12.09.2012

Aforizma (11) Zoti dhe Njeriu

»Derisa të mbetet në këmbë edhe vetëm një Zot, detyra e njeriut nuk ka përfunduar!« E.M. Cioran
»Tmerri i vërtetë nuk është ekzistenca e Zotit, por se nuk po mund të lirohemi prej tij.« Carl William Brown 
»Sikur të kisha qenë religjioz, do të kisha thënë, ka ardhur apokalipsi. Mirëpo meqenëse nuk jam, atëherë po përmbahem dhe po them: Erdhën nazistët! Ndoshta është e njëjta gjë. Alberto Moravia.

»Religjionet janë sikur xixëllonjat: për të shndritur, kanë nevojë për errësirë.» Arthur Schopenauer
»Aq sa më religjioz që është njeriu, aq më shumë beson; aq sa më shumë beson, aq më pak di; aq sa më pak di, aq më shumë është injorant; aq sa më shumë injorant të jetë, aq më lehtë mund të komandohet.«  John Most
»Është më lehtë të vdiset për një religjion, se sa të praktikohet ai.» Jorge Luis Borges
»Njeriu paska qenë gabim i Zotit? Mos ndoshta Zoti është një gabim i njeriut?« Friedrich Nietzsche

»Kush të thotë beso, mund të jetë edhe një i shenjtë, kush të thotë duhet të besosh, është në nazist.« Carl William Brown
»Religjioz  pa mundësi shërimi, kjo është mënyra për ta përshkruar gjendjen mendore të shumë njerëzve.» Thomas Edison
»Një mendim i lirë në ditë, largon dogmën me vit.« Giulio C. Vallocchia

»Njerëzit kërkojnë një rrugë, që çon në qiell, sepse e kanë humbur rrugën në tokë.« G. Plechanov
»Në qoftë se ka Zot, atëherë ai është një vrasës i keq.« Mark Twain
»Për Niçen Zotin ka vdekur, tani presim që të vdesin ithtarët e tij.« Carl William Brown 
»Po të ekzistonte një Zot i gjithëfuqishëm, do të kishte bërë çdo gjë mirë e jo keq.«Mark Twain
»Religjionet nuk janë të njëjta, çdo njëri është më i keq se tjetri.«Fabrizio Rossi

»Aty ku shteti është fetar dhe kisha politike, liria është e pamundur.« Giovanni Bovio
»Religjionet janë rrena globale.« GCV
»Njeriu është një çudi e mrekullueshme; ai beson se është pelushi, që shoqëron Krijuesin. Madje edhe beson se Krijuesi e do, se ka një pasion për të dhe se rri i zgjuar edhe natën për ta shikuar; madje ai beson  se ai e mbron  nga telashet. Njeriu i lutet dhe mendon se ai po e dëgjon....« Mark Twain

»Mund ta thërrasësh Zotin në mijëra mënyra: Zot, Allah, Buda, Jehova, Enersto? Nuk është me rëndësi, ai nuk të përgjigjet.« Corrado Guzzanti

Nga italishtja Lis Bukuroca


Keine Kommentare: