06.12.2021

Thënie argëtuese për anëtarët e familjes

 „Ti nuk mund të zgjedhësh njerëzit e familjes, por ti mund të shpërfillësh telefonatat e tyre.“ (Anonim)

„Kur isha i vogël, prindërit i ndërruan shtëpitë nja dhjetë herë, por gjithmonë kam arritur t'i gjej.“ (Woody Allen)

„Të gjithë burrat në familjen time kishin mjekër, shumica e grave gjithashtu.“ (W. C. Fields)

„Familja. Një njësi e përbërë nga individë që jetojnë në të njëjtën shtëpi. Ajo përbëhet nga një burrë, grua, fëmijë, shërbëtorë, qen, mace, zog, buburrecat, morra dhe pleshta. Të gjithë së bashku për të formuar bazën e shoqërisë qytetare moderne.“ (Ambrose Bierce)

„Të kesh një fëmijë të bën prind; të kesh dy të bën arbitër.“ (David Frost)

„Avantazhi i madh i të jetuarit në një familje të madhe është të mësosh së pari mësimin thelbësor të padrejtësisë së jetës.“ (Nancy Mitford)

„Koha e duhur për të ndikuar në karakterin e një fëmije është rreth njëqind vjet para lindjes së tij.“ (William Ralph Inge)

„Jam rritur me gjashtë vëllezër. Dhe kështu mësova të kërcej (vallëzoj), duke pritur që nevojtorja të lirohet.“ (Bob Hope)

„Mund të mësoni shumë gjëra nga fëmijët: për shembull, gjithë durimin që keni.“ (Franklin P. Jones)

„Familjet me fëmijë dhe familjet pa fëmijë e mëshirojnë njëra-tjetrën.“ (E. W. Howe)

„Pagjumësia: një sëmundje ngjitëse që shpesh transmetohet nga fëmijët te prindërit.“ (Shannon Fife)

„Nuk janë nipërit ata që e bëjnë burrin të ndihet i plak; është çasti kur ai e kupton se është i martuar me një gjyshe.“ (J. Norman Collie)

„Mami, pse u martove me babin?“

„A pe sheh o njeri, as çika nuk po e kupton…“

„Para se të martohesha, kisha gjashtë teori mbi edukatën e fëmijëve. Tani i kam gjashtë fëmijë dhe asnjë teori.“ (John Wilmot)


Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Libra nga LB


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Keine Kommentare: