11.12.2013

Aforizma (20)

"Ai njeri që në moshë 19 vjeçare nuk është revolucionar, nuk ka zemër. Njeriu që në moshën 40 vjeçare mbetet revolucionar, nuk ka mend! Heinrich Theodor Fontane, shkrimtar dhe farmacist gjerman.

"Disa burra mundohen tërë jetën për ta kuptuar qenien grua. Të tjerët merren me gjëra më pak të
vështira, si për shembull me teorinë e relativitetit!" Albert Einstein

"Dhe nëse kam harruar ta ofendoj dikë, atëherë i lutem të më falë!" Johannes Brahms, komponist, pianist dhe dirigjent gjerman

"Mos e konsidero veten të varfër vetëm pse nuk i ke realizuar ëndërrat tua; vërtetë i varfër është vetëm ai, që nuk ka ëndërruar kurrë!" Marie von Ebner-Eschenbach

"Fantazia është më e rëndësishme se dija, sepse dija ka kufinj! " Alber Einstein

"Njeriu duhet çdo ditë të dëgjojë të paktën një këngë të vogël, të lexojë së paku një poezi të mirë, ta shikojë një pikturë të bukur dhe nëse është e mundur, t´i thojë edhe ca fjalë me mend!" Johann Wolfgang von Goethe

"Vdekja nuk mund të jetë edhe aq e vështirë - deri më sot çdo njeri ka pasur sukses!" Norman Mailer, shkrimtar amerikan

"Një njeri i mençur nuk i bën të gjitha gabimet vet, ai ua jep këtë mundësi edhe të tjerëve!" Winston Churchill

"Në politikë është nga një herë si në gramatikë. Gabimin, që e bëjnë të gjithë, më në fund pranohet si rregull. Andre Malraux, shkrimtar dhe politikan francez

"Në politikë është si në matematikë, ajo që nuk është krejtësisht e saktë, është e gabueshme!" Edward Kennedy

"Politika është arti i marrjes së parave nga të pasurit dhe votat nga të varfërit, me të njëtin arsyetim: dëshira për t´i mbrojtur nga njëri tjetri!" Anonime

"Unë kam parime të hekurta. Nëse këto nuk ju pëlqejnë, kam edhe tjera!" Groucho Marx, aktor amerikan

"Edukata përbëhet nga dy gjëra: nga shembulli dhe dashuria!" Friedrich Fröbel, pedagog gjerman

"Neve na duhen disa njerëz të marrë: shikoni ku na kanë sjellë njerzit normal!"George Bernard Shaw, Dramaturg dhe shkrimtar irlandez (nobelist)" 

Nga gjermanishtja
L.Bukuroca

Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon dhe lulu. Te lulu mund të porositen edhe nga Ballkani.


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht





Keine Kommentare: