"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

25.02.2013

Aforizma (16)


“Dëshiron këtë vit të shohësh rezultatin, atëherë mbill fara.
Dëshiron pas dhjetë vjetëve të shohësh rezultatin, atëherë mbill pyje.
Dëshiron të shohësh tërë jetën rezultatin, atëherë edukoje njeriun!“ Kuan Chung Tzu
 “Kujto të kaluarën, ëndërro ardhmërinë, mirëpo jeto sot! “ Sören Kierkegaard
„Kush dëshiron të bëjë sot karrierë, duhet të jetë pak kaniball.“ Salvador Dali
„Në pleqëri pendohemi për mëkatet që nuk i kemi bërë.“ William Somerset Maugham
„Nuk ka fat e as fatkeqësi në këtë botë, por ka vetëm krahasime të një gjendjeje me një tjetër, asgjë më shumë.“ Alexandre Dumas
 “Bota nuk rrezikohet nga njerëzit e këqij, por nga ata, që tolerojnë të keqen!” Albert Einstein
“Kur njeriu rri dy orë së bashku me një vajzë, mendon se ishte vetë një minutë. Mirëpo, kur njeriu rri ulur një minutë mbi një stufë të nxehtë, mendon se qëndroi dy orë. Ky është relativiteti!”Albert Einstein
»Piktura është poezi që shihet dhe nuk dëgjohet, poezia është një pikturë që dëgjohet, por nuk shihet.« Leonardo Da Vinci.
"Piktura nuk është bërë për të zbukuruar banesat. Ajo është një instrument i luftës sulmuese dhe luftës mbrojtëse kundër armikut." Pablo Picaso
"Piktura është një profesion për të verbër: njeriu nuk pikturon atë që sheh, por atë që ai ndjen, atë që ai i tregon vetes së tij e tij në lidhje me atë që ka parë." Pablo Picaso
"Një puthje mund të jetë një presje, një pikëpyetje apo një pikëçuditëse. Kjo është rregull themelor e leximit, që duhet ta njohë çdo grua." Mistinguett (1875-1956), aktore, këngëtare franceze.
"Më shumë se e kaluara, më intereson ardhmëria, sepse aty dua të jetoj!" Albert Einstein
"Unë nuk e di as pse kam ardhur në këtë botë, as si kam ardhur, as çka është bota, e as çka jam unë personalisht. Dhe,  kur vrapoj për të bërë kërkime, kthehem konfuz nga një injorancë akoma më e trishtueshme. " Ugo Foscolo, poet italian, 1778-1827
"Më mirë të heshtim dhe të krijojmë një përshtypje se jemi budallenj, sesa të flasim e largojmë çdo dyshim. " Konfuci
shqipëroi Lis Bukuroca

Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon dhe lulu. Te lulu mun të porositen edhe nga Ballkani.


Keine Kommentare: