis Bukuroca:
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen