Njeriun
e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Duhen
shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz të pa mend.
Mos i
poshtëroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i
prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në
formë të përsosur.
Duke gërmuar
tokën, del ujë.
Dituria
është e gjatë, jeta e shkurtër.
Njerzit
e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të këqinjve.
Qeveria
e mirë lind nga rregulli dhe kujdesi.
Mos u
tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frikë nga lëvdata e armikut.
Martesa
është një urë në mes shthurrjes dhe lumturisë.
Më
kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, mjaftimi me atë që ka njeriu
dhe drejtësia.
Cmiraku
e grindaveci edhe sikur të zotërojnë tërë botën, s‘ mund të kënaqen, sepse për
t ´u bërë ata të lumtur duhet të shkatërrohet gjithë bota.
Kush
çmon, lavdon një ligësi, është më i lig se ai që e bën.
Lëmoje
dhinë, pastaj mile.
Lajkat
janë lak për gjuajtjen e njeriut.
Më i
poshtri njeri është ai që kërkon mirësi
nga një i poshtër.
S´ka
faj më të madh se shpërdorimi i besimit.
Shtëpia
që nuk i duket tymi, s´ka kuzhinë.
Është e
lumtur ajo grua që s´ka vjehër dhe kunatë.
Dashuria
është kripa e jetës, jeta pa dashuri s´ka asnjë shije.
Mos
prit pemë nga shelgu e hije nga hurma.
Gënjeshtari kapet më lehtë se topalli.
Marrë nga vepra e III e Sami Frashërit, Fjalë të urta, botim i i Rlindjes, 1978
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen