14.10.2016

Edi Rama si hardhuc, ZËRI

Edi Rama paska cituar Ivo Andriqin në Nish. Kjo është po aq dinjitoze, si kur një hebre vjen në Gjermani dhe citon shkrimtarin kryesor të Rajhut të tretë, Hanns Johst, ose shkrimtarë tjerë, të cilët mbështeteshin nga qeveria e krimit. Ata duhej të ishin me tipare gjermanike. Ose si kur një hebre citon një mendim të Joseph Goebbelsit. Ai do të kishte pranuar të bëhet shkrumb e hi, por kurrë nuk do ta kishte bërë atë!

Me atë citat, Edi Rama, ka dërguar shumë mesazhe drejt Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, por për Serbinë mund të jetë ky: "Andriqi me elaboratin e vet antishqiptar ka pasur të drejtë sa meriton të citohet!” Shqipërisë: “Andriqi kishte të drejtë që dëshironte copëtimin e Shqipërisë dhe pushtimin e Durrësit me hinterlandin”, kurse mesazhi drejtuar Kosovës mund të jetë ky: ” Jini mirënjohës që keni lënë pas vete pasojat e shkollës së Andriqit. Nuk ju kanë dëbuar të gjithëve dhe nuk ju kanë vrarë të gjithëve. Andriqi është fisnik! Ishte zemërmirë, sa meriton të përkujtohet në një takim të rëndësishëm!” 

Kur viktima citon xhelatin, domethënë skllavi ndjen nostalgji për sadizëm. Rama ka mundur të citojë edhe Çubrilloviqin, Pashiqin, Millosheviqin, ose Çosiqin, por paska veçuar këtë herë nobelistitin serb për ta mikluar sedrën e pinjollit të Millosheviqit. Në një takim tjetër mund të citojë Çubrolloviqin, që para Hitlerit, ka shkruar program shfarosëse.
Andriqi nuk mund të ndahet nga hartuesit tjerë fashistë serb! Me atë citat Rama nuk ka treguar respekt ndaj kulturës serbe, as interesim për letërsi, por ka treguar vetëm komplekset e veta të vogëlsisë dhe shpërfilljes absolute të parimeve morale njerëzor. Kriminelit nuk i kërkohet ndjesë pse të ka dhunuar! Krimineli nuk citohet! Ai ka ka mundur dhe është dashur të përmend Tucoviqin, por jo njërin nga ata që ka planifikuar shfarosjen shqiptare.

Pse Edi Rama nuk lexoi poezinë e Esad Mekulit, që i ka shkruar Andriqit? Sepse ajo poezi do të rrezatonte burrëri, jo bythëlëpirje. Ajo do të kërkonte gjykimin e elaboratit të Andriqit nga Kuvendi serb, por qëllimi i Ramës nuk ishte ai. Qëllimi tij ishte defensiva poshtëruese dhe pështymje e sedrës shqiptare. Siç është zbythur edhe Thaçi.
Duket se bëjnë gara se cili të zbythet më shumë. Thua se kemi zaptuar Shumadinë! Horrat janë mësuar të bëhen të përdorshëm, të kërcyeshëm, të nënshtrueshëm sa besojnë se vetëm si zvarranik, mund të kalojnë në gjendje mbarsmërisë. Pse kaq shumë pasion për ndërzim?

Esad Mekulli pas leximit të elaboratit të Andriqit shkruan këtë poezi:


SI KE MUNDUR?

Fjalë pas fjale – faqe të tëra ke shkruar –

faqe dhune, robërie e smire?...

Ëndërrues i dikurshëm, në burgje i sprovuar,
t’i robërosh të tjerët? Të ndjellish ditë errësire?!

Si t’i marr sot, në këto ditë lirie,
fjalët e tua farmak?

Po shkrimet tua të tjera, që aq të patën hije?!
Syve si t’u besoj?... Ti, që nderimin e pate hak,
vallë,
lirinë e tjetrit ta vësh në darë e lak?!

Sjelljet e Ramës prej hardhuci, barkas, nuk i ka bërë pse Shqipëria varet nga Serbia, por për të përforcuar pozitën e tij: për të treguar se kemi bythën gati, por jo dinjitetin. Mu si Thaçi para varreve serbe, ku shkruante: “...janë vrarë nga terroristët” e Thaçit

Edi Rama me atë citat ka shpërfillur sedrën kolektive të popullit. Ai mund të jetë edhe pa virtyte njerëzore, mund të lahet cullak në Danub, por jo derisa përfaqëson shtetin shqiptar, sepse nuk është kryeministër i 'Bagëtisë dhe bujqësisë', por i Shqipërisë! Teveqeli!

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.

Keine Kommentare: