»Unë shkruaj në frengjishte të keqe për francezët e këqinj!« Jacques Prevert
» Poet, unë? Nuk posedoj kartëvizitë në të cilën shkruan fjala poet!« Jacques Prevert
»Mos lejo të të dëshpërojnë: bëhu i pacipë, i egër dhe i mrekullueshëm!« Astrid Lindgren
»Njeriut i duhen dy vite për të mësuar të folurit dhe pesëdhjetë për ta mësuar të heshturit« Ernest Hemingway
»Ne mund t’ i kuptojmë të rinjtë, vetëm nëse nuk kemi harruar rininë tonë!« Vicky Baum
»Shpresa është një kafjall i mirë, por një darkë e keqe!« Francis Bacon
»Koha i shëron të gjitha plagët. Ndërkohë edhe Napoleoni është shndërruar në konjak!« Alfred Biolek
»Injorimi nuk është tolerancë.« Theodor Fontane
»Nuk më pëlqen shumë të jap intervista, sepse gjithmonë kam vështirësi dhe nuk më kujtohen rrenat që i kam thënë herën e fundit.« Roger Moore
»Shumica e të sëmurëve shkojnë te mjeku. Vetëm ata që janë me të ftohur shkojnë në teatër ose në koncert!« Heinz Drache
»Fat kemi, kur fatkeqësia godet të tjerët« Horaci
»Në përgjithësi shpresa është udhëheqëse e keqe, por një shoqëruese e mirë:« Lord Halifax
»Optimistët, pesimistët - fundi i fundit që të dy palët gabojnë, mirëpo optimistët jetojnë më të lumtur!« Kofi Annan
»Prometeu nuk e mori zjarrin nga qielli për t’ ju mundësuar pjekësve të suxhukut në skarë, bërjen e bizneseve të tyre !« Heinrich Böll
»Dera për në parajsë mbetet e mbyllur me vulë. Me fjalën: Rrezik!« Niklas Luhman
»Duhet ta pranojmë: Me Hamburgun kemi pasur sukses të mirë. Ne kishim mirëpo edhe 1.200 vjet kohë.« Zejtarët e Hamburgut
»Brengat nuk mbyten në alkohol. Ato dinë të notojnë!« Heinz Rühmann
»Atë që e dashuron, lëre të lirë, nëse kthehet, atëherë është e jotja për gjithmonë!« Konfuci
»Dashuria është një mrekulli, që gjithmonë është e mundur. E keqja është një fakt, që gjithmonë është e pranishme.« Friedrich Dürrenmatt
»I lumtur mund të jetë ai njeri, i cili nuk është fajtor për varfërinë e njerëzve tjerë!« Johann Heinrich Pestalozzi
»Gomari nuk bëhet haxhi, edhe nëse shkon në Mekë!« proverb turk
»Martohu me një arkeolog! Aq sam më shumë mplakesh, aq më interesante i dukesh.« Agatha Christie
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga LB, atëherë mund të porosisni romanin: Ngjyrat e dashurisë, ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.