Sikur një afarist të
kishte blerë një aeroport gjerman, kancelarja Merkel nuk do të
kishte marrë pjesë në inaugurimin e terminalit. Nuk do ta kishte
bërë këtë sepse pikë së pari nuk do t´ ishte ndjerë mirë,
pse nuk pati një vendas të pasur për ta blerë atë. Nuk do të
kishte marrë pjesë sepse për investime private personaliteti i
parë i vendit, nuk mund të manipulohet dhe shfrytëzohet si
personazh publiciteti, reklame, për investimet e një ndërmarrësi.
Po ta bënte këtë, atëherë mund mendohej se është korruputuar.
Ndërmarrësit nuk janë shoqata bamirëse, por me ivestime, përpiqen
ta rrisin apo dhjetëfishojnë kapitalin e vet. Çfarë është edhe
logjike.
Idiotët
Demokracia ushqehet dhe
rritet me debatin dhe kështu kristalizohen idetë më të mira. Sali
Berisha qe kritikuar shumë për fjalorin e pistë në Kuvend e
jashtë. Kur publicistët shprehin mendime të ndryshme nga ai
zyrtar, nuk domethënë se u shfaqën idiotët në skenë, por ata
intelektual kanë pika tjera referenciale dhe janë të bindur se
Kryeminstri, po gabon. E drejtë bazike në demokraci.
Diagnostifikimi i njerzve të shëndosh, nuk është tipar i
demokracisë, por i komunizmit. I komunizmit ku bëhej kontrollimi
dhe filtrimi i të menduarit duke pasuar ngjitja e etiketave. Nëse
vazhdohet me inaugurimin e fjalorit të ndyrët nga ata që duhet të
dallohen nga njerzit ordinerë, atëherë salizmi do ta vazhdojë
mbijetesën. Kryeminsitri shqiptarë nuk duhet të ruhet nga ata që
kanë mendime alternative, por nga ata që e lavdërojnë.
Vendnumërimi
Nëse nuk pajtohesh me
politikën e Erdoganit, ekziston rreziku të perceptohesh si armik.
Në kohën e Titos, kush nuk adhuronte atë, quhej irridentist,
nacionalist dhe përfundonte në burg si armik i atdheut. Në kohën
e Enverit etiketat ishin gati dhe njeriu quhej revizionist,
mikroborgjez, agjent i huaj dhe tradhtar dhe përfundonte në burg si
armik i atdheut ose ekzekutohej. Kanë ndryshuar personazhet, por
synimet janë të njëjta: Demonizimin e lirisë së menduarit dhe
lirisë së shprehjes. Këto bëhen bëhen për qëllime të njëjta:
Dominim.
Paragjykimet
Një publicist kishte
konstatuar se shqiptarët në Europë nuk trajtohen si duhet, madje
dhe se kanë turp ta quajnë veten shqiptarë: sipas tij barazohen me
kriminelë. Politika perëndimore ka ndihmuar këto dy dekada aq
shumë shqiptarët, sa nuk e ka bërë zoti që nga big bangu.
Politika perëndimore nuk shqetësohet për disa kriminel shqiptarë,
ata burgosen ose dëbohen, politika perëndimore ka probleme me
elitën politike shqiptare, jo me popullin shqiptar. Nga përgjimet
merret vesh se Perëndimi din më shumë se ne, kush janë njerzit
tanë. Ndoshta një ditë bëhen publike mesazhet dhe korrespondenca
e tyre dhe jo vetëm të politikanëve.
Adem Demaçi
Gaboi edhe një herë.
Investimet turke i konsideron mbrojtje. Në fakt, SHBA gjendet në
Bondsteel me pesë mijë ushtarë, dmth. se është e pranishme dhe
mbron Kosovën. Kur të tërhiqet edhe ushtari i fundit dhe
zëvendësohet me ushtarë turq, çfarë vështirë se mund dë
imagjinohet, do ta kundërshtonin fqinjët, atëherë dhe vetëm
atëherë mund të pranohet mendimi i Demaçit si esëll. Tani për
tani mund të konsiderohet mendim në shërbim të agjitacionit dhe
propagandës. Fakt është se Turqia ndihmon Kosovën në njohje apo
fusha tjera, por nuk mbrohet Kosova nga Turqia, me ushtarët amerikan
e perëndimor brenda vendit. Ivestimet në ekonomi nuk bëhen për ta
mbrojtur Kosovën, por për të fituar. Ivestime ka bërë Turqia
edhe në vendet tona fqinje, jo nga dashuria, nga interesi, siç e
bën tek ne apo diku tjetër në botë. Se SHBA nuk ka interes në
Kosovë mund të pohohet, kur largohen të gjithë ushtarët
amerikan. Deri sa të jenë aty, Kosovën nuk guxon asnjë vend ta
kërcënojë. Ajo është aq e sigurt, sa është edhe SHBA.
Paradokset
Erdogani i Ankarasë
korrigjoi Erdoganin e Prizrenit. Serbia i shpjegoi Erdoganit se emri
Kosovë ka zanafillë sllave. Me atë emër, disa intelektual
kosovarë, përpiqen ta gatuajnë kombin e ri. Është i ngjajshëm
me kombin jugosllav në kohën e Josip Brozit. Nëpërmejt Shkëlezen
Maliqit u zbut ca edhe qëndrimi i Edi Ramës, ku qendra permanente e
gravitacionit shqiptar, u shpallën Brukseli dhe Uashingtoni, jo
Anakraja si tingëlloi në Prizren. Miqësia është e rekomandueshme
me çdo shtet, por jo duke u nënshtruar. Mazohizmi nuk konsiderohet
krenari kombëtare. Asnjë populli nuk i pëlqen kur sheh
Kryeministrin e vendit horiziontalisht. Turqia na duhet si mike, jo
si tutore. Asnjë popull nuk duartrokit lëndimin e sedrës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen