"Gjergj Kastrioti, i vlerësuar si ''një ndër më të mëdhenjtë e të mëdhenjëve'', është Heroi Kombëtar i Shqiptarëve. Asnjë shqiptar tjetër nuk arriti t’i afrohet veprës madhore Kastriotane, megjithatë nuk është heroi i të gjithë shqiptarëve. Kleri mysliman dhe besimtarët seriozë - viktima të ideologjisë antishqiptare - kanë probleme të pafundme me KryeHeroin Tonë. Kthimi i Gjergjit në vendlindje dhe refuzimi i islamit si fe dhe si pushtim ka ngritur male pakënaqësie tek hoxhallarët dhe besimtarët e sotëm saqë arrijnë ta krahasojnë edhe me kryearmiqtë tanë.
Ndërkohë, një ndër shqiptarët që ka sakrifkuar më shumë në shekujt e fundit është Adem Jashari, i cili nderohet dhe do të nderohet nga të gjithë shqiptarët pa përjashtim, sepse fjalë të parë dhe të fundit kishte Atdheun dhe Lirinë e tij, si Gjergj Kastrioti. A mund të urrehet një njeri që Lufton Pushtimin dhe Mbron Lirinë?
Në lidhje me këtë temë kam marrë mendimin e disa intelektualëve dhe bashkëpunëtorëve të Zemra Shqiptare, të cilët i falenderoj nga Zemra Shqiptare.A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve? I. Dardani, kryeredaktor i Zemrës Shqiptare
A është Gjergj Kastrioti Hero i të gjithë Shqiptarëve?
Lis Bukuroca, Analist dhe Poet. I kërkoj falje Lisit por dua të përmend një fakt: Lis Bukuroca jo për fajin e tij quhej Naser Aliu. Vërtetë që është njeriu dhe vepra e tij para emrit, por Lisi Vigan i Bukurocës së Pranverës Arbërore nuk mund të dorëzohej përballë të kaluarës së dhimbshme, njëkohësisht edhe të turpshme. Shqiptari ynë për Gjergjin tonë shton:
Çka të shkruhet për Skënderbeun? Ai nuk ishte si Leka i Madh, që marshonte në tre kontinent për të zaptuar toka të reja, e as nuk ishte si Julius Gaius Caesar, që po shtrinte dhe zmadhonte Perandorinë Romake.
Gjergj Kastrioti është shëmbëlltyra par exellence e popujve të vegjël. Jeta dhe vepra e tij dëshmon se popujt e vegjël, sado të vegjël të jenë, të bashkuar mund t’ i arrijnë qëllimet e tyre, rrjedhimisht t’ i bëjnë ballë edhe superfuqive, edhe atë me sukses. Ai nuk ishte pushtues, por liberator dhe bënte luftë të drejtë. Ai nuk u fali krenari vetëm atyre që jetonin në kohën e tij, por edhe neve sot dhe të tjerëve nesër.
Skënderbeun nuk e bëri të madh vetëm malli për liri dhe lufta kundër tjetërsimit, por e bëri të madh gjenialiteti tij në udhëheqjen ushtarake. Edhe atë, në një pjesë të Europës, ku popujt binin njëri pas tjetrit. Ai është tribun. Ai mbronte lirinë e popullit të vet: gjuhën, kulturën dhe zakonet e vendit. Ai është personalitet, që rrallë herë përsëriten në historinë e njerëzimit. Ai mundet pa ne, por ne nuk mundemi pa Gjergj Kastriotin.
Ai është shtylla e kombit shqiptar, boshti kurrizor i tij, krenaria dhe forca motivuese para çdo rreziku. Sot shqiptarët nuk njohin emrat e ministrave në Qeveritë e tyre, por edhe fëmijët, në çdo familje, dinë diçka për veprën e madhe të Skënderbeut. Prania e tij në shpirtin shqiptar nuk mund të shlyhet, ashtu si nuk mund të shlyhet qielli mbi kokat tona.
Lekës së Madh dhe Qesarit nuk u ndërtohen përmendore nëpër botë, Skënderbeut, po: ata ishin pushtues, Skënderbeu ishte Çlirimtar dhe mbronte popullin e vet dhe kulturën europiane, ku sot dëshirojmë me aq mall e dashuri të integrohemi.
Skënderbeu do të mbetet gjithmonë si njësi matëse dhe krahasuese për patriotizmin e drejt, për rezistencën burrërore: për integritetin e vendit, për dinjitetin e kombit dhe për sovranitetin e shtetit. Ai inkorporon vlerat sublime dhe absolute të dashurisë ndaj kombit dhe atdheut.
Zemra Shqiptare
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen