"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

29.05.2012

Aforizma (5), Zoti dhe Njeriu


»Qofsh i bekuar, Ti O Zot i jonë që po lejon t ´i bëjmë edhe ato që janë të ndaluara.«
Shabetay Sebi ( 1626 – 1676 )

»Monoteizmi prodhon fanatizmin, fanatizmi urrejtjen dhe urrejtja prodhon luftën fetare!« Anacleto Verrechia  (1926-1912)

»Vetëm njeriu i varfër posedon një Zot të pasur!” Ludwig Feuerbach  ( 1804-1872 )

»Aq sa më e zbrazët jeta, aq më i pasur dhe më konkret Zoti!«Ludwig Feuerbach

»Nuk ka dyshim se ekziston një Zot. Mirëpo meqenëse Ai preferon të heshtë këto 4 mijë vjetët e fundit, madje nuk i thotë së paku një fjalë një Rabini (kleriku hebre ), atëherë këtij Zoti nuk i kemi asgjë borxh!« Isaac Bashevir  Singer ( 1904 – 1991 )

»Unë jam ateist, dhe për këtë e falënderoj Zotin.«   Roberto Benigni

»Zoti është vetem qenie, i cili për të ekzistuar, nuk duhet të ekzistojë!« Charles Baudlaire ( 1821 -   1767 )

»Një Zot i ndershëm, kjo është vepra me cinike e njeriut!« Samuel Butler 1835 – 1902

»Ekzistenca e një krijimi pa Zotin, pa qëllim, më duket më pak absurde, se sa prania e një Zoti perfekt i cili është i gatshëm të bëjë dënime të tmerrshme, infernale!« Aramnd Salacoru 1899-1989

»Ah, Zoti im! Im Zot! Pse nuk ekzsiton?« Giorgio Caproni 1912- 1990

nga italishtja Lis Bukuroca

Libra nga Lis Bukuroca:
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon, Letër burrave (I) te lulu. Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.



Keine Kommentare: