Naser Aliu
Stigmatizimi
E zura një shqiptar me presh në dorë
e vështrova qortueshëm në sy
dhe, e pështyva mu në lule të ballit
Xhamin e fshiu pastruesja
mua m´u derdh vepra e tij ndërmjet mrrolave
dhe, me të endem poshtë e lartë nëpër botë!
Oborret shqiptare
Dikur Shqipëria lëngonte nga amnezia kronike
me vite hëngri vetveten
dhe, gëlltiti pelinin e gjysmës tjetër
Sot Shqipëria dhe Kosova vuajnë nga skizofrenia
lëpijnë këpucët e huaja
dhe flasin përçart...
Sugjestionimi
Faber est suae quisque fortunae
Shteti më i ri në botë
përsërisin
sa herë zihen pisk
Thua se është zogëzshtet,
qepëenjomështet
apo qengjshtet
Thua se jemi foshnjështet, udhëhequr nga një dyvjeçar!
Në të vërtet,
hëngrëm kohën
përtypëm e kapërdimë histori
Për kafjall
Për drekë
Për darkë
Dhe jemi dergjur si Gjergj Elez Alia!
Jo lindje e re
lindje e korrigjuar
jemi
vetëm pas ndreqjes tonë
E vërteta duhet thënë fëmijëve
kështu,
ndoshta përpiqen ta ruajnë New born – in si duhet
me përmirësime të reja...
Ndryshe
ndryshe mbetet shtet i retarduar!
1 Maji
Njerëzit u rralluan rrugës, pak këmbësorë
Qyteti trishtueshëm i zbrazët me pak diell
Aty këtu ndonjë plakë me bastun në dorë
Pranverë e freskët, ndonjë vranësirë në qiell
Punëtorët pushojnë në shtëpitë e tyre sot
Punëdhënësit disa ditë më parë shtegtuan
Drejt vendeve të ngrohta si për çdo mot
Për kremtimin e 1 Majit në Kubë shkuan
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen