»Kur njeriu i flet Zotit, quhet besimtar, por nëse Zoti i flet dikujt, atëherë ai njeri, konsiderohet i çmendur.« Dr Gregory House
»Për besimtarin Zoti gjendet në fillim, për shkencëtarin në fund të shtjellimeve të tija.» Max Planck
»Asnjë problem nuk do të zgjidhet nëse ne presim që Zoti të merret me zgjedhjen e tyre.« Martin Luther King »
»Asnjë problem nuk do të zgjidhet nëse ne presim që Zoti të merret me zgjedhjen e tyre.« Martin Luther King »
Me sa duket Zoti i paska dashur shumë njerëzit e thjesht, prandaj ka bërë shumë nga ky lloj.« Abraham Lincoln
»Zoti mendon nëpërmjet gjenive, ëndërron nëpërmjet poetëve dhe flenë tek njerëzit tjerë.« Peter Altenberg
»Birra është prova se Perëndia na do dhe dëshiron që ne të jemi të lumtur.« Benjamin Franklin
»Sepse Zoti nuk krijoi njeriun sipas imazhit të vet, siç shkruan në Bibël, por njeriu krijoi Zotin sipas imazhit të njeriut siç shihet edhe në „Natyrën e Krishterimit.“ Ludwig Feuerbach
»Sepse Zoti nuk krijoi njeriun sipas imazhit të vet, siç shkruan në Bibël, por njeriu krijoi Zotin sipas imazhit të njeriut siç shihet edhe në „Natyrën e Krishterimit.“ Ludwig Feuerbach
»Matematika është alfabeti me të cilën Zoti e ka përshkruar universin.« Galileo Galilei
»Unë nuk ndihem i detyruar të besoj se i njëjti Zot që na ka pajisur me shqisat dhe mendjen, kërkon prej nesh, të mos i përdorim ato.« Galileo Galilei
»Dallimi në mes Zotit dhe historianëve qëndron në faktin se Zoti nuk mund të ndryshojë të kaluarën.« Samuel Butler
»Kush mendon se është i krishterë vetëm pse shkon në kishë, ai gabon. Njeriu nuk bëhet makinë kur shkon në një garazh.» Albert Schweitzer
»Njeriu është fillimi i religjionit. Njeriu është mesi i religjionit. Njeriu është fundi i religjionit.« Ludwig Fuerbach
»Kur njeriu krijoi Zotin, ishte akoma injorant. Kjo shpjegon krejt çështjen.« B. Dartagnan
»Ferri krishterë, zjarri! Ferri pagan, zjarri! Ferri muhamedan, zjarri! Ferri hindu, flaka. Nëse i besojmë religjionit, atëherë Zoti është pjekës me skarë.« Victor Hugo
»Kur zbulova se Zoti ishte i bardh dhe mashkull, e humba krejt interesimin për të.« Alice Walker
»Të gjithë mendojnë se Zoti është në anën e tyre. Të pasurit dhe njerëzit me pushtet e dinë se është kështu.« Jean Anouilh
Nga italishtja Lis Bukuroca
Nga italishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen