24.07.2009

Përsëritja

Përsëritja

Pas luftës
U ndërtua Shkolla e Lartë Partiake
Aty partizanët
Mësonin alfabetin
Dhe, bëheshin: drejtorë, profesorë e kryetarë komune...

Para luftës shumë partizan
patën punuar tokën e atdheut
Apo shumë prej tyre kishin prerë dru në malet e vendlindjes
Mirëpo,
Edhe pas luftës mbetën partizan
Vetëm kombësia e armikut ndryshonte tani

Ata mbetën si para lufte
Në sjellje
Si edhe gjatë luftës
Në sjellje
Jo më duke punuar tokën e mëmëdheut
Apo duke prerë dru në malet e atdheut
Por koka

Dhe ne kishim respekt ndaj tyre
Domethënë frikë!
(Makutëria e lakmia
Detyrojnë historinë të përsëritet
Prej brezi në brez
Prej shekulli në shekull
Prej kombi në komb!

Makutëria:
Pas saj përsëritet historia, menjëherë!)



Keine Kommentare: