15.08.2011

Censusi, parandalim ose kaos, gazeta Shekulli


Regjistrimi duhet parandaluar para se t‘ i jepen Greqisë “fakte” në dorë, me të cilat ajo mund ta shantazhojë shtetin shqiptar ose ta dhunojë integritetin e vendit. Censusi duhet evituar me çdo kusht, sepse po bëhet regjistrim jo sipas interesave të vendit, por sipas planeve dhe dëshirave greke. Greqia nuk bën një regjistrim të tillë, nuk ka bërë, por urdhëron Kryeministrin shqiptar ta bëjë këtë. Ne nuk dimë sa arvanit jetojnë atje. Sali Berisha do ta shndërrojë jugun në vend eksploziv, si Tadiçi veriun e Kosovës. Dyzetmijë serb në veri mbajnë Kosovën peng. Edhe grekët po përgatiten. Edhe ata kanë pas vete Akademinë e Athinës, si dje Serbet Akademinë e Beogradit. Edhe ata kanë popët e vet që manipulojnë popullin. I njëjti rrugëtim, e njëjta ideologji dhe popët në rend të parë me tasa në dorë, qoftë para cungave, qoftë para busteve, qoftë duke spërkatur kriminel e armë me ujë të bekuar. Perversion që nuk mund të gjendet sot te asnjë kishë perëndimore! Kishat e privatizuara greke dhe serbe, janë grupime ultra-nacionaliste, ultra-ortodokse, ekstremiste dhe nuk merren me religjion, por me politikë. Aty ku protestojnë dhjetë veta, shfaqet menjëherë popi duke tërhequr pas fustanin e zi. Ato dy kisha janë organizata politike dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me doktrinën krishtere. Ato nuk merren me religjion, por popët mjekërbardhë e mjekërzinj, bëjnë politikë të zezë dhe përgatisin luftëra. Ata edhe fitojnë nga vdekja. Nuk është me rëndësi a fiton shteti i tyre, me rëndësi të vdiset. Varrimet sjellin përfitime. Është iluzion të besohet se një pop që bekon tanke, cunga e buste, banka e biznese, të jetë i krishterë. Krishti ndalonte edhe vrasjen e pushtuesve romak në atdhe. Krishti u falte vrasësve të vet nga kryqi dhe ua tregoi vendin të pasurve, atij soji, që sot bekohen nga popët. Ato dy kisha, janë kisha antikrisht, profane dhe ofendim për Jezu Krishtin.
Merreni me mend Krishtin duke bekuar një tank
Merreni me mend Krishtin duke bekuar një bankë ose një biznes
Merreni me mend Krishtin duke bekuar një bandë të armatosur
Nuk mund të përfytyrohet? Te kisha e privatizuar serbe, po. Te kisha e privatizuar greke, po! Ata, aq shumë kanë keqkuptuar Krishterimin, sa shumë prej tyre besojnë se Jezu Krishti ishte serb, respektivisht grek! Kujt i besojnë këta popë? Këta i besojnë parasë, nacionalizmit, politikës dhe vdekjes. E çka thoshte Biri i Zotit pak para se të shkonte në qiell: “ O atë, fali se nuk dinë ç’ po bëjnë!” E ç’ ka thonë këta popë: “ O atë, bekoi paratë dhe armët e bashkëkombësve të mi për ta vrarë të afërmin!” Ankth dhe paranojë e pafund!
Nejse, t’ i kthehemi oborrit tonë: Popi tjetër, apo hoxha, dreqi nuk din se çka është, i joni, që solli Janullatosin me tre grek tjerë në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, Sali Berisha, nuk qeverisë Shqipërinë, por manipulon dhe cenon sovranitetin e vendit. Dhe, kopeja e demokratëve, miratoi ligjin, që rrezikon Korçën dhe Gjirokastrën, që nacionalistët grek me ndihmën e popit, duanë t’ i shndërrojnë në “Vorio-Epir”.
Pse sillet Greqia kështu? Ajo dinë se duke shfaqur pretendime territoriale, do t’ i mbështeste për muri nacionalistët shqiptarë dhe në vend se të dëmshpërblejë për Çamërinë, do të vajtohet jugu. Pas përmbarimit të këtij akti, pasi të shndërrohet Shqipëria në një shtet fragjil, ndoshta edhe e zvogëluar, Sali Berisha do të mbetet në pushtet me mbështetjen e gardës dhe Greqisë, ashtu si mbeti Zogu: me bashibozukë dhe Serbinë pas vete. Dallkaukët tanë sigurojnë pushtetin vetëm duke falur troje dhe duke u mbështetur prej atyre që kanë pretendime territoriale dhe ujore.
Nuk ka dyshim se numri i grekëve do të rritet. Për këtë ka vite që kujdeset Janullatosi, konsulli grek dhe Qeveria greke. Nuk ka dyshim se njerëzit nga nevoja do të deklarohen si grek. Prindi mund ta refuzojë denacionalizimin, por nëse fëmijët e tij kanë uri, ai do të pranojë të shkruhet edhe dreq, mjafton t’ i shohë ata të ngopur. Disa do të shpresojnë se marrin nga treqind euro në muaj, si të tjerët deri tani. Nëse këtë herë mbyllim sytë, atëherë do të gdhihemi me probleme më të mëdha, se sa që i kemi sot. Administratorin e Kishës Autoqefale Shqiptare, duhet ekstraduar dhe ajo të drejtohet nga një ortodoks shqiptar. Ashtu si duhet dëbuar edhe Oliver Ivanoviçi nga Kosova. Pas njëzet viteve, nuk mund të përligjet drejtimi i Kishës Shqiptare nga një i huaj, që urren gjuhën shqipe dhe kombin shqiptar.
Regjistrimi i popullsisë duhet mbajtur pas integrimit në BEE dhe pasi Greqia të braktisë forcat separatiste në jug dhe pasi të kujdeset për gjendjen e vet ekonomike, ku mbi dy të tretat (sipas shtypit gjerman) nuk paguajnë tatime.
Nëse ky regjistrim duhet mbajtur patjetër, atëherë para se të nisë, të deklarohet Kryeministri shqiptar dhe ai grek, se rezultati nuk do të shfrytëzohet për autonomi territoriale apo ndryshimin e kufijve. Meqenëse është paradoksale dhe e çuditshme t’ i besohet Sali Berishës, atëherë të kërkohet garanci për integritetin e vendit nga: SHBA-të, Gjermania, Anglia, dhe Franca. Nëse regjistrimi bëhet pa këtë dorëzani, atëherë askush nuk mund ta parashikojë gjendjen pas regjistrimit.
Ata që mendojnë se Greqia për shkak të BEE-së nuk mund të pushtojë troje shqiptare, atyre duhet rikujtuar Qipron: Greqia dhe Turqia janë në NATO, por njëra copëtoi tjetrën! Duhet rikujtuar diskriminim shqiptar në Maqedoni me bekimin e BEE-së. Europa nuk do t’ i prishte marrëdhëniet me Greqinë për disa qytete shqiptare.
Regjistrimi duhet pezulluar para se të shkaktohet dëmi. Kjo detyrë i takon grupimeve të reja, ndoshta Aleancës Kuqezi, sepse është dëshmuar se opozita nuk ka aq fuqi, energji, ide dhe vullnet, sa ka Sali Berisha për të mbetur në pushtet. Është krijuar hapësirë për krijimin e një aleance të re shqiptare, e një partie që mbron interesat e popullit.
Zgjedhjet e ardhshme
Partitë opozitare të deklarohen qysh tani dhe të zotohen publikisht se nuk do të dalin në zgjedhjet e ardhshme. Marrja pjesë është tallje, që i bëhet popullit dhe vullnetit të tij. Mund të miratohen qindra ligje, Sali Berisha do t’ i gjejë mijëra mënyra për t’ i manipuluar ato dhe për ta shpallur vetën fitues. Sali Berisha nuk guxon të zbresë nga pushteti! Ai e dinë se do të ndiqet penalisht. Partitë politike duhet të marrin pjesë vetëm pasi të jetë shqyrtuar drejt përgjegjësia për të vrarët në Gërdec dhe pasi të jenë arrestuar fajtorët.
Partitë opozitare duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme vetëm nëse arrestohen hajnat e 220 milion eurove. Ato nuk i ka marrë vetëm Saliu dhe Luli, por janë ndarë në mes shumë vetave dhe, me atë shumë të madhe, mund të blihen edhe së paku njëqind vendime gjyqësore.
Partitë opozitare nuk duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, pa u burgosur ai që dha urdhrin dhe ata që vranë katër shqiptarë jashtë oborrit të Kryeministrisë. Në komunizëm pushteti vriste njerëz dhe nuk dënohej askush, kjo nuk guxon të lejohet edhe në demokraci.
Dënimi i dashit me vdekje, duke i prerë qafën në mes të qytetit me një thikë të madhe, nuk është vetëm simbolikë, por është edhe mesazh; “ne për pushtet vrasim njerëz, kafshëve ua presim qafën në mes të rrugës dhe kështu festojmë fitoren e dyshimtë dhe vdekjen e sigurt të të parëve.” Kjo ishte arsyeja pse u spërkat me gjak të nxehtë bashkia e Tiranës. Për pushtet u spërkat me gjak shqiptari edhe rrethoja e Kryeministrisë.
Si mund të rrëzohet katraligu, Sali Berisha? Me protesta paqësore, që duhet të zgjasin më shumë se sa mund t’ i përballojë ai. Jo të drejtuar nga opozita, sepse ajo mbledhë vetëm elektoratin e vet, por nga Aleanca Kuqezi, që do ta tubonte popullin. Koloneli Myslim Pasha zmbrapsi një herë shitjen e detit. Tani, për integritetin e vendit, nuk mjafton një njeri, duhet populli. Nëse nuk pengohet kjo nismë, atëherë do të merremi me llogaritjen e dëmit apo do të kemi një kaos të madh dhe kjo do t’i kushtojë shumë popullit dhe ekonomisë kombëtare. Integrimin në BEE mund ta harrojmë në njëzet vitet e ardhshme. Në Ballkan dhe Europë, ka shumë njerëz, që mezi presin destabilizimin e Shqipërisë. Me këtë regjistrim, sipas urdhrave greke, destabilizimi do të jetë i përkryer! Mirëpo, ka edhe një alternativë tjetër: të flemë si deri tani, e ndoshta Saliu mëshirohet me ne e nuk i falë aq shumë tokë e aq shumë det, sa kemi frikë ne! A i meritojnë popujt qeveritë, që i kanë? Po, mirëpo me një kusht. Vetëm nëse nuk janë vjedhur votat.

