A janë kompatibel? Çfarë dallime ka ? Ja më të rëndësishmet:
-Një
burrë paguan dy Euro për një artikull që i nevojitet. Një grua paguan një Euro
për dy artikuj që nuk i nevojiten.
- Një grua brengoset për ardhmërinë deri sa ta gjejë një burrë. Burri nuk
brengoset kurrë për ardhmërinë, por brengoset për ardhmërinë vetëm pasi ta ketë
gjetur një grua.
-Një burrë i suksesshëm është ai burrë, që fiton më shumë para sesa mund të
konsumojë gruaja e tij. Një grua e suksesshme është ajo grua, që gjen një burrë
të tillë!
Për të qenë e lumtur me një burrë, duhet ta kuptoni atë shumë mirë dhe pak ta
dashuroni. Për t´u bërë i lumtur me një grua, duhet ta dashuroni atë shumë,
shumë dhe nuk duhet fare të përpiqeni për ta kuptuar!
-Burrat e martuar jetojnë më shumë se beqarët, mirëpo të martuarit shpesh janë
të gatshëm dhe do të preferonin vullnetarisht të vdisnin.
-Burrat zgjohen nga shtrati po aq të bukur sa edhe kur u shtrinë në shtrat,
gratë duket se gjate natës disi ndryshohen...
-Një grua merr një burrë me shpresë se ai do te ndryshojë, mirëpo ai nuk
ndryshon. Një burrë merr një grua me shpresë se ajo nuk do të ndryshoje, mirëpo
ajo e bën këtë!
-Gruaja pas një grindje ka gjithmonë fjalën e fundit. Çfarëdo që do të
thoshte burri pas kësaj, atëherë domethënë nisja e grindjes se re!
- Çdo burrë i martuar duhet t´i harrojë gabimet e veta menjëherë - nuk ka
nevoje që dy persona t´i mbajnë në mend gjërat e
njëjta.
-Përgjithësisht,
thuhet se vlen kjo:
Janë saktësisht
dy çaste në te cilat burri nuk e kupton gruan : para dhe pas martese.
Nga
gjermanishtja
Lis
Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen