27.06.2012

Si të matet shtypja e gjakut?


Si të matet shtypja e gjakut?

Shtypjen e gjakut duhet matur herë në krahun e djathtë, herën në të majtin, mirëpo përse? Nëse vlerat janë shumë të ndryshme, mund të jetë një paralajmërim për gëlqerëzimin e enëve të gjakut, bën të ditur revista »Apotheken Umschau«. Nëse diferenca është më shumë se 15 mmHg, rritet rreziku për një sëmundje nga çrregullimi i qarkullimit të gjakut  për dy herë e gjysmë më shumë dhe, rreziku i vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare është më i madh.
Edhe mjekët duhet tua masin pacientëve shtypjen e gjakut herë në krahun e majtë, herën në të djathtin”, rekomandon revista gjermane “Apotheken Umschau.“


Kakao rritë aftësitë psikofizike

Një studim dëshmoi se substancat nga kakao jo vetëm se zbresin shtypjen e gjakut, por mund të ushtrojnë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në funksionin e enëve dhe ta përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Kjo u konstatua gjatë studimeve të bëra nga Klinika Universitare e Mashtrihtit, Dyzeldorfit dhe Shkollës së Lartë të Sportit në Këln, ku sportivëve iu dha shtatë ditë pije të kakaos me 20 miligram të të ashtuquajturve flavonole. Matja që pasoi menjëherë, tregoi zgjerimin mjaft të madh të enëve. Qarkullimi i shtuar i gjakut ndikoi në rritjen e aftësive psikofizike të sportivëve. 
Tashmë është vërtetuar se kakao ndikon në rënien e infarktit. Konsumimi i rregullt i çokollatës ( tre herë  në javë), mund ta zbresë deri në në 30 % rrezikun nga goditja në tru...

Për lexuesit e blogut: Nga gjermanishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: