30.06.2011

Kombi i shkokëzuar/ - gazeta Sot


Vështrim sinoptik: asnjë komb në Europë nuk është shkokëzuar si kombi shqiptar. Po ushtrohet një sakrilegj mbi çdo personalitet, mbi integritetin e tyre dhe mbi veprimtarinë, e cila deri dje vlente si shëmbëlltyrë e kombit. Nuk ka mbetur asnjë vete me rëndësi kombëtare, qoftë historike, qoftë e gjallë, që nuk është kryqëzuar kryq e tërthor. Krejt varet nga interesi, pikëvështrimi, bagazhi ideologjik, grupi, shoqata, apo analisti që e zë ngoje. Për disa vjet demokraci, u shndërruam në komb pa shëmbëlltyra: u shkokëzuam tërësisht! Po shkatërrojmë të kaluarën tonë, po dëmtojmë të tashmen rrjedhimisht po e bëjmë të pasigurt të ardhmen. Asnjë komb në Europë nuk gjallon në një kaos dhe mjegullnajë të tillë.

Nuk ka vend në botë, ku festohet dita e pushtimit. Te ne po! Nuk ka asnjë vend në botë, që dëshiron të ndërtojë komb të ri duke huazuar në një fjalë nga gjuha e atij, që i robëroi dhe masakroi. Te ne po! Nuk ka asnjë vend në botë, ku me dëshirë do të rrëzohej përmendorja e themeluesit të kombit dhe vihej e pushtuesit. Te ne po. Madje, mëtojnë edhe ta fshijnë nga librat dhe kujtesa. Madje, dëshirojnë t’ i imponojnë njerëzve ndjenja turpi dhe fajësie për krenaritë e djeshme. Diçka e tillë nuk ndodhë askund në Europë. Te ne po!

Predikuesit e brendshëm në favor të shteteve të jashtme, përhapin ide edhe kundër qenies shqiptare. Çdonjëri ka shpjegimet e veta historike dhe shkencore. Çdonjëri arsyeton, përligj dhe “dokumenton” faktet e veta. Çdonjëri përpiqet të fitojë njerëz. Dhe, çudia më e madhe shqiptare, të gjitha këta gjoja përpiqen për të mirën e kombit. Të gjithë këta qëndrimet e veta i quajnë patriotike. Nuk ka demokraci funksionale aty ku rrënohet çdo gjë e shenjtë kombëtare, por anarki vlerash, i gjykimeve dhe i qëndrimeve. Kaos i plotë politik dhe shoqëror: gjendje patologjike. Plogështia, oportunizmi dhe depresion shoqëror shquhet si rezultat. Ata mundohen të ndërtojnë realitete dhe bindje të reja. Pasi të përmbyllin këtë dezorientimin tërësor, do të paraqiten si shpëtimtarë dhe udhërrëfyes. Ky është qëllimi i tyre. Prandaj u duhet kjo zallamahi.

Dikur posedonim një kohezion shpirtëror dhe kishim një strumbullar, ku lidheshim dhe patëm personalitete që nderonim dhe adhuronim të gjithë. Si kombet tjera për rreth. Sot, kombi shqiptar, si asnjë komb tjetër, ka ngelur pa shëmbëlltyra të veta. Madje, kësaj dukurie vetëshkatërruese, nuk i shpëtoi as Nënë Tereza. Rinia e sotshme ka probleme orientimi. Ajo nuk mund të konsiderojë si shëmbëlltyrë një politikan shqiptar. Politika jonë ka rënë në shkollarizëm dhe vetëm zbaton ide, që i jepen nga jashtë. Nga të gjitha anët.

Nëse rinia zgjedh një shkrimtar si shëmbëlltyrë të veten, shfaqet tjetri, që mendon se din më shumë dhe ia rrënon. Çdo lagje ka analistin dhe predikuesin e vet të madh. Rinia nuk ka me kë të mburret e as modele të pa damkosur, që do të duhej t’ i imitonte. Këtë gjendje mund t’ ia dëshironte një vendi vetëm armiku. Komb i shkokëzuar dhe i shkokëluar. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse ne nuk kuptojmë demokracinë. Ne mendojmë se në demokraci mund të shkatërrohet çdo gjë që nuk i pëlqen një grupi të caktuar apo nuk i përshtatet bindjeve të disave apo të një individi. Nëse një personalitet kombëtar me veprën e vet na imponon respekt dhe mirënjohje, ngrihen “intelektualët” dhe kërkojnë “fakte” për ta poshtëruar në mënyrë sa më të përkryer. Në një vend të tillë nuk mund të funksionojë si duhet as shteti, as ligji, as ekonomia. Ata që duhet të kujdesen për mirëqenie e popullit, merren me thashetheme dhe mirëqenien e vet! Ata nxjerrin përfitime nga kjo katrahurë.

Me elitën e sotshme politike, me orientimin e saj dhe me punën e saj, mirëqenien do ta kërkojmë me teleskop duke e drejtuar atë drejt Perëndimit, si në shekullin XX. Si në kohën e komunizmit. Asnjë komb tjetër në Europë nuk ka problem të orientimit. Ky është eksperimenti më oportunist, që po bëhet dhe tolerohet nga klasa politike shqiptare me kombin e vet. Kombit i duhet një lajtkulturë, një doktrinë politike dhe morale, sepse jemi katandisur si asnjë komb tjetër. Ajo që shkatërrohet te ne me aq lehtësi dhe pasion, nuk mund të shihet askund! Më të përçarë se ne, nuk mund të gjendet tjetër komb në Europë.

Duket se po na ndjek sindroma e Rozafatit. Atë që ndërtojmë ditën me shumë mund, rrënojmë natën me shumë lehtësi. Pasdarke, nëpër oda, nëpër gazeta e nëpër internet. Dikur mburreshim me Kadarenë të gjithë, tani u shfaq R. Qosja dhe shpalli letërsinë tonë inferiore kundrejt asaj perëndimore. E ku lexohet Kadare? Në Perëndim. E çka thotë kritika perëndimore për Kadarenë? Ajo e konsideron si njërin nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë në botë...

Ne shajmë Nënë Terezën, kurse Shkupi i falë qytetit të Nyrnbergut një shtatore të saj, e cila vendoset në oborrin e spitalit. Jo vetëm që i falin, por siç njoftonte N-TV, Shkupi ia falte duke e quajtur maqedonase Nënën që quhet Gonxhe. Televizori gjerman bën të ditur se shtatorja e Nënë Terezës është shndërruar në vend vizitorësh, ku njerëzit vendosin pusulla me dëshira për shërimin e shpejt të të dashurve, apo dhe copëza letrash me falënderime për shërimin nga sëmundjet. Gjermanët dhuratën e maqedonasve, jo të shqiptarëve të Maqedonisë, e pranuan me falënderime.

Maqedonasit i ndërtojnë përmendore Lekës së Madh. Ne përlloçim tonat. Maqedonasit mburren me Nënën tonë, ne protestojmë kundër shtatores së saj. Sllavët fshehin krimet edhe të kriminelëve të vet, ne përpiqemi t’ i kriminalizojmë edhe humanistët që fisnikërojnë imazhin tonë. Serbet fshehin mendimet fashiste të Ivo Andriçit, neve trishtohemi nëse Kadare fiton Çmimin Nobel dhe me zell të madh jemi kundër. Naiviteti jonë dhe zelli infantil për drejtësi, nuk ka fund. Ne prodhojmë iluzione dhe dëshirojmë t’i bindim bashkëkombësit se jetojmë në një botë ideale ku sundon drejtësia dhe peshorja e mëkateve...Të shkruhet për moralin, normat e mirësjelljes, për esëllim në një vend ku çdo gjë matet me dobi vetjake, përfitim, inat dhe smirë, është gjëja ma më e pamoralshme që mund ta bëjë njeriu! Për fat të keq, po jetojmë duke hëngër vetveten! Greqia hëngri shtetin, ne po hamë kombin!

30.06.11
u publikua tek: Gazeta Sot; albshkenca, telegrafi, zemrashqiptare, gazetakritika, fjalaelire,

------------------------------------------------------------

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. 

13 Kommentare:

mlsch hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
ISOJ TETRE hat gesagt…

SHUM BUKUR MIK

Anonym hat gesagt…

Nuk kam fjale te le koment.Sikur t'mundja te shkruaj ne keto momente si ndihem.Pra,vetem ju pergezoj per keto shkrime aq me vlere.Lola

Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
Lis Bukuroca hat gesagt…

Pershendetje Isoj, Lola, ju falenderoj per komentet dhe ndjehem i nderuar me fjalet Tuaja!

Lis Bukuroca hat gesagt…

6 komente nga telegrafi:

Bardhyl
Eu te lumte bre Lis.

Serish them se je i madhe sa vete LISI qe ngritet larte,kurse shkrimet tuaja tejkalojne dhe vete LISIN duke te bere njerin nga shkruesit me te preferuar ketu.

Te lumte ! dhe te rroshe sa malet.

Me pershendetje vellazerore,Suedi.
Like Reply
1 hour ago

prishtinasi
te lumte! te gjitha keto jane te verteta fatekeqsisht.
Like Reply
5 hours ago

prishtinasi
te lumte! te gjitha keto jane te verteta fatekeqsisht.
Like Reply
5 hours ago

BashkimKombi
Te lumte per shkrimin , Ty qe ke zgjedhur nje emer te madh dhe nje mbiemer te bukur , edhe shkrimet e tua skane pse te jene ndryshe . Respekt per Ty.
Like Reply
6 hours ago 1 Like

NgaPishtina
Collapse
Qe cdo fjale me kon e qellume me nje shkrim deri sot nuk kom pa, shyqyr qe sot erdhi dita e e pash. Brravo per shkrimin. Sot pas qindra vjetsh jemi tu e qeveris veten, e sot jemi ne diten me te keqe qe e ka pa ky komb.

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komentet tek zemrashqiptare

te lumte dora
Albi 01-07-2011, 09:06pm

Te lumte dora se ky shkrim esht enje thirrje per zgjim te shqiptareve te cilet jane katandisur ne nje gjendje skandaloze pa asnje lloj orientimi. Gjithcka qe keni thene eshte plotsisht e vertete, dhe rreqethese, per gjendjen ku jemi.




pershendetje
Andrea Fotaq 01-07-2011, 01:56pm

I nderuari Z. Bukuroca ,

Perhere kam admiruar penen tuaj objektive, therese, teper koniciane.
E konsideroj thirrjen tuaj thirrje deshperimi e alarmi per gjithe shqiptaret dhe intelektualet e ndershem,
thirrje zemre pertej cdo lloj angazhimi politik, thirrje e nje intelektuali te pavarur
me lirine dhe forcen e fjales e te penes.

E verteta eshte se ne Shqiperine meme, po vidhet gjithcka, po shitet gjithcka, po vritet gjithcka
deri edhe dinjiteti historik, po vritet vete e ardhmja e besimi i yni dhe i brezave te ardhshem

ne, o mik, po hiqemi zvarre, me breke neper kembe, dhe fqinjet tani po na punojne qindin
e klasa politike shqiptare, aleate e krimit dhe e demagogjise ka vetem nje synim :
"uni, xhepi, im, kolltuku im' e nami u befte !

Dhe nami po behet : cdo vlere kombetare po perdhoset,
kurse ne o bejme gam-gam, o ham-ham kunder njeri tjetrit, me dasi te cmendura politike,
fetare, anakronike, madje plot fodullek anadollak.

Maqedonet nuk kane histori e vlera kombetare, por ja qe kane percaktuar nje strategji:
te krijojne e stisin histori e vlera kombetare duke ua rrjepur qofte edhe fqinjeve, ne radhe te pare
shqiptareve!

Nderkohe qe strategjia jone eshte kokeposhte, ajo e rrenimit, deshtimit, poshterimit.

Jo me maqedonet mburren e do mburren me gjithcka te huaj, por prit kur te na marrin ne shqipove, edhe gjithcka
te shpirtit, vete Nene Terezen tone, shenjtoren e Dashurise njerezore, pse jo edhe Skenderbeun!

Sot maqedonet ngriten nje shatorre te Nene Terezes ne nje spital te Gjermanise dhe priti neser kur te ngrene
shatorre 50 metra ne mes te Kalkutes "ne emer te popullit maqedon".

hapu varr e futu i gjalle, me halete qe kemi verdalle!

respekte i dashur Lis, e
me lejo te te te cilesoj vigan
fotaq




Shkrim i qelluar per Gjendjen Kombetare
Atdhetari 01-07-2011, 10:59am

Eshte e vertet kemi qen Kombetar tani jemi qorru jo pse nuk po dijm te shofim por nuk po dojm te shofim.GJelozojm Njeriun Kombetare,nuk e dojm Njeriun qe din,secili i thot tjetrit une di ma mire,po punohet kunder Kombit e nuk po dojm me vrejt na ka humbur rruga ne Oborr.Dojm zgjidhje kush eshte nji i madh qe do orientoj Kombin cili eshte ai, cili pris ? Ai eshte i gjalli Kadare qe e don bota Demokratike po ne e kundershtojm pse keshtu ? . Sot vorroset Teki Dervishi dhe te gjith e ngushellojn Dom Lush Gjergjin per vdekjen e Teki Dervishit si njeri Kombetare. Bie pyetja ne refuzojm ata qe dojn Kombin nuk i prenojm te na tregojn rrugen e pa rrug Populli jete ne erresir ne qorsokak ? ku shkojm pra ? Na merr i dobti ai qe kurr nuk ka qen ! E kush eshte ai, ai eshte kah po shkon populli ? e ku po shkon po i pershtaten kulturat Turko Arabe !. E tani Kombi kush do jet i Kombit ata po vdesin te gjallet nuk po i pranojm !. PSE KESHTU ! Do KTEHEMI PRAP POR DO JET VON. Pershendes per kete shkrim te qelluar Luis Bukuroca .

Lis Bukuroca hat gesagt…

komente tek zemrashqiptare



Lindja e demokracise zhdukje e varferise
Eurora 01-07-2011, 10:11am

Percarja e popullit shqiptare nje enderre e pavdekshme e armikute ku zene vendin te lulezojne ne cdo shekulle tek shqiptarete si nje burime qe freskone dashurine e pushtetite duke pasuruar vetveten ne kurrize e emer te analfabetite.
Nuk eshte cudi 1/3 e popullite pa arsimuar dhe me kete rezultate mburren politikanete dhe krenohen me rezultatete bile bile nje dite lexova nje komente te X personite se nuk duhet gjithekane me lene me studiuar kjo dmth te lulezoi primitizmi tek shqiptarete e kjo padrejtesi askunde ne bote nuk ndodhe dhe mjaftone me shkuar me sherbyere si kamariere e bausteller dhe me u nenshtruar kanunite si eshte bere teme me fame neper Evrope.
Mjaftone me jetuar lakuriqe bile bile dhurate e zotite qe shtrine rrenjet roberise e varferise primitive.
Te trimerohen e krenohene e frymezohene se vetem njehere ne kete bote duane me jetuare.




...
Ilir Dardani 30-06-2011, 11:05pm

Njeriu qe qendron gjithnje ne krahun e drites, njeriu qe gjithnje qendron prane kombit dhe fateve te tij, njeriu qe gersheton inteligjencen me urtesine, njeriu i shtate milion te mirave nuk eshte thjesht njeri, por te pakten KryeNjeri.
Zoti te Bekofte Lis Bukuroca!

Gjate sezoneve pushtuese dhe komuniste shqiptaret kane menduar se ja hodhen pushtimit osman, por ardhja e demokracise ne Shqiperi dhe e pavaresise ne Dardani na tregon se edhe ky mendim paska qene pa baza, thjesht vrasje e perkoheshme mbi nje vrasje tjeter.
Liria shqiptaret i ringjalli ne vitin e larget 1912, kohe ne te cilen ndesheshin halldupizmi dhe Dritesia. As qe behet fjale qe te afrohen tek viti 2011 nje pjese e madhe e qytetareve te vendeve tona.
Te mos dish kush je dhe nga duhet te shkosh vetem shqiptaret ndesh, sic e thekson Lisi Yne.
Keq, tmerr, mungese dielli!
Ndihme o shqiptare, ndihmojeni veten, JU LUTEM!

Lis Bukuroca hat gesagt…

koment tek kosovarimedia

Perparim Demi01. Juli
Shume mesazhi i bukur, fatkeqsisht ketu kemi nje te vertet te hidhur, e cila po na gryen perdite. Si mund te jemi nje komb i bashkuar po qe se mendojme vetem per vehten e vet, kur nuk shohim me tej se hunda jone. Komb na ben sjellja jone ndaj tij, ndaj personaliteteve te tij, ndaj historise dhe traditave tone, gjuhes tone e keshtu me rradhe. Europa nuk na ben dot shqiptare po nuk qeme vete te tille.

Lis Bukuroca hat gesagt…

deri me tani shkrimi eshte shperndare 4 here ne fb nga lexuesit telegrafit dhe 56 here nga lexuesit e kosovarimedia...

Lis Bukuroca hat gesagt…

koment tek zemrashqiptare:
Zoti Lis trajtim shume i qelluar pe temen;
Asllan Dibrani 01-07-2011, 11:40pm

Lis i nderuar ,ju keni pasqyruar një gjendje faktike , pa nje vizion nga qarqet tona te kombit , këtu xhindet oportunizmi, i xhelozia, injoranca demagogjia,servilizmi ,pa dija , tradhtia, korrupsioni etj qe të gjitha i ke fut ne një kosh simbolik te mbeturinave ne kohën momentale, .Shqiptaret nuk veprojnë me te tanishmen mundohen nganjëherë me i tejkaluar edhe qiej e botëra tjera por ma në fund mbesin te pa vlerë ne vëllavrasje, dhe veprime antikombëtare, ku shpesh një babe i imi me thoshte se shqiptaret kolektivisht janë te gjykua "TE KRIJOJNE HUMBJE NE INTERESIN E KOMBIT DUKE U BERE VET ARMIKU I VETES SE VET":Rrespekt nga Asllan Dibranui duke ju mbetur mirenjohes ne trajtimin e temes.

Lis Bukuroca hat gesagt…

koment tek zemra shqiptare:

Lisi qe meriton krenari kombetare.
Mark H. 02-07-2011, 05:01pm

Kombi jo i shkokezuar por krejt pa krye dhe i shkoklitun ne tru.
Nji perkufizim i shkelqyshem i yti:
"Politika jonë ka rënë në shkollarizëm dhe vetëm zbaton ide, që i jepen nga jashtë. Nga të gjitha anët".
Historikisht,jemi ma keq se ne kohen e rilindjes.Ishte koha kur kishte ma shume Lisa qe shtronin qeshtjen primare iden e mbijeteses se kombit.Sot tek tuk ndigjohet ndonji Lis,Myslim Pasha,Kokalari, Deo Graciani,Kristo Frasheri etj etj,apo gazeta Shekulli ku iu imponue Ambasadorit te nderpres mardhenite vetm e vetem se gazeta tha te verteten.Sepse ky diplomati kerkonte idet e deshirave te tija ku nxitoj te shpalosin vetveten me "Burre Shtetit" Kryeshkoklitunin qeveritare.Pikrisht ky kryeshkolitun hoqi shtatoren e Skenderbeut ne Rrubik dhe vendosi te vetshpallunin mbret Zog.
Asnji sipermarrje nuk bajne politikanet tone pa shkue te marrin “avdes” tek cdo trup diplomatic.C’ka difton se jemi pa ideal kombetar por me iden e shkokezuarve.
Jemi keq se e fillume shume keq.Para 20 vjetesh nuk mbeti buze riniet ne Tirane pa puthe llamarinat e makines se vizitorit.Sa poshte kishim dhe kemi ra.Duhet edhe nji rimarje e fuqishme qe te gjejme demokracin e ndertimit te shtetit shtet.Para 20 vjetesh shkruant z.Popa per kohen e humbur.Nga shpresonim se shpejt do ta gjenim.Sot mbushim 20 vjet qe jemi ne kerkim,po nuk do e gjeme derisa te kemi ne drejtim shkokezuarit.

Lis Bukuroca hat gesagt…

koment tek kosovariemedia:

Perparim Demi01. Juli

Shume mesazhi i bukur, fatkeqsisht ketu kemi nje te vertet te hidhur, e cila po na gryen perdite. Si mund te jemi nje komb i bashkuar po qe se mendojme vetem per vehten e vet, kur nuk shohim me tej se hunda jone. Komb na ben sjellja jone ndaj tij, ndaj personaliteteve te tij, ndaj historise dhe traditave tone, gjuhes tone e keshtu me rradhe. Europa nuk na ben dot shqiptare po nuk qeme vete te tille.