Edhe Gjermania do të
marrë pjesë në shkatërrimin e armëve kimike siriane. Ministri i
Jashtëm Steinmeier iu përgjigj pozitivisht kërkesës së
Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe tha se shteti
gjerman, pranon përgjegjësinë ndërkombëtare. Me eliminimin e
tyre do të merret një kompani e specializuar nga Saksonia e Ulët
në Munster.
Dje është bërë
ngarkimi i parë i armëve në një anije daneze, që pastaj do të
shpërbëhen në një anije të posaçme amerikane. Deri në qershor
duhet shkatërruar të gjitha rezervat siriane. Gjermania sipas
Ministriti të Jashtëm Steinmeier deri më tani paska ofruar ndimhë
teknike dhe logjistike.
Erdogani
Mediat gjermane
bëjnë publike deklaratën e prokurorit
Muammer
Akkas
cili thotë se Kryemnistri turk ka dërguar
tek ai dy veta dhe ka kërkuar moszgjërimin
e hetimeve kundër
korrupsionit. Sipas mediave është pyetje
edhe djali i tij Bilal
Erdogan. Prokurori
qenka këcënuar
me pasoja, nëse vazhdon me punën e tij. Erdogani që gjendent
jashtë vendit për vizitë zyrtare thotë se deklarata e prokurorit
është shpifje. “Të gjithë kolegët e
mi dhe publiku duhet ta marrin vesh se unë jam penguar në vazhdimin e
hetimeve”, ka deklaruar sot prokurori turk.
Shumë bijë të
ministrave qenë përfshirë në këtë aferë. Sipas gazetës
Frankfurter Allgemeine Zetiung motivi është afera e korrupsionit në
bankën shtetërore Halkbank si dhe lufta për pushtet në mes mikut
të tij të dikurshëm dhe predikuesit Fetullah Gülen, që tani
jeton në SHBA. Policia turke pat arrestuar 24 veta të dyshuar dhe
në mesin e tyre edhe djem të ministrave. Pas kësaj, pasoi
ndryshimi i Qeverisë.
Sheriati
Qeveria e Somalisë sot u
ka caktuar dy javë afat kompanive të internetit në vend që të
mos ofrojnë më internet për celular. Sipas tyre interneti në
celular nuk është në përputhje me sheritatin. Mediat gjermane
bëjnë të ditur se Qeveria somaleze merret me ndërtimin e “shtetit
të Zotit“.
në foto prokurori turk Muammer Akkas
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen