15.01.2013

Dëgjo Preshevë! Gazeta Dita, Respublica

Vepro në mënyrë paqësore për ta mbrojtur dinjitetin dhe jo siç krekosen nacionalistët e fryrë, që sakrifikojnë jetën e shqiptarëve më lehtë se të pulave. Jeta e një shqiptari ka më shumë vlerë, se sa një përmendore, që mund të ngrihet përsëri. Piskamat e Sali Berishës nuk janë asgjë tjetër pos propagandë elektorale dhe ai tërhiqet, sapo të kapet për veshi nga Perëndimi. Fjalët e tija se ne reagojmë si komb, janë pallavra elektorale dhe ai e di mirë se si komb, nuk kemi reaguar as kur Kosova po shkulej me rrënjë, as kur po digjej Maqedonia Perëndimore, as kur po digjej Lugina. Për gjendjen tënde ka më shumë peshë një mendim i guvernatorit të San Marinos, se sa mendimi i Berishës. Ai mund ta bëjë pa interes, i joni e bënë nga trysnia elektorale, përfitimi vetjak dhe premton çdo gjë që kurrë nuk mund ta realizojë.

Preshevë, ti je qyteti më i varfër në Europë, më shumë se gjysmën e banorëve e ke jashtë; ti je qyteti i vetëm në Europë me aq shumë banorë, pa spital dhe pa akusheri, ku mund të lindin nënat shqiptare. Pas lufte u shndërrove në një lagje të Vrajës, ku u transferuan shumë institucione. Këtë e di krejt faktori politik shqiptarë dhe ju akoma duhet të zvarriteni nëpër spitalet e Vrajës, ku keqtrajtoheni, ku pa paguar qindra euro në dorë, nuk ju trajtojnë si njerëz. Nga viti 1912 deri në vitin 2012 politikanët tu kanë arritur të shtrojnë një rrugë, që ndan qytetin me disa kilometra asfalt, edhe atë kudo me gropa. Më shumë, jo. As të djeshmit, as këta që ke sot, nuk janë në shërbim të qytetarit, por të vetvetes, si kudo në hapësirën shqiptare.

Preshevë, mos prit asgjë as nga Kosova. Ajo ndihet si e trullosur, si Kolombo që katër herë vizitoi tokën e re dhe nuk dinte se kishte zbuluar një kontinent tjetër. Edhe këta janë kthyer në shtet, por akoma nuk kanë kuptuar se është i tyre dhe nuk sillen si ndaj shtetit të vet, por sikur të ishte i Serbisë. Politikanët kosovarë kanë problemet e karrierës, të ngjitjes apo mbijetesës, jo problemet e një përmendore në Preshevë. Ndoshta ndonjë ka edhe dëshirë ta kthejë atë ndihmë që ia dërgove gjatë zezonës, por Kosova, nuk ka politikë të veten, ashtu si edhe Shqipëria. Ne kemi kurtizane të huaja në pushtet. Kurtizanet tona janë pa parime: ato për pushtet lakohen e përkulen shumë lehtë, me rëndësi të mbijetojnë. Kosova mund të flasë dhe shpërndajë krrokama dhe oratori, por ajo nuk mund t’ju ndihmojë, sepse ka 12 vite që vet është e pushtuar dhe Serbia ka ndarë qytetin për gjysmë, si dikur rusët Berlinin. Ky pushtim ka mundur të anulohet në vitin 99, mirëpo ata kishin punë më të rëndësishme: zaptimin e karrigeve, lokaleve dhe banesave.

Nëse bëhesh viktimë e Sali Berishës dhe politikaneve tjerë që luftojnë´për karrige, atëherë do të vriten disa shqiptarë dhe ata, edhe me të vrarët, do të përpiqen të fitojnë ca pikë elektorale.
Preshevë, vendos pas konsultimit me ambasadën amerikane, pa emocione dhe pa u ndikuar nga politikanët shqiptarë jashtë, mos merr seriozisht Sali Berishën, sepse atij i nevojitet një konflikt, për të shpallur veten mbrojtës verbal të shqiptarëve dhe nacionalist, por, të nesërmen, do të ndryshoje mendimin, do te harrojë premtimet dhe do të thotë se kur do të futemi në BEE, do të bashkohemi. Ashtu si bashkohemi edhe me Serbinë.
Ai adhuron pushtetin më shumës se çdo gjë në jetë. Sikur të mos i ishin reduktuar aftësitë kognitive, ai do t’ ishte tërhequr nga politika, por po vazhdon shembullin e Enverit dhe përpiqet të çjetojë në karrige. Tani ka një faqe të paguar në facebook, ku shkruan JU JENI TË PARËT, edhe pse jemi të fundit në Europë gati në të gjitha sferat. Ai po tallet me shqiptarët duke iu drejtuar si një kopeje. Ajo faqe e sponzorizuar i shfaqet çdo shqiptari që ka shkruar se flet shqipen dhe ka diku 350.000 pëlqyes dhe nja 1200 veta bëjnë komente. Nuk dihet sa për qind janë nga Kosova e Maqedonia. Ata 350.000 veta janë diku dy për qind e numrit të shqiptarëve. 1200 që bëjnë komente mund të jenë anëtarë të PD-s, ose kosovarë që shkruajnë atë që dëshiron ta lexojë ai. Komentet tjera fshihen menjëherë. Aty censura funksionon si në kohën e Enverit. Alfabeti i kryeministrit ka vetëm 34 shkronja, edhe pse paguhet nga kombi, ai nuk respekton gjuhën e tij. E pa imagjinueshme për një Kryeministër në Europë!

Preshevë, ti je harruar qysh nga çlirimi nga Turqia: pate kaçak të famshëm, pate brigada balliste, pate brigada me partizanë, pate ushtri tënden në fillim të këtij shekulli dhe ja ku gjendesh, ashtu si ishe në shekullin XIX.
Ti ke mbetur katund më i madh në Europë, edhe pse në fund te shekullit XIX ishe më e madhe se Kumanova, sot je disa herë më e vogël se ajo. Ti ke më shumë se gjysmën e popullit jashtë, as këta nuk mund të të ndihmojnë, prandaj vepro vetëm duke u konsultuar me vendet perëndimore, kështu fiton simpatinë e tyre; disa të rinj të vrarë i shërbejnë fushatave elektorale dhe patriotizmit bosh, sepse ata që të përkrahin me fjalë, më shumë nuk mund të bëjnë. Prandaj mbroj vlerat tua me dinjitet dhe në mënyrë paqësore. Me flamuj amerikan dhe europian. Europa ka lënë pas vete nacionalizmin dhe nuk kupton sakrifikimin nga krenaria. Asaj i ka ardhur në majë të hundës nacionalizmi serb, shqiptar e përgjithësisht ai në Ballkan, prandaj shfrytëzoje këtë rrëmujë për të realizuar dhe diçka më shumë, si spitali për shembull dhe jo vetëm për të mbrojtur një përmendore...

4 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek Respublika:

nga Leonardo | 15 janar, 2013 - 11:41
Një shkrim që tregon të vërtetën ju hapë sytë shqipëtarëve të Preshevës se si ti fitojnë të drejtat e tyre dhe një fishkëllimë e përkryer e politikës( në qoftëse mund ta quajmë kështu) tonë që vërtet të vjenë të krupë kur i dëgjonë ju përgëzojë zoti Nester
përgjigju
nga Anti-indiferenti | 15 janar, 2013 - 13:21
RESPEKTE, RESPEKTE, RESPEKTE per kete shkrim.
Prej nga kush qytet shkuan Z. Aliu ?
përgjigju
nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek Respublika:

nga Leonardo | 15 janar, 2013 - 11:41
Një shkrim që tregon të vërtetën ju hapë sytë shqipëtarëve të Preshevës se si ti fitojnë të drejtat e tyre dhe një fishkëllimë e përkryer e politikës( në qoftëse mund ta quajmë kështu) tonë që vërtet të vjenë të krupë kur i dëgjonë ju përgëzojë zoti Nester
përgjigju
nga Anti-indiferenti | 15 janar, 2013 - 13:21
RESPEKTE, RESPEKTE, RESPEKTE per kete shkrim.
Prej nga kush qytet shkuan Z. Aliu ?
përgjigju
nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju

Lis Bukuroca hat gesagt…

nga Bard | 15 janar, 2013 - 14:12
350 000 =2% e numrit te shqiptareve eshte statistike teper optimiste, gjithsesi...
përgjigju

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek Respublica:

nga Anonim | 16 janar, 2013 - 10:02
Naser, shkruj ma shpesh! T'lumte per analizen :)

nga dita | 16 janar, 2013 - 10:46
Shkrim i mire dhe i dobishem nese ndigjohet.


nga Anonim | 16 janar, 2013 - 13:11
Shkrim i mire por mendoj se problemi nuk qendron te Sali Berisha ne rastin e Presheves.Normal qe ai per interesa te veta luan tash me karten e nacionalizmit dhe me nje gjuhe primitive nacional-socialiste i humbe te gjitha simpatit nga Amerika dhe Evropa.Problemi me i madhe i tere Lugines qendron ne ate se atje klasa udheheqese eshte nje mjerim i madhe.Njerze qe nivelin intelektual e kane jashtezakonisht te ulet.

nga Niko Maloku | 15 janar, 2013 - 23:24
Faleminderit Naser. Problemi eshte se a ka kush degjon.