"
Seksi është sipërfaqja e fërkimit, në të cilën përpiqemi për
të ndezur zjarrin e dashurisë ", thoshte mjeku dhe shkrimtari
gjerman Gerhard Uhlenbruck. Më pak poetike, por gjithashtu të
vërteta: dhjetë fakte psikologjike për seksin.
1. Pritja
ka kuptim: keni fjetur për herë të parë me shoqen pas
martesës? Nëse po, atëherë urime - e ardhmja juaj duket e
trendafiltë. Këtë sugjeron të paktën një studim i kohëve të
fundit nga Dean Busby nga Brigham Young Universiti në Utah. Ai së
bashku me disa koleg ka intervistuar rreth 2.000 njerëz të moshës
19 - 71. Disa ishin të martuar para gjashtë muajve, disa para disa
dekadave. Ata është dashur t' u përgjigjen 300 pyetjeve – në
mesine e tyre edhe pyetjen kur kishin pasur raportin e parë me
partnerin, sa e lumtur dhe sa stabile ishte bashkëshortësia e tyre.
Rezultatet lexohen si një pleduaje për abstinencë seksuale. Çiftet
të cilët kishin pritur për marrdhënien e parë deri në martesë,
përjetonin lidhjen e tyre jo vetëm si më shumë të qëndrueshme,
ata ishin edhe më të kënaqur – madje, ata ishin më të lumtur
me seksin se sa çiftet që kishin bërë " atë" para
martesës. Shpjegimi i Busby: është e mundur që partnerët, që
nuk presin deri tek martesa, verbohen më shumë nga aspketet
seksuale dhe neglizhojnë dallimet themelore, që më vonë u hakmerren.
2.
Asgjë nuk bën njeriun më të lumtur se sa seksi: gati-gati
mund të merrej me mend. Mardhënia e
rregullt seksuale është
sjellës i lumturisë. David Blanchflower nga Kolegjit
Dartmouth në New Hampshire dhe Andrew Oswald i Universitetit
Warwick shqyrtuan në vitin 2004 për
studimin e
tyre të dhënat e 16.000 amerikanëve të
rritur. Rezulati ishte më pak befasues: asgjë nuk
bën njeriun aq të lumtur sa seksi.
Të dy shkencëtarët madje paskan llogaritur edhe
shkallën në të cilën lumturia mund të përkthehet me para.
Një çift që ka marrëdhënie seksuale një herë në
muaj, "fiton" 40.000 euro më shumë në vit. Ose
me fjalë të tjera: kush nuk ka marrëdhënie seksuale,
duhet të fitojë 40.000 € më shumë, për të qenë po
aq i lumtur sa ai
që ka mardhënie një herë në muaj.
3.Seksi dobëson ankthin
para publikut: vuani
nga frika kronike në provime? Keni ankth
para një prezentimi ceremonial? Atëherë piskologu
Stuart Brody i Universitetit skocez i Paisley ka një këshillë për
ju: para një takimi të rëndësishëm duhet
patjetër të kryeni marrëdhënie
seksuale. Për studimin e Brody
në vitin 2006 duhej t'
i shënonin aktivitetet e tyre seksuale 22 burra dhe 24 gra për
dy javë rresht. Pas skadimit të afatit, të gjithë duhej të
zgjidhnin një detyrë – edhe
atë, para dëshmitarëve. Disa duhej të mbanin një
fjalim, të tjerët të zgjidhnin një detyrë në
matematikë. Kur Brody mati vlerat e gjakut, konstatoi
këtë: më të relaksuar ishin pjesëmarrësit, që
kishin pasur
marrëdhënie seksuale në dy javët e fundit. Më shumë kishin
vuajtur nga ankthi ata pjesëmarrës, që kishin jetuar të përkorë.
Brody supozon se rolin vendimtar
ka luajtur hormon i quajtur oksicotinë. Ky neurotransmiter lirohet
gjatë seksit dhe
në situata të vështira kujdeset për dozën
e nevojshme të relaksimit.
4.
Seksi është i mirë për zemrën: Kjo vlen
së paku për burrat – siç ka konstatuar Shah
Ebrahim nga Universiteti i Britanisë
së Madhe në Bristol në studimin e
tij në vitin 2002. Gati për 20 vjet studiuesi kishte
përcjellë rreth 2400 burra nga qyteti
valisik Caerphilly. Rezultati: kush kishte rregullisht
një orgazmë, rrezikun nga sulmi në zemër ose goditje në tru
mund ta zvogëlonte përgjysmë. Sipas
shkencëtarit, mirëpo është e nevojshme të bëhet tre deri
katër herë seks në javë. Nga hiçi, nuk ka fitim.
5.
Lotët e gruas vrasin
epshin mashkullor: shkencëtarja
izraelite Shani
Gelstein nga Weizmann
Institute of Science për studimin e
saj iu lut dy grave të shikojnë filma të pikëllueshëm dhe lotët
e derdhur, t' i ruajnë në një enë. Pastaj ajo
u ngjiti 50 burra një shirit të hollë nën
hundë. Ndonjëherë kishte lëng të lotëve,
ndonjherë tretësirë kripe. Befasia: kur burrat
ndjenin erën e lotëve, atëherë ishin më pak të përndezur dhe
fotografitë e
grave i gjykonin si më pak tërheqëse dhe duke
shikuar një film, ndjeshin më pak të ngacmuar.
Në pështymë e tyre u gjet edhe më pak
testosteron. Duket qartë se lotët transmetojnë sinjale, që
apelojnë më shumë tek empatia se
sa tek epshi.
6. Mbipesha dëmton jetën seksuale: Këtë e konstatoi Nathalie Bajos në Universitetin e Paris-Sud. Për studimin reprezentativ vitin e kaluar analizoi një anketë me më shumë se 12.000 pjesëmarrës. Rezultati: njerëzit me mbipeshë, jo vetëm se kanë partnerë më pak, por burrat me masë të tepruar trupore kanë tendencë për mosfunksionim ereketiv (impotencë).
7. Gratë lidhin seksin me nënshtrimin: Amy Kifer nga Universiteti i Miçiganit u tregoi pjesëmarrësve të studimit në vitin 2006 fjalë të ndryshme në një monitor. Detyra : ato duhej të reagonin shpejt në nocione, që kishin të bëjnë me nënshtrimin. Më parë mirëpo Kiefer shfaqte fjalë tjetër. Ose kishte të bëjë me seksin ose ishte krejtësisht neutrale. Dhe ja: kur fjala kishte të bëjë me seksin ato përgjigjeshin shumë shpejt duke e lidhur me nocionet që kishin afri me nënshtrimin. Kjo tregon, sipas Kiefer, se për gratë "seksi" dhe " nënshtrimi" janë të ndërlidhura. Sepse me një "fjalë seksuale" truri stimulohet dhe kështu me sa duket edhe mendimi i nënshtrimit. Prandaj gratë edhe reagojnë më shpjet, kur një fjalë shfaqet, që në fakt ka të bëjë me nënshtrimin.
8.Gratë
kanë një gjen të orgazmës: Jo pak gra kanë
probleme për ta përjetuar orgazmën gjatë seksit. Kjo nuk është
gjithmonë për shkak të partnerit, përmblodhi të paktën një
ekip britanik i studiuesve në një studim në vitin 2005.
Shkencëtarët të udhëhequr nga Tim Spector nga St Thomas '
Hospital në Londër kërkuan nga 4000 veta, të gjithë binjakë një
apo dyvezorë, të plotësonin pyetësorët për jetën e tyre
seksuale. Përafërsisht çdo e treta grua ka raportuar se nuk
përjeton një orgazmë gjatë raportit seksual ose rrallë. Por me
sa duket gjenet gjithashtu luajnë një rol. Sipas Spector
vështirësia për të ndjerë orgazmë gjatë aktit seksual deri në
34 përqind është i kushtëzuar nga gjenet e trashëguar.
9.
Burrat e pasur u dhurojnë më shumë orgazma grave: edhe
diçka nga kabinetet e kurioziteteve shkencore:
Thomas Pollet nga Universiteti i Newcastle pohon seriozisht
në studimin e
tij të vitit 2009: gratë me
partnerë të pasur kanë më shpesh orgazmë. Pollet
analizoi të
dhënat nga një studim kinez. 5000 persona qenë pyetur edhe
për jetën e tyre seksuale, duke përfshirë aty 1534
gra me partnerë. Pollet thotë se ka gjetur një lidhje
interesante: aq sa më shumë fiton burri, mundësia për të
përjetuar orgazmë gjatë seksit tek gruaja, ishe aq më e madhe.
10. Ekzistojnë 237 motive për të pasur marrëdhënie seksuale: David Buss dhe Cindy Meston nga Universiteti i Teksasit në Austin për studimin e tyre kanë anketuar në vitin 2007 rreth 400 veta për të dhënë një arsye pse bëjnë seks. E pabesueshme: shkencëtarët në fakt regjistruan 237 motive të ndryshme. Nëse iu bie ndërmend motivi i 238, respekt!
Autori, Daniel
Retting
marrë
nga Alltagsforschung
nga
gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen