24.03.2013

Sociopati, gazeta DITA

Sikur Kina të kishte zgjedhur tani një Sa Li dhe jo një Ksi Jin Ping, atëherë parashikimet për rritjen ekonomike atje, do të dukeshin më të rrumbullakëta dhe më shpresëdhënëse jo vetëm për Azinë, por edhe për ekonominë botërore.
Kësi Sa Liu jonë për legjislaturën e ardhshme ka paraparë rritjen e punësimit për dhjetë për qind të numri të popullsisë, pra 250.000, as një më pak, e asnjë më shumë. Sikur Ksija i kinezëve të quhej Kësi Sa Li, duke u bazuar në numrin e popullsisë ai do të kishte premtuar 134 milion vende të reja të punës. E lexuat mirë? Një Kësi Sa Li atje do të kishte krijuar brenda katër viteve 134 milion vende të reja të punës. Domethënë 33,5 milion në vit apo 2 milion 791 mijë në muaj. Si kokrra orizi. Sikur ta kishte bërë ai Ksi i kinezëve një premtim të tillë, kinezët do ta kishin përjashtuar nga Partia Komuniste e Kinës, sepse gënjeshtra do të klasifikohej si simptomë kobzezë për shëndetin e tij dhe ekuilibrin mendor, kognitiv.

Sikur Gjermania të kishte një fyrer si Saliu, atëherë ai për katër vite, duke u bazuar në numrin e popullsisë, do të premtonte diku më shumë se tetë milion vende të reja të punës. Dhe, po ta bënte kancelarja një premtim të tillë, do ta rrëzonin anëtarët e partisë së saj, duke e qortuar se po dëmton zyrën e kancelares, se po dëmton partinë me gënjeshtra dhe do ta  kishin detyruar të jap dorëheqje. Ata do ta bënin këtë sepse dinë se ka shumë gjerman tjerë, që atë detyrë do ta ushtronin me dinjitet dhe respekt.

Sikur Merkel të merrte pjesë gjatë inaugurimit të një kalife dhe pastaj të deklaronte se inaugurimet e kalifit mysliman janë paradëftues për fitoren e saj, gjermanët e krishterë do ta kishin rrëzuar sepse kështu kalonte kompetencën nga sovrani, nga populli, tek zoti i huaj, që nuk e beson votuesi. Ndoshta një ditë „demokratët” e tij, do ta pyesin pse zoti i krishterëve po vendoska edhe për muslimanin Sali apo pse zoti i muslimanëve, po marrka vendime në Vatikan.

Dhjetëra analist parashikojnë humbjen e Berishës. Asnjë analist që ka dinjitet, autonomi private dhe një ndenjë minimale drejtësie, nuk mund të përkrah Berishën. Këtë e dinë të gjithë, por askush akoma nuk është në gjendje të imagjinojë si të shkulet ai nga karrigia. Ai edhe pas humbjes, nuk do të largohet vullnetarisht. Për këtë flet agjitacioni dhe propaganda e tij, mënyra e të gjykuarit, mënyra e të folurit. Në çdo takim ai deklaron se Edi Rama nuk do të pranojë humbjen. E dyta, me marrjen e 210 muxhahedinëve, shpreson se ka blerë edhe heshtjen amerikane për  manipulimin e zgjedhjeve.

Pse është vështirë të parashikohet Saliu? Ai na befasoi të gjithëve me pasaporta për shqiptarët, ai na befasoi të gjithëve me nacionalizmin, ai na befasoi të gjithëve me idenë për të votuar edhe fëmijët, ai na befasoi të gjithëve me muxhahedinët, ai po vazhdon të na befasojë dhe krejt kjo nervozë dhe këto abortime idesh janë si tregues, se ai ka kuptuar, se në rrugë të drejtë, nuk fitohen zgjedhjet. Sipas tij, monarkia ishte e Zogut, diktatura e Enverit kurse demokracia është e tij. Opozita nuk duhet të shpresojë tek Ilir Meta. Ilir Meta nuk mund kurrë të krijojë koalicion me PS, sepse Berisha i ka falur pafajësinë në gjykatë dhe ky është i detyruar të mbetet me të. Iliri është bir i tij, në dorën e tij. Gjersa po shkruaja mendimet e fundit, gjersa po numëroja befasitë dhe trullosjen që po na shkakton dhe temat që po na imponon, me laps shkrova në një letër fjalën SOCIOPAT për ta mos harruar si nocion dhe vazhdova me përfundimin e shkrimit në kompjuter. Shkrimi duhej të përfudnonte këtu, tek ILIR Meta dhe kishte titullin Sikur Kina të kishte një Sa Li, por ja që ai nocion që më ra ndërmend në fund, më mori edhe atë kohë që më duhej për punë tjera. Madje, nuk isha i sigurt a të bëj në fund një propozim publik për t‘ i falur Berishën ndonjë kombi në rrezik, sepse ky din si krijohen miliona të vendeve të punës. Italial, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Qipro kanë nevojë për një shpëtimtar të tillë...

Ato shpikje dhe befasi që po hedh vazhdimisht ai në opinion, nuk mund të bëhen nga një njeri normal. Shikova në fjalor shpjegimin sociopat dhe mbeta i habitur, pastaj e shkrova edhe në google dhe mbeta i shtangur tek faqja e një botuesi gjerman me emrin “Kop”, ku gjendej një artikull i vitit 2012 për sociopatin. Autori Mike Adams ((një ekspert i natyrës njerëzore dhe kujdesit për mendjen dhe trupin) kishte numëruar shenjat e sociopatisë në dhjetë pika. Ai konsideron detyrë të gazetarit zbulimin e mashtruesit, gënjeshtarit, manipulatorit, batakçiut, arrivistit dhe t‘ ia paraqesë shoqërisë ashtu si në të vërtetë është ai. Sipas tij,  kjo nuk është detyrë e këndshme, por zhurnalizmi investigativ, duhet ta bëjë edhe këtë. Artikulli i sotshëm qe planifikuar të mbaronte vetë me një faqe dhe tre katër rreshta, mirëpo meqenëse simptomat e sociopatisë janë trishtuese, por ia sjell lexuesit të gazetës DITA duke bërë një përkthim të lirë dhe të shpejt.

Kur merremi me shqyrtimin e një sociopati, thotë Mike Adams, gjithmonë takojmë rreth tij një lloj sekti dhe ithtarët që atë konsiderojnë si një guru apo profet. Ai numëron 10 simptome që përkufizojnë një sociopat të rrezikshëm:

1. Sociopatët janë joshës. Ata janë karizmatik dhe prandaj u afrohen njerzit sepse dëshirojnë të jenë pranë udhëheqësit. Sociopati tërheq njerëzit që kanë dëshirë të vrapojnë pas karrierës apo të udhëheqin.
2. Sociopatët janë më spontan dhe më intensiv se të tjerët. Ata kanë një tendencë për të bërë gjëra, që të tjerët vështirë se mund t‘ i marrin me mend. Ata nuk respektojnë rregulla.
3. Sociopatët nuk kanë ndjenjë turpi, nuk pranojnë faj dhe nuk njohin pendim. Ata nuk kanë në trurin e tyre arealin që merret me përpunimin e këtyre emocioneve, prandaj ata pa u prekur në ndërgjegje, mashtrojnë njerëzit, u kërcënohen apo u shkaktojnë dhembje. Ata bëjnë çdo gjë që i shërben interesit të tyre, pa marrë parasysh se dëmtohet të tjerët.
4. Socipatët shpikin gënjeshtra të çuditshme për përvojat e tyre. Ata ekzagjerojnë paturpësisht dhe kur flasin, duken si të besueshëm. 
5. Sociopatët dëshirojnë të dominojnë të tjerët dhe të fitojnë me çdo çmim. Ata urrejnë humbjen në një përleshje dhe do të mbrojnë gënjeshtrat e tyre me të gjitha mjetet deri tek absurditeti logjik. 
6. Sociopatët në fakt janë njerëz shumë intelegjent, por përdorin fuqinë e intelektit të tyre për të krijuar iluzione tek të tjerët . IQ-ja e tyre e lartë, i bënë ata shpesh njerëz shumë të rrezikshëm. Këtu qëndron arsyeja pse killerët serik me sukses i ikën ndjekjes ligjore.
7. Sociopatët nuk janë të aftë të dashurojnë. Ata kujdesen vetëm për vete. Ata mund të shtiren se dashurojnë apo se janë të pasionuar, por këtë e bëjnë për ta fituar atë që duan, por në fakt, ata nuk ndjejnë dashurinë sikur unë dhe ti. 
8. Sociopatët përdorin një gjuhë poetike. Ata janë mjeshtër të fjalës dhe të aftë të bëjnë monologë, që janë mbresëlënës dhe hipnotizues. Ata janë ekspert për të treguar tregime të mira, ndonjë herë janë edhe poet.
 9. Sociopatët nuk kërkojnë kurrë ndjesë. Ata nuk gabojnë kurrë, ata nuk ndjehen kurrë fajtorë, ata thjesht nuk dinë të kërkojnë ndjesë. Në fakt edhe kur janë fajtorë, në vend se të kërkojnë të falur, ata kalojnë në sulm.
10. Sociopatët kanë halucinacione dhe besojnë pa asnjë dyshim, se çdo gjë që ata thonë, ajo bëhet realitet, edhe atë, vetëm pse e thonë ata. Charls Manson, killeri sociopatik, është i njohur për fjalët e tij: „Unë nuk kam vrarë kurrë ndonjë njeri. Unë nuk kam nevojë të vrasë dikë. Unë e DI . Unë e kam këtu“ dhe prek tëmthin. “Unë nuk duhet të jetojë këtu në këtë botë fizike…“
Autori vazhdon me shpjegime se sociopatët kur zihen në vepër, arsyetohen me shpjegime fiktive, zemërohen shumë dhe kërcënohen. Nëse ai zihet me një valixhe me para që sapo i ka vjedhur, ai thotë se i shpëtoi parat nga një hajdut dhe ishte duke kërkuar pronarin e parave për t´ ia dorëzuar. Ata janë mjeshtër për ta shpallur veten hero, por shpesh herë fundosin edhe shoqëri të tëra në kaos. Ata dinë mirë të manipulojnë grupe të njerëzve dhe t’ i bëjnë njërin kundër tjetrit dhe të shpallin veten shpëtues. Me një sociopat nuk mund të diskutohet në mënyrë racionale dhe logjike. Aty vetëm humbet kohë dhe nervozoni sociopatin. Ata kanë halucinacione në shumë shtresa dhe truri i tyre refuzon argumentet. Sociopatët kuptohen kur analizohen mendimet e tyre. Ata kurrë nuk u përgjigjen fakteve, por gjithmonë sulmojnë sjellësin e lajmit. Ata zbulojnë vazhdimisht përralla bizare. Ata shpesh imagjinojnë helmime, shenjtëri dhe shpëtim. Sociopati modern është një rrezik për të gjithë...
PS.
Nuk do të dëshiroja të isha në rolin e Edi Ramës. Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat, si rrjedhojë nga ky artikull është kjo: ndihmojeni të jap dorëheqje. Ndryshe, dhembja do të jetë e madhe për të, për ju dhe për vendin...

Rekomandimet e autorit Mikes Adams lexuesve
Mendoni me mendjen tuaj, ruani gjithmonë dyshimin. Shumica e njerëzve gënjejnë, ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet. Ka shumë gjëra të mira në botë, por ka më shumë egoizëm dhe makutëri, që rrejshëm paraqiten si të mira. Mos ndiqni ndonjë njeri si një guru apo profet, mos iu bindni, ai që kërkon këtë, është profet i rrejshëm. Lirohu nga autoritetet e rrejshme. Respekto rregullat morale dhe kërko të respektohen ato. Angazhohu për ta mbrojtur jetën. Mbani çdo gjë të gjallë me nder, njerëzit, kafshët dhe bimët. Ata janë mbrojtësit tu. Mbroni pluralitetin e jetës dhe ardhmërinë. Bëni një jetë autentike. Praktikoni atë që mësoni. Mbani fjalën. Mos thoni diçka tjetër e bëni diçka tjetër. Mbroni të pafuqishmit. Bëni rezistencë kundër tiranëve. Kërkoni liri dhe drejtësi. Ndihmoni të tjerët sa herë të mundeni dhe transferoni tek ta diturinë dhe mos i bëni të varur prej jush. Thoni të vërtetën. Ajo është e fuqishme, ndoshta më e fuqishmja në gjithësi. Drita e të vërtetës rrezaton më kthjellët se sa rrena dhe iluzioni. Dhe nëse njerëzit në rrethin tuaj nuk njohin të vërtetën, atë e  njeh universi. 


2 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

Komente tek Gszeta DITA


Akil Ylli 24 Mars, 2013 at 4:13 pm
Te lumte Z.Aliu! Shume bukur!Po me lejoni te ç’faq dyshimet e mija per IQ.en e larte dhe gjuhen poetike te Rasputinit tone. Urime Akili.

PËRGJIGJJUNI


Opozita ka per detyre... 24 Mars, 2013 at 4:28 pm
naser aliu eshte mendje e hapur
naser aliu eshte shqiptar qe rron ne europe

duke mos jetuar ne mes kesaj politike pa parime
ai thjesht kujton lexuesin/shqiptaret pavarsisht prej partive
se si duhet te jete alternativi i pushtetit qe eshte.
Nuk ka pse kerkohen zgjidhje te vecanta ne Tirane. Mjaft te ecim ne rrugen ku kane ecur qyteterimet e tjera:

Rekomandimet e autorit Mikes Adams lexuesve:

Mendoni me mendjen tuaj, ruani gjithmonë dyshimin. Shumica e njerëzve gënjejnë, ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet. Ka shumë gjëra të mira në botë, por ka më shumë egoizëm dhe makutëri, që rrejshëm paraqiten si të mira. Mos ndiqni ndonjë njeri si një guru apo profet, mos iu bindni, ai që kërkon këtë, është profet i rrejshëm. Lirohu nga autoritetet e rrejshme. Respekto rregullat morale dhe kërko të respektohen ato. Angazhohu për ta mbrojtur jetën. Mbani çdo gjë të gjallë me nder, njerëzit, kafshët dhe bimët. Mbroni pluralitetin e jetës dhe ardhmërinë. Bëni një jetë autentike. Praktikoni atë që mësoni. Mbani fjalën. Mos thoni diçka tjetër e bëni diçka tjetër. Mbroni të pafuqishmit. Bëni rezistencë kundër tiranëve. Kërkoni liri dhe drejtësi. Ndihmoni të tjerët sa herë të mundeni dhe transferoni tek ta diturinë dhe mos i bëni të varur prej jush. Thoni të vërtetën. Ajo është e fuqishme, ndoshta më e fuqishmja në gjithësi. Ndjenja e të vërtetës rrezaton më kthjellët se sa rrena dhe iluzioni.

PËRGJIGJJUNI


Niko Maloku 24 Mars, 2013 at 6:25 pm
Nje shkrim shume i vlefshem. Por, me nje kusht: I vlefshem per njerezit e vlefshem. Gjithe problemi eshte se sa eshte perqindja e ketyre jerezve ne mesin tone.
Urime autorit.

PËRGJIGJJUNI


ASTRIT 24 Mars, 2013 at 7:26 pm
Nje shkrim shume real, nje shkrim shume i vertete, eshte me te vertete nje Sociopat midis nesh qe gjithmone te thote jam une dhe ju nuk jeni asnje gje….. i lumte autorit……

PËRGJIGJJUNI


mitro 24 Mars, 2013 at 8:25 pm
Ky studjuesi Mike Adams me duket se e ka studjuar mire kete xhevahirin tone kryeminister.Vetem nje gje i mungon ,ajo qe po i kundershtove ata te vrasin.Mbase kjo s’ka te beje me keta tipa te botes se zhvillua qe ai ka studjuar por me instiktin e shpelles.

PËRGJIGJJUNI

Lis Bukuroca hat gesagt…

Koment tek Respublica

nga Anonim | 24 mars, 2013 - 19:27
Sali Berisha perben rrezik per vendin dhe ky rrezik do te jete shime e shume me i denshem se e mira qe i solli demokracia vendit.