Gazeta Shekulli, 409 komente, artikulli më i komentuar.... 

3 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

...Nuk e di sa jane me mendimin e juaj:shqiptaro-amerikanet,analiste te mirefillte. Sipas juve po dele keshtu: NATO, dhe BE-ja.Nepere mese katalizatorit te qeveris Berisha, Shqiperia, po "shkojka ne Greqi, s'paku nje pjese e madhe...?!". Sipas t'ije, matematike e thjeshte:(NNATO-ja,e paska pranu Shqiperine, pere t'i shite toka shqiptare Greqis,(sa para, se ke ceke dhe si...??!). Dhe,Me e fute Shqiperine ne BE-ne,("pere t'ia zyrtarizuar keto shitje Greqis", (sipas teje),shume shpejte Shqiperija do hy ne BE-ne...Por, te jete edhe opozita ne parlament, si bashk-vepruese.Teper kontravrze thenja e juj: "Edhe 20-vite do presim pere ne BE-ne".Po pse na duhet BE-ja edhe atehere pas 20-vitesh si trathtare e atdheut(...?!). Se BE-ja,po na perkrahka nje trathtare te atdheut-Berishen,dhe pere trathti dhe shitje te atdheut,po e elavdojne punen e Berishes,(sipas tyre qe po i shofim shume udhehqes te BE-se duke thene: "Nese bashkpunone opozita shqiptare si duhet si opozite ne parlament...?! shume shpejte do pranohet Shqiperija ne BE-ne. Sipas zotris s'juje, po na del me te vertete:Demostratat, protestat paqesore (dhe jo si ato qe u vrane 4-veta, dhe plote demonstrus "pacesore" me alltija
ne kuke. Asi demostrata paqsore, ke pa t'i zotri ndonihere dikund ne bote dhe ma thuje nje te vetmin vende te botes dhe nje te vetmen gazet te cilit do shtete te botes se demostratat e Shqiprise,i kane qujtur "paqesore", ishin paqesore dhe u vrane 4-veta, dhe e vlersojne qeverine shqiptare si vrases, perveqe ajo pjesa e shqiptareve qe jeni me Ramen....Publikoje ate gazete,(ate faqe;ate artikull) te asaj gazete dhe te shofim te gjithe... se dikush eshte trathoter i Shqiperis: Jane ata qe demostrata te tilla i quajne shume paqesore(...), pere ate qe ka sy e vesh e mendone vetem 0,5%(per-qinde), me shume se pula klluqe. Ose, jane trathtore te Shqiperise: NATO, dhe BE-ja, bashke me Salihun. Tjeter silogjizem s'ka ketu.Mos i bene drithe e miell komentet dhe ato gazeta qe botojne kesi komente drithe e miell: Ose jane te pa "ditur", ose te paguar mire, ose te manipuluar ne forma te tjera....??! Si mundesh t'i perzish drithe e mill: 1.BE-ja po thote shkurt."Done opozita shqiptare qe Shqiperija te shkoje ne BE-ne...Opozite te shkoje ne parlamente dhe te zhvilloje politike parlamentare qe i takone opozites dhe premtuesit e BE-s, si ndrrojne fjalet e veta leht, dhe, Shqipraija shkone shpejte ne BE-ne. 2. S'dojne shqiptaret te shkojne ne BE-ne...!?!"Se BE-ja dhe NATO-ja,Po e lavdojne punen e "shitsit" te atdheut dite e nate pere c'do dite". Le te gjejne qime ne ve te pules si te dojne me rexhistrime, shitje,(pjeseve te atdheut), blerje,shperlarje te parave me miljona si thu t'i, (pa ju referuar as nje te vetmit burim dhe deshmije paraprake...??!). Atehere, vertete, si thua ti: Edhe 20-vite, qe te pres Shqiperija per ne BE-ne, dhe, te "mesohet" mire e mire, se si te ruaj atdheun dhe si duhet bere rexhistrimin e popullesis.Shkurt sipas tije, jo pas 20-vitesh. Por, kurre s'na duhet neve shqiptareve BE-ja.Pore, eshte nje e mire shume, se ata te BE-se, shume prej tyre, jane koka si te Nolit tone, dhe, mire i dine kesi komete dhe kesi kometatore se ku ju thithet mendja...??!.

Lis Bukuroca hat gesagt…
Dieser Kommentar wurde vom Autor entfernt.
Lis Bukuroca hat gesagt…

Përshëndetje i nderuar,

Perëndimi ka përkrahur me miliarda dollarë Mubarakun, tani ai gjendet në burg. Qëndrimi i tyre, nuk dmth. se një politikan është i mirë, por ata respektojnë çdo politikan i cili ka gjendjen nën kontroll. Sapo të ndryshoje gjendja, ata i kthejnë shpinën despotit dhe i bashkëngjiten lëvizjes së re.
Qëllimi shkrimit është sensibilizimi, sepse Greqia po detyron Shqipërinë të bëjë regjistrimin, siç nuk e ka bërë ajo kurrë. Akademia Athinës boton libra për Vorio-Epirin, ndërton buste heronjsh grek, qendra memoriale për grekët e rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë, edhe pse nuk kanë qenë të ftuar... etj.etj. etj. Kështu vepronte edhe Akademia Serbe...

Të supozojmë se në jug deklarohen 100- 200 mijë grek, atëherë do ta kemi një problem të madh: Greqia do të kërkojë autonomi territoriale dhe nëse Shqipëria nuk pajtohet, ajo mund të bllokojë hyrje në BEE. Kjo ishte ana e parë: e dyta është se nacionalizmi grek, mund të provokojë nacionalizmin shqiptar, një përplasje e tillë, mund ta bëjë Shqipërinë të pasigurt, delikate dhe derisa te ketë probleme të brendshme, do të mbetet larg BEE-së. Problemi tjetër është premtimi i detit Greqisë nga Sali Berisha: meqenëse Kushtetusja e ka hedhur poshtë, kjo tregon se Sali Berisha nuk ishte duke bërë vepra patriotike.

Sikur 4 veta t’ ishin vrarë në oborrin e Kryeministrisë, atëherë do të mund të quhej vandalizëm, por jo grusht shtet: grusht shtet bën armata, jo protesta. Sikur të kishin qene të armatosur edhe protestuesit,m atëherë do të kishim pasur edhe policë të vrarë, sepse shqiptari nuk bart revole për dekoracion...OSCE konstatoi se zgjedhjet nuk ishin në rregull, as kjo nuk është vepër patriotike e demokratike..Sidoqoftë unë shpresoj të mos ndodhë atë që unë shoh duke u përgatitur...Shqipëria nuk meriton një kosovarizim dhe nga kjo duhet ta mbrojmë të gjithë...