Mos e përbuzni ndjeshmërinë e askujt. Ndjeshmëria
është gjeniu i secilit prej nesh.
Mbaji ëndrrat: të mençurit nuk i kanë aq të bukura sa
budallenjtë!
Kush pi vetëm ujë ka një sekret për të fshehur.
Zoti është qenia e vetme që, për të mbretëruar, as nuk
ka nevojë të ekzistojë.
Ky tmerr i vetmisë, nevoja për të harruar unin vetjak
në një mish të huaj, është ajo që njeriu e quan fisnikërisht nevojë për të
dashuruar.
Jeta është një spital ku çdo pacient është i pushtuar
nga dëshira për të ndryshuar shtratin.
Perandoritë e lavdishme mund të themelohen mbi krimin
dhe fetë fisnike mbi mashtrimin.
Duke mos qenë në gjendje të pezullojë dashurinë, Kisha
dëshiroi të paktën ta dezinfektojë atë dhe krijoi bashkëshortësinë.
Besoj se kam shkruar tashmë në shënimet e mia se
dashuria i ngjason shumë torturës ose
operacionit kirurgjikal. Por kjo ide mund të zhvillohet në mënyrën më të
hidhur. Edhe nëse dy të dashuruarit janë shumë të pushtuar nga njëri-tjetri dhe
kanë dëshira të forta ndërsjella, njëri prej tyre gjithmonë do të jetë më i
qetë ose më pak i dhënë pas tjetrit. Ai ose ajo është kirurgu, ose ekzekutuesi;
tjetri është nën varësi.
Burrat që ia dalin të rrinë më së miri me gra, janë të
njëjtët burra, që dinë shumë mirë të rrinë pa to.
Imagjinata është mbretëresha e së vërtetës dhe e
mundshmja është njëra nga provincat e së vërtetës...
Qofshi i bekuar ju zot që na jepni vuajtjet si një bar
hyjnor për papastërtitë tona.
Në fëmijërinë time, por edhe sot, pata zbuluar se
ajo që ishte më e bukura në një teatër, ishte llambadari - një objekt i
ndritshëm, kristalor, i ndërlikuar, rrethor dhe simetrik.
O Zot, më jep kurajë, forcë të shikoj trupin dhe
zemrën time pa neveri!
Kam më shumë kujtime sesa të kisha një mijë vjet.
Vera i ngjan burrit: kurrë nuk do të dimë se deri në
çfarë mase mund ta vlerësojmë ose ta përbuzim, ta dashurojmë apo ta urrejmë, e as
nuk dimë se për cilat veprime sublime apo monstruoze është ai i aftë.
Gruaja është përkundrazi një hyjni, një yll, një
dritë, një vështrim, një ftesë për lumturi dhe nganjëherë tingulli i një fjale.
Poemat e gjata janë burim i atyre idiotëve, që nuk
dinë t‘i shkruajnë ato të shkurtra.
Mënyra e veshjes është përfaqësimi i jashtëm i
filozofisë sonë të jetës.
Përmbajtja është një nga format më të rafinuara të
kënaqësisë seksuale.
Për tregtarin, ndershmëria është gjithashtu një spekulim.
Për tregtarin, ndershmëria është gjithashtu një spekulim.
Të gjithë poetët e mëdhenj bëhen natyrshëm kritikë.
Dashuria mund të vijë nga një ndjenjë bujare: shija
e prostitucionit, por shumë shpejt korruptohet nga shija e pronshmërisë.
Është e pamundur të hapësh një gazetë, pavarësisht nga
dita, muaj apo viti, pa gjetur në secilën rresht shenjat e perversitetit më të
frikshëm njerëzor dhe njëkohësisht edhe krenarinë më mahnitëse të ndershmërisë,
mirësisë, bamirësisë dhe deklaratave më të guximshme për përparimin dhe
civilizimin. Çdo gazetë, nga rreshti i parë deri në rreshtin e fundit, është
vetëm një kontekst i tmerreve. Nuk e kuptoj që një dorë e pastër mund të prekë
një gazetë pa një shpërthim neverie.
Nga frëngjishtja Lis Bukuroca
----------------------------------------
LIBRA NGA LIS BUKUROCA TEK AMAZON
- Kuptimi i jetës
- Letër burrave I
- Letër burrave II
- Hijedritat e jetës
- Ngjyrat e dashurisë
- Shtatë parimet e dashurisë
- Die Asylbewerber
LIBRA TE LULU
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen