Sikur Kina të kishte zgjedhur tani një Sa Li dhe jo një Ksi Jin Ping,
atëherë parashikimet për rritjen ekonomike atje, do të dukeshin më të
rrumbullakëta dhe më shpresëdhënëse jo vetëm për Azinë, por edhe për ekonominë
botërore.
Kësi Sa Liu jonë për
legjislaturën e ardhshme ka paraparë rritjen e punësimit për dhjetë për qind të
numri të popullsisë, pra 250.000, as një më pak, e asnjë më shumë. Sikur Ksija
i kinezëve të quhej Kësi Sa Li, duke u bazuar në numrin e popullsisë ai do të
kishte premtuar 134 milion vende të reja të punës. E lexuat mirë? Një Kësi Sa
Li atje do të kishte krijuar brenda katër viteve 134 milion vende të reja të
punës. Domethënë 33,5 milion në vit apo 2 milion 791 mijë në muaj. Si kokrra
orizi. Sikur ta kishte bërë ai Ksi i kinezëve një premtim të tillë, kinezët do
ta kishin përjashtuar nga Partia Komuniste e Kinës, sepse gënjeshtra do të
klasifikohej si simptomë kobzezë për shëndetin e tij dhe ekuilibrin mendor,
kognitiv.
Sikur Gjermania të kishte një
fyrer si Saliu, atëherë ai për katër vite, duke u bazuar në numrin e
popullsisë, do të premtonte diku më shumë se tetë milion vende të reja të
punës. Dhe, po ta bënte kancelarja një premtim të tillë, do ta rrëzonin
anëtarët e partisë së saj, duke e qortuar se po dëmton zyrën e kancelares, se
po dëmton partinë me gënjeshtra dhe do ta kishin detyruar të jap
dorëheqje. Ata do ta bënin këtë sepse dinë se ka shumë gjerman tjerë, që atë
detyrë do ta ushtronin me dinjitet dhe respekt.
Sikur Merkel të merrte pjesë gjatë
inaugurimit të një kalife dhe pastaj të deklaronte se inaugurimet e kalifit
mysliman janë paradëftues për fitoren e saj, gjermanët e krishterë do ta kishin
rrëzuar sepse kështu kalonte kompetencën nga sovrani, nga populli, tek zoti i
huaj, që nuk e beson votuesi. Ndoshta një ditë „demokratët” e tij, do ta pyesin
pse zoti i krishterëve po vendoska edhe për muslimanin Sali apo pse zoti i
muslimanëve, po marrka vendime në Vatikan.
Dhjetëra analist parashikojnë
humbjen e Berishës. Asnjë analist që ka dinjitet, autonomi private dhe një
ndenjë minimale drejtësie, nuk mund të përkrah Berishën. Këtë e dinë të gjithë,
por askush akoma nuk është në gjendje të imagjinojë si të shkulet ai nga
karrigia. Ai edhe pas humbjes, nuk do të largohet vullnetarisht. Për këtë flet
agjitacioni dhe propaganda e tij, mënyra e të gjykuarit, mënyra e të folurit.
Në çdo takim ai deklaron se Edi Rama nuk do të pranojë humbjen. E dyta, me
marrjen e 210 muxhahedinëve, shpreson se ka blerë edhe heshtjen amerikane
për manipulimin e zgjedhjeve.
Pse është vështirë të
parashikohet Saliu? Ai na befasoi të gjithëve me pasaporta për shqiptarët, ai
na befasoi të gjithëve me nacionalizmin, ai na befasoi të gjithëve me idenë për
të votuar edhe fëmijët, ai na befasoi të gjithëve me muxhahedinët, ai po
vazhdon të na befasojë dhe krejt kjo nervozë dhe këto abortime idesh janë si
tregues, se ai ka kuptuar, se në rrugë të drejtë, nuk fitohen zgjedhjet. Sipas
tij, monarkia ishte e Zogut, diktatura e Enverit kurse demokracia është e tij.
Opozita nuk duhet të shpresojë tek Ilir Meta. Ilir Meta nuk mund kurrë të
krijojë koalicion me PS, sepse Berisha i ka falur pafajësinë në gjykatë dhe ky
është i detyruar të mbetet me të. Iliri është bir i tij, në dorën e tij. Gjersa
po shkruaja mendimet e fundit, gjersa po numëroja befasitë dhe trullosjen që po
na shkakton dhe temat që po na imponon, me laps shkrova në një letër fjalën
SOCIOPAT për ta mos harruar si nocion dhe vazhdova me përfundimin e shkrimit në
kompjuter. Shkrimi duhej të përfudnonte këtu, tek ILIR Meta dhe kishte titullin Sikur
Kina të kishte një Sa Li, por ja që ai nocion që më ra ndërmend në fund, më
mori edhe atë kohë që më duhej për punë tjera. Madje, nuk isha i sigurt a të
bëj në fund një propozim publik për t‘ i falur Berishën ndonjë kombi në rrezik,
sepse ky din si krijohen miliona të vendeve të punës. Italial, Greqia, Spanja,
Portugalia dhe Qipro kanë nevojë për një shpëtimtar të tillë...
Ato shpikje dhe befasi që po hedh
vazhdimisht ai në opinion, nuk mund të bëhen nga një njeri normal. Shikova në
fjalor shpjegimin sociopat dhe mbeta i habitur, pastaj e
shkrova edhe në google dhe mbeta i shtangur tek faqja e një
botuesi gjerman me emrin “Kop”, ku gjendej një artikull i vitit 2012 për sociopatin.
Autori Mike Adams ((një ekspert i natyrës njerëzore dhe kujdesit për mendjen dhe trupin) kishte numëruar shenjat e sociopatisë në dhjetë pika. Ai
konsideron detyrë të gazetarit zbulimin e mashtruesit, gënjeshtarit,
manipulatorit, batakçiut, arrivistit dhe t‘ ia paraqesë shoqërisë ashtu si në
të vërtetë është ai. Sipas tij, kjo nuk është detyrë e këndshme, por
zhurnalizmi investigativ, duhet ta bëjë edhe këtë. Artikulli i sotshëm qe
planifikuar të mbaronte vetë me një faqe dhe tre katër rreshta, mirëpo meqenëse
simptomat e sociopatisë janë trishtuese, por ia sjell lexuesit të gazetës DITA
duke bërë një përkthim të lirë dhe të shpejt.
Kur merremi me shqyrtimin e një
sociopati, thotë Mike Adams, gjithmonë takojmë rreth tij një lloj sekti dhe
ithtarët që atë konsiderojnë si një guru apo profet.
Ai numëron 10 simptome që përkufizojnë një sociopat të rrezikshëm:
1. Sociopatët janë joshës. Ata janë
karizmatik dhe prandaj u afrohen njerzit sepse dëshirojnë të jenë
pranë udhëheqësit. Sociopati tërheq njerëzit që kanë dëshirë të vrapojnë pas
karrierës apo të udhëheqin.
2. Sociopatët janë më spontan dhe më intensiv se
të tjerët. Ata kanë një tendencë për të bërë gjëra, që të tjerët vështirë
se mund t‘ i marrin me mend. Ata nuk respektojnë rregulla.
3. Sociopatët nuk
kanë ndjenjë turpi, nuk pranojnë faj dhe nuk njohin pendim. Ata nuk kanë në trurin e tyre arealin që merret me
përpunimin e këtyre emocioneve, prandaj ata pa u prekur në ndërgjegje,
mashtrojnë njerëzit, u kërcënohen apo u shkaktojnë dhembje. Ata bëjnë çdo gjë
që i shërben interesit të tyre, pa marrë parasysh se dëmtohet të tjerët.
4. Socipatët shpikin
gënjeshtra të çuditshme për përvojat e tyre. Ata
ekzagjerojnë paturpësisht dhe kur flasin, duken si të besueshëm.
5. Sociopatët
dëshirojnë të dominojnë të tjerët dhe të fitojnë me çdo çmim. Ata urrejnë humbjen në një përleshje dhe do të
mbrojnë gënjeshtrat e tyre me të gjitha mjetet deri tek absurditeti
logjik.
6. Sociopatët në fakt
janë njerëz shumë intelegjent, por përdorin fuqinë e
intelektit të tyre për të krijuar iluzione tek të tjerët . IQ-ja e tyre e
lartë, i bënë ata shpesh njerëz shumë të rrezikshëm. Këtu qëndron arsyeja
pse killerët serik me sukses i ikën ndjekjes ligjore.
7. Sociopatët nuk
janë të aftë të dashurojnë. Ata kujdesen vetëm për vete. Ata mund të shtiren se dashurojnë apo se janë të
pasionuar, por këtë e bëjnë për ta fituar atë që duan, por në fakt, ata nuk
ndjejnë dashurinë sikur unë dhe ti.
8. Sociopatët
përdorin një gjuhë poetike. Ata janë
mjeshtër të fjalës dhe të aftë të bëjnë monologë, që janë mbresëlënës dhe
hipnotizues. Ata janë ekspert për të treguar tregime të mira, ndonjë herë
janë edhe poet.
9. Sociopatët nuk kërkojnë kurrë ndjesë. Ata
nuk gabojnë kurrë, ata nuk ndjehen kurrë fajtorë, ata thjesht nuk dinë
të kërkojnë ndjesë. Në fakt edhe kur janë fajtorë, në vend se të kërkojnë të
falur, ata kalojnë në sulm.
10. Sociopatët kanë
halucinacione dhe besojnë pa asnjë dyshim, se
çdo gjë që ata thonë, ajo bëhet realitet, edhe atë, vetëm pse e thonë ata.
Charls Manson, killeri sociopatik, është i njohur për fjalët e tij: „Unë
nuk kam vrarë kurrë ndonjë njeri. Unë nuk kam nevojë të vrasë dikë. Unë e DI .
Unë e kam këtu“ dhe prek tëmthin. “Unë nuk duhet të jetojë këtu në këtë botë
fizike…“
Autori vazhdon me shpjegime se sociopatët kur zihen në
vepër, arsyetohen me shpjegime fiktive, zemërohen shumë dhe kërcënohen. Nëse ai
zihet me një valixhe me para që sapo i ka vjedhur, ai thotë se i shpëtoi parat
nga një hajdut dhe ishte duke kërkuar pronarin e parave për t´ ia dorëzuar. Ata
janë mjeshtër për ta shpallur veten hero, por shpesh herë fundosin edhe shoqëri
të tëra në kaos. Ata dinë mirë të manipulojnë grupe të njerëzve dhe t’ i bëjnë
njërin kundër tjetrit dhe të shpallin veten shpëtues. Me një sociopat nuk mund
të diskutohet në mënyrë racionale dhe logjike. Aty vetëm humbet kohë dhe
nervozoni sociopatin. Ata kanë halucinacione në shumë shtresa dhe truri i tyre
refuzon argumentet. Sociopatët kuptohen kur analizohen mendimet e tyre. Ata
kurrë nuk u përgjigjen fakteve, por gjithmonë sulmojnë sjellësin e lajmit. Ata
zbulojnë vazhdimisht përralla bizare. Ata shpesh imagjinojnë helmime, shenjtëri
dhe shpëtim. Sociopati modern është një rrezik për të gjithë...
PS.
Nuk do të dëshiroja të isha në rolin e Edi Ramës.
Këshilla të afërmve të Berishës që del si derivat, si rrjedhojë nga ky artikull
është kjo: ndihmojeni të jap dorëheqje. Ndryshe, dhembja do të jetë e madhe për të, për
ju dhe për vendin...
Rekomandimet e autorit Mikes
Adams lexuesve
Mendoni me mendjen tuaj, ruani gjithmonë dyshimin.
Shumica e njerëzve gënjejnë, ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet. Ka shumë
gjëra të mira në botë, por ka më shumë egoizëm dhe makutëri, që rrejshëm
paraqiten si të mira. Mos ndiqni ndonjë njeri si një guru apo
profet, mos iu bindni, ai që kërkon këtë, është profet i rrejshëm. Lirohu nga
autoritetet e rrejshme. Respekto rregullat morale dhe kërko të respektohen ato.
Angazhohu për ta mbrojtur jetën. Mbani çdo gjë të gjallë me nder, njerëzit,
kafshët dhe bimët. Ata janë mbrojtësit tu. Mbroni pluralitetin e jetës dhe
ardhmërinë. Bëni një jetë autentike. Praktikoni atë që mësoni. Mbani fjalën.
Mos thoni diçka tjetër e bëni diçka tjetër. Mbroni të pafuqishmit. Bëni rezistencë kundër tiranëve. Kërkoni liri dhe
drejtësi. Ndihmoni të tjerët sa herë të mundeni dhe transferoni tek ta diturinë
dhe mos i bëni të varur prej jush. Thoni të vërtetën. Ajo është e fuqishme,
ndoshta më e fuqishmja në gjithësi. Drita e të vërtetës rrezaton më kthjellët
se sa rrena dhe iluzioni. Dhe nëse njerëzit në rrethin tuaj nuk njohin të
vërtetën, atë e njeh universi.
2 Kommentare:
Komente tek Gszeta DITA
Akil Ylli 24 Mars, 2013 at 4:13 pm
Te lumte Z.Aliu! Shume bukur!Po me lejoni te ç’faq dyshimet e mija per IQ.en e larte dhe gjuhen poetike te Rasputinit tone. Urime Akili.
PËRGJIGJJUNI
Opozita ka per detyre... 24 Mars, 2013 at 4:28 pm
naser aliu eshte mendje e hapur
naser aliu eshte shqiptar qe rron ne europe
duke mos jetuar ne mes kesaj politike pa parime
ai thjesht kujton lexuesin/shqiptaret pavarsisht prej partive
se si duhet te jete alternativi i pushtetit qe eshte.
Nuk ka pse kerkohen zgjidhje te vecanta ne Tirane. Mjaft te ecim ne rrugen ku kane ecur qyteterimet e tjera:
Rekomandimet e autorit Mikes Adams lexuesve:
Mendoni me mendjen tuaj, ruani gjithmonë dyshimin. Shumica e njerëzve gënjejnë, ndërmarrjet, qeveritë dhe institucionet. Ka shumë gjëra të mira në botë, por ka më shumë egoizëm dhe makutëri, që rrejshëm paraqiten si të mira. Mos ndiqni ndonjë njeri si një guru apo profet, mos iu bindni, ai që kërkon këtë, është profet i rrejshëm. Lirohu nga autoritetet e rrejshme. Respekto rregullat morale dhe kërko të respektohen ato. Angazhohu për ta mbrojtur jetën. Mbani çdo gjë të gjallë me nder, njerëzit, kafshët dhe bimët. Mbroni pluralitetin e jetës dhe ardhmërinë. Bëni një jetë autentike. Praktikoni atë që mësoni. Mbani fjalën. Mos thoni diçka tjetër e bëni diçka tjetër. Mbroni të pafuqishmit. Bëni rezistencë kundër tiranëve. Kërkoni liri dhe drejtësi. Ndihmoni të tjerët sa herë të mundeni dhe transferoni tek ta diturinë dhe mos i bëni të varur prej jush. Thoni të vërtetën. Ajo është e fuqishme, ndoshta më e fuqishmja në gjithësi. Ndjenja e të vërtetës rrezaton më kthjellët se sa rrena dhe iluzioni.
PËRGJIGJJUNI
Niko Maloku 24 Mars, 2013 at 6:25 pm
Nje shkrim shume i vlefshem. Por, me nje kusht: I vlefshem per njerezit e vlefshem. Gjithe problemi eshte se sa eshte perqindja e ketyre jerezve ne mesin tone.
Urime autorit.
PËRGJIGJJUNI
ASTRIT 24 Mars, 2013 at 7:26 pm
Nje shkrim shume real, nje shkrim shume i vertete, eshte me te vertete nje Sociopat midis nesh qe gjithmone te thote jam une dhe ju nuk jeni asnje gje….. i lumte autorit……
PËRGJIGJJUNI
mitro 24 Mars, 2013 at 8:25 pm
Ky studjuesi Mike Adams me duket se e ka studjuar mire kete xhevahirin tone kryeminister.Vetem nje gje i mungon ,ajo qe po i kundershtove ata te vrasin.Mbase kjo s’ka te beje me keta tipa te botes se zhvillua qe ai ka studjuar por me instiktin e shpelles.
PËRGJIGJJUNI
Koment tek Respublica
nga Anonim | 24 mars, 2013 - 19:27
Sali Berisha perben rrezik per vendin dhe ky rrezik do te jete shime e shume me i denshem se e mira qe i solli demokracia vendit.
Kommentar veröffentlichen