17.02.2014

Ju flet Buda, Sidarta Gautama

Nuk duhet vrarë asnjë gjallesë. As kafsha më e vogël, as insekti, sepse çdo jetë është e shenjtë.
Nga vdekja nuk duhet të ketë frikë ai që ka jetuar me urtësi.
Ky çast është çasti i vetëm që ekziston. E kaluara, e tashmja dhe e ardhshmja përfshihen në atë çast. Sekreti i mirëqenies së mendjes dhe trupit qëndron në mosqarjen për të kaluarën dhe në mosbrengosjen për të ardhmen dhe, në të jetuarit në të tashmen me ndershmëri dhe urtësi.

Budallenjtë presin një ditë me fat, por çdo ditë është me fat për ata që dinë se se çfarë duhet të bëjnë.
Mijëra qirinj mund të ndizen vetëm nga një qiri pa u cënuar ai. Lumturia nuk pakësohet, kur ndahet me të tjerët.
Askush nuk mund t'i shpëtojë vdekjes dhe fatkeqësisë. Ata që presin vetëm lumturi në jetë, do të jenë të zhgënjyer.
Mbizotërimi i zemërimit është si zbutja e një kali të egër. Kush mund ta bëjë, është një kalorës i vërtetë, të tjerën mjaftohen me mbajtjen e frenave.

Nëse hutohesh, nëse nuk përqëndrohesh, nëse harron qëllimin që ke pasur dhe vrapon pas kënaqësisë, atëherë do të ndihesh keq se tjeri të kapërceu.
Çdo gjë që ekziston, ekziston së pari në mendjen tonë. Ne bëhemi ajo që ne mendojmë dhe mendja jonë është bota. Në qoftë se ti flet dhe sillesh keq, në qoftë se mendja yte është e shqetësuar, më vonë do të ndihesh në siklet, kjo është aq e vërtetë siç është e vërtetë se rrota e qerres ndjek thundrën e kaut.

Ju nuk do të dënoheni për zemërimin tuaj, por nga zemërimi juaj!
Ne jemi ajo që ne mendojmë. E gjithë ajo që jemi, është rezultat i mendjes sonë.
Duke mbrojtur veten, mbrojmë të tjerët. Duke mbrojtur të tjerët, mbrojmë veten.
Fjalët kanë fuqinë për të krijuar dhe shkatërruar. Kur fjalët janë të sinqerta dhe të ndershme, mund ta ndryshojnë botën.
Aq më pak që posedoni, aq më pak duhet të brengoseni.
Dhuna është frut i dëshirës.
Urrejtja nuk shuhet me urrejtje, në asnjë kohë. Urrejtja shuhet me dashuri. Ky është ligji i përjetshëm.
Kujdesi shpien në pavdekshmëri, shpërkujdesja në vdekje. Të kujdesshmit nuk vdesin kurrë. Të shkujdesurit janë si të vdekur.

Nëse doni të arrini ndriçimin, iluminimin, nuk keni nevojë të mësoni mësime të panumërta. Thellohuni vetëm tek njëri. Cili ? Dhembshuria e madhe. Çdokush që ka dhembshuri të madhe, ka të gjitha cilësitë e Budës në pëllëmbën e dorës së vet.
Është më mirë të jesh një endacak i vetmuar, sesa të mykesh i shoqëruar nga budallenj.
Buda ju thotë: lëvizni në botë duke festuar, vallëzuar, kënduar ngjashëm si një bletë prej lule në lule. Vetëm nëpërmjet gjitha përvojave, rriteni.
Për të parë atë që kanë parë pak njerëz, duhet të shkosh atje ku kanë shkuar pak veta.

Mos beso në asgjë, nuk është me rëndësi kush e ka thënë, ku e ke lexuar apo dëgjuar. Edhe nëse e kam thënë unë, me përjashtim të atij mendimi që i përshtatet arsye dhe mendjes tënde të shëndoshë.
Mos i u drejto dikujt me zë të ashpër. Atij që i drejtohesh me fjalë të tilla, mund të përgjigjet në mënyrën e njëjtë. Fyerjet shkatojnë dhembje. Njëra pas tjetrës ato bine mbi ty.
Kush nuk ka plagë në dorë, me atë dorë mund të prekë edhe helmin: helmi nuk futet brenda aty ku nuk ka plagë; as mëkati nuk ekziston për ata që nuk kanë mëkatuar.


Mos u beso dorëshkrimeve të lashta. Mos beso një gjë pse e beson populli yt, apo pse ta kanë mbushur mendjen në fëmijëri. Për çdo gjë përdor mendjen tënde; pasi ta kesh analizuar dhe konstatuar se është e mirë për të gjithë dhe për çdo njeri, atëherë besoje, përjetoje dhe ndihmo njeriun pranë teje ta përjetojë edhe ai.


Është më mirë të parandalojmë vuajtjen e një kafshe, sesa të rrimë ulur duke vështruar vuajtjen shoqëruar me klerikë duke iu lutur Gjithësisë.
Njeriu duhet ta shpëtojë veten me përpjekjet e veta. Askush nuk mund të bëj diçka për atë që ai duhet ta bëjë vet.
Vetëm virtuti prodhon karmë të mirë. Karma më e mirë është dhembshuria për tjetrin.
Në të vërtetë, këtu poshtë, nuk mund të shuhet kurrë urrejtja me urrejtje.

Quhej Sidarta Guatama. Duhet të ketë lindur në Lumbini, Indi, në vitin 563 dhe vdekur në vitin 483 para erës sonë. Në botë sot jetojnë më shumë se 400 milionë budistë. Nuk është përhapur nëpër kontinente tjera, sepse nuk është bartur me dhunë e pushtime. Buda thotë: “Nuk duhet vrarë asnjë gjallesë. As kafsha më e vogël, as insekti, sepse çdo jetë është e shenjtë.”

Keine Kommentare: