Preshevë, ti je qyteti më i varfër në Europë, më
shumë se gjysmën e banorëve e ke jashtë; ti je qyteti i vetëm në Europë me aq
shumë banorë, pa spital dhe pa akusheri, ku mund të lindin nënat shqiptare. Pas
lufte u shndërrove në një lagje të Vrajës, ku u transferuan shumë institucione.
Këtë e di krejt faktori politik shqiptarë dhe ju akoma duhet të zvarriteni
nëpër spitalet e Vrajës, ku keqtrajtoheni, ku pa paguar qindra euro në dorë,
nuk ju trajtojnë si njerëz. Nga viti 1912 deri në vitin 2012 politikanët tu
kanë arritur të shtrojnë një rrugë, që ndan qytetin me disa kilometra asfalt,
edhe atë kudo me gropa. Më shumë, jo. As të djeshmit, as këta që ke sot, nuk
janë në shërbim të qytetarit, por të vetvetes, si kudo në hapësirën shqiptare.
Preshevë, mos prit asgjë as nga Kosova. Ajo ndihet
si e trullosur, si Kolombo që katër herë vizitoi tokën e re dhe nuk dinte se
kishte zbuluar një kontinent tjetër. Edhe këta janë kthyer në shtet, por akoma
nuk kanë kuptuar se është i tyre dhe nuk sillen si ndaj shtetit të vet, por
sikur të ishte i Serbisë. Politikanët kosovarë kanë problemet e karrierës, të
ngjitjes apo mbijetesës, jo problemet e një përmendore në Preshevë. Ndoshta ndonjë
ka edhe dëshirë ta kthejë atë ndihmë që ia dërgove gjatë zezonës, por Kosova,
nuk ka politikë të veten, ashtu si edhe Shqipëria. Ne kemi kurtizane të huaja
në pushtet. Kurtizanet tona janë pa parime: ato për pushtet lakohen e përkulen
shumë lehtë, me rëndësi të mbijetojnë. Kosova mund të flasë dhe shpërndajë
krrokama dhe oratori, por ajo nuk mund t’ju ndihmojë, sepse ka 12 vite që vet
është e pushtuar dhe Serbia ka ndarë qytetin për gjysmë, si dikur rusët
Berlinin. Ky pushtim ka mundur të anulohet në vitin 99, mirëpo ata kishin punë
më të rëndësishme: zaptimin e karrigeve, lokaleve dhe banesave.
Nëse bëhesh viktimë e Sali Berishës dhe
politikaneve tjerë që luftojnë´për karrige, atëherë do të vriten disa shqiptarë
dhe ata, edhe me të vrarët, do të përpiqen të fitojnë ca pikë elektorale.
Preshevë, vendos pas konsultimit me ambasadën
amerikane, pa emocione dhe pa u ndikuar nga politikanët shqiptarë jashtë, mos
merr seriozisht Sali Berishën, sepse atij i nevojitet një konflikt, për të
shpallur veten mbrojtës verbal të shqiptarëve dhe nacionalist, por, të
nesërmen, do të ndryshoje mendimin, do te harrojë premtimet dhe do të thotë se
kur do të futemi në BEE, do të bashkohemi. Ashtu si bashkohemi edhe me Serbinë.
Ai adhuron pushtetin më shumës se çdo gjë në jetë.
Sikur të mos i ishin reduktuar aftësitë kognitive, ai do t’ ishte tërhequr nga
politika, por po vazhdon shembullin e Enverit dhe përpiqet të çjetojë në
karrige. Tani ka një faqe të paguar në facebook, ku shkruan JU JENI TË PARËT,
edhe pse jemi të fundit në Europë gati në të gjitha sferat. Ai po tallet me
shqiptarët duke iu drejtuar si një kopeje. Ajo faqe e sponzorizuar i shfaqet
çdo shqiptari që ka shkruar se flet shqipen dhe ka diku 350.000 pëlqyes dhe nja
1200 veta bëjnë komente. Nuk dihet sa për qind janë nga Kosova e Maqedonia. Ata
350.000 veta janë diku dy për qind e numrit të shqiptarëve. 1200 që bëjnë
komente mund të jenë anëtarë të PD-s, ose kosovarë që shkruajnë atë që dëshiron
ta lexojë ai. Komentet tjera fshihen menjëherë. Aty censura funksionon si në
kohën e Enverit. Alfabeti i kryeministrit ka vetëm 34 shkronja, edhe pse
paguhet nga kombi, ai nuk respekton gjuhën e tij. E pa imagjinueshme për një
Kryeministër në Europë!
Preshevë, ti je harruar qysh nga çlirimi nga
Turqia: pate kaçak të famshëm, pate brigada balliste, pate brigada me
partizanë, pate ushtri tënden në fillim të këtij shekulli dhe ja ku gjendesh,
ashtu si ishe në shekullin XIX.
Ti ke mbetur katund më i madh në Europë, edhe pse
në fund te shekullit XIX ishe më e madhe se Kumanova, sot je disa herë më e
vogël se ajo. Ti ke më shumë se gjysmën e popullit jashtë, as këta nuk mund të të
ndihmojnë, prandaj vepro vetëm duke u konsultuar me vendet perëndimore, kështu
fiton simpatinë e tyre; disa të rinj të vrarë i shërbejnë fushatave elektorale
dhe patriotizmit bosh, sepse ata që të përkrahin me fjalë, më shumë nuk mund të
bëjnë. Prandaj mbroj vlerat tua me dinjitet dhe në mënyrë paqësore. Me flamuj
amerikan dhe europian. Europa ka lënë pas vete nacionalizmin dhe nuk kupton
sakrifikimin nga krenaria. Asaj i ka ardhur në majë të hundës nacionalizmi
serb, shqiptar e përgjithësisht ai në Ballkan, prandaj shfrytëzoje këtë rrëmujë
për të realizuar dhe diçka më shumë, si spitali për shembull dhe jo vetëm për
të mbrojtur një përmendore...
4 Kommentare:
Komente tek Respublika:
nga Leonardo | 15 janar, 2013 - 11:41
Një shkrim që tregon të vërtetën ju hapë sytë shqipëtarëve të Preshevës se si ti fitojnë të drejtat e tyre dhe një fishkëllimë e përkryer e politikës( në qoftëse mund ta quajmë kështu) tonë që vërtet të vjenë të krupë kur i dëgjonë ju përgëzojë zoti Nester
përgjigju
nga Anti-indiferenti | 15 janar, 2013 - 13:21
RESPEKTE, RESPEKTE, RESPEKTE per kete shkrim.
Prej nga kush qytet shkuan Z. Aliu ?
përgjigju
nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju
Komente tek Respublika:
nga Leonardo | 15 janar, 2013 - 11:41
Një shkrim që tregon të vërtetën ju hapë sytë shqipëtarëve të Preshevës se si ti fitojnë të drejtat e tyre dhe një fishkëllimë e përkryer e politikës( në qoftëse mund ta quajmë kështu) tonë që vërtet të vjenë të krupë kur i dëgjonë ju përgëzojë zoti Nester
përgjigju
nga Anti-indiferenti | 15 janar, 2013 - 13:21
RESPEKTE, RESPEKTE, RESPEKTE per kete shkrim.
Prej nga kush qytet shkuan Z. Aliu ?
përgjigju
nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju
nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju
Komente tek Respublica:
nga Anonim | 16 janar, 2013 - 10:02
Naser, shkruj ma shpesh! T'lumte per analizen :)
nga dita | 16 janar, 2013 - 10:46
Shkrim i mire dhe i dobishem nese ndigjohet.
nga Anonim | 16 janar, 2013 - 13:11
Shkrim i mire por mendoj se problemi nuk qendron te Sali Berisha ne rastin e Presheves.Normal qe ai per interesa te veta luan tash me karten e nacionalizmit dhe me nje gjuhe primitive nacional-socialiste i humbe te gjitha simpatit nga Amerika dhe Evropa.Problemi me i madhe i tere Lugines qendron ne ate se atje klasa udheheqese eshte nje mjerim i madhe.Njerze qe nivelin intelektual e kane jashtezakonisht te ulet.
nga Niko Maloku | 15 janar, 2013 - 23:24
Faleminderit Naser. Problemi eshte se a ka kush degjon.
Kommentar veröffentlichen