Është e çuditshme se
pikërisht ata që krijojnë opinion publik dhe merren me ngritjen
dhe iluminimin e popullit, pikërisht tek ta, në shkrimet e tyre,
vërehet një racizëm latent, një mosdurim kombëtar; sulmojnë
racizmin, me qëndrime raciste. Sulmojnë fashizmin me ide fashiste,
luftojnë abuzimet duke abuzuar vet. I tillë ishte edhe artikulli i
fundit i Halit Matoshit i cili mund të renditej tek shumë artikuj
tjerë ektremist, që mund të lexohen vetëm në shtypin kosovar, në
atë Sallamadi -Sistem ku kanosja, kërcënimi, ofendimi, racizmi dhe
idetë ekstremiste, shpallen si e drejtë e shprehjes së mendimi të
lirë dhe si rezultat i demokracisë, pa pasur idenë se demokracia
me shtetin ligjor, ndalon më shumë se sa diktatura komuniste:
demokracia mbron dinjitetin e njeriut me ligje dhe ai nuk guxon të
preket, të shahet apo mëpërkëmbet.
Në një vend ku kanosen
të rinjët e manipuluar në Siri me 15 vite burg, por ku motivuesi
i tyre është në krye të Bashkësisë Islame. Në një vend ku
profesorët e universitetit i ngjajnë matrapazëve dhe tregtarëve
të kafshëve në pazarin e hajvanëve. Në një vend ku patrioti
bëhet milioner. Në një vend ku edhe ushtria nuk guxon të quhet
armatë, por Forcë. Në një vend, ku nuk ka shenja të një shteti
modern, por të një shteti jo urban, fisnor, ku gati nuk mund të
dallohet intelektuali nga rrugaçi.Në një vend ku nuk do t' ishte i
tillë, sikur të mos ishte edhe angazhimi i atyre shqiptarëve
jashtë saj, jashtë Ballkanit dhe mu në atë vend, ngrihet Matoshi
në këmbë dhe sulmon ardhacakët, që qenkan natyralizuar në
Kosovë dhe paskan përparuar pikërisht aty.
Këtë mendim e
thotë pjesëtari i një populli që ka mbi 30 për qind të
popullsisë jashtë vendit nga mbahet edhe populli gjallë. Nuk
fshihet aty
mosdurimi dhe mungesa e tolerancës ndaj një të huaji, por ndaj
shqiptarëve që nuk paskan pasur fatin të linden në atë Kosovë
parrajsë, ku njerzit
prosperojnë. Ai shte ai qëndrim kseonofobik? Jo vetëm. Ai ishte
edhe qëndrim provincialist fund e krye. Mendim me baza të forta
tribale. Pa marrë parasysh a pajtohemi me
mendimet e Qosjes dhe Hivzi Islamit, duhet thënë e vërteta: Kosova
nuk do t' ishte sot aty ku është sikur të mos ishte ndihmuar nga
të gjithë shqiptarët. Dhe ne, jashtë atdheut, edhe pse nuk jemi
nga Kosova, me vite të tëra kemi dhënë kontributin tonë, e tani
shpallemi në Kosovë: ausländer, stranieri, étranger.
Nëse Halil Matoshi nderon
veten dhe nuk është i obsesionuar nga idea e kombit kosovar dhe nuk
është i detyruar të urrejë shqiptarë të “natyralizuar”,
atëherë do t' ishte shumë e moralshme të kërkonte ndjesë të
gjithë atyre që nuk janë nga Kosova, madje edhe neve që nuk kemi
pasur fatin të natyralizohemi dhe nuk kemi vjelur gjë nga ajo
parrajsë kosovare, por edhe sot, mbrojmë interesat shqiptare në
çdo rast dhe në çdo çast kur e kërkon nevoja.
Gazeta
DITA
Respublica
3 Kommentare:
Komente tek DITA
rezart
Matoshi eshte nje SHARLATAN prej fshati,qe kerkon te dale si gjeli ne maje te plehut!!!
Nga qe nuk matet dot me aftesi me Rexhep Qosen e ka me te lehte te bashkohet me ARMIQTE E SHQIPTAREVE duke share e mallkuar cdo gje qe ka bere QOSJA i madh!!!Njerez te tille,sharlatane ka plot Kosova dhe Shqiperia,prandaj ne nuk ecim perpara,por terhiqemi ZVARRE pas ISLAMIZMIT OTOMAN!!!
PËRGJIGJJUNI
I indinjuari
Nuk eshte as e re as e papritur pamja qe kemi para syve:publiciste mediokerr si puna e ketij “gjel- kokoshit” hipin ne grumbull te plehut dhe kendojne kengen e “patriotit”duke e pare veten permes dylbive.Malli qe i ka djegur per bashkimin e trojeve dhe lartesimin e kombit, fsheh urrejtjen ndaj ardhesve ne “eldoradon” e Kosoves.Meqenese Qosja eshte nga Vuthajt e Shqiperise nen Malin e zi,disa patriote te “perveluar” per komb, fe e atedhe, nen Serbi, nuk duan ta shohin bashkeshqiptarin me sy sepse ky u ” ka rrembyer” shkolle e dituri, shkence e akademi.Keta njerez te mberthyer ne instiktin e dominimit vuajne prej okultizmit, qe i ka lene prapa kohes, u bejne hosonara idhujve te tyre falso, duke iu turrur Qoses, me vulgaritetet me te ashpra.Ky soji mediokresh prej kohesh i sherbejne keq Shqiperise e Kosoves,i bien me kembe kokes duke u bere gazi i botes.
Koment tek respublica
by Anonim | 6 March, 2014 - 09:40
Naseri ka te drejte. "Argumenti" i Matoshit ishte i mjere dhe ne thelbin e tij eshte antikombetar. Matoshi me befasoi. Shenjat e mentalitetit te tij prej mehallaxhiu i kisha vene re ne shkrime te tjera te tij, por ne perpjekjen qe bente per te "shkaterruar" Rexhep Qosjen me 'argumentin' se nuk kishte lindur ne fshatin e Matoshit, por ne nje fshat tjeter, ishte e ububushme.
Koment te RESPUBLICA:
by katarakti | 6 March, 2014 - 12:16
Thjesht debil. Kam vene re se te ashtuquajturit intelektuale te Kosoves, duke perjashtuar ndonje Demaç etj, jane ne nje nivel per te qare hallin. Kuptohet se mesimet ne kohen e Serbise i ndiqnin ne bodrume. Prandaj sot Kosova nuk ka inteligjence. Prandaj edhe shajne Qosen se nuk i afrohen dot.
Kommentar veröffentlichen