Një student bie në provim në "Logjika dhe
organizimi", por nuk pajtohet dhe i drejtohet profesorit:
"Po, sigurisht, përndryshe nuk do të isha profesor!", përgjigjet ai.
"Mirë, unë po ju shtroj një pyetje", shtoi studenti ,"nëse përgjigjeni drejtë, unë do të
marrë pesën time dhe do të shkoj në shtëpi, por nëse Ju nuk mund të
përgjigjeni, atëherë më jepni një dhjetëshe ju lutem dhe këtu mbaron puna."
" Dakord.", tha profesori pa u menduar shumë.
"Çfarë është legale, por jo logjike, logjike, mirëpo jo legale dhe as
logjike, as legale?", pyeti ai.
Profesori edhe pas një reflektimi të gjatë, mbeti pa përgjigje dhe i shkroi notën
dhjetë, por menjëherë thirri studentin e tij më të mirë dhe i shtroi edhe atij të njëjtën
pyetje.
Studenti u përgjigj aty për aty: " Profesor, Ju jeni 63 vjeç dhe i martuar me një
grua 35 vjeçare, kjo është legale, por jo logjike. Gruaja Juaj ka një dashnor
25 vjeçar, kjo është logjike, por jo legale. Dashnorit të gruas i dhat dhjetëshe, edhe pse ai nuk duhej ta kalonte provimin, kjo nuk është as logjike
e as legale profesor."
nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen