Sikur të mundohesha
për vetveten
aq shumë
sa
bregosem për çështjen shqiptare
për
shtetetin ligjor
për
barazinë gjinore
për të
drejtat e njeriut
për
ligjet e shpërfillura
aporvuar
sa për sy e pa faqe
do t' i kisha punët
shumë më mirë
do të kisha më
shumë kohë për shetitje
për vrapim
për takime me të
dashurit
me shokë real
të
prekshëm
ndoshta
edhe do të kisha merituar dashuri më
shpesh
dhe
piskatur sa të dëgjojnë edhe fqinjët
e jo të
stepem e plogështohem duke lexuar gazeta:
çudira
dhe sharje dhe thyerje tabush
dhe
ndryshime surratësh
ditën
dhe natën
nga e
moralshmja
deri
tek ekstremizmi
nga
mallkimi i dashurisë
deri
tek madhërimi i vdekjes
dhe
sikur
të mendoja për veten
mbi të githa
do të kisha fjetur
më mirë
por, edhe kur nuk
shkruaj
nuk
jam i qetë
nga
zhgënjimi, trishtimi dhe gjykimet perverse
të
klosharëve, sharlatanëve dhe proftierëve të kaosit të
dirigjuar
nga
i cili përfitojnë
dhe në fund them vet
me vete: nuk do të shkruaj
ne
nuk ndryshojmë brenda një
dekade
na
duhen shekuj...
kur shfaqet njëri që ndërton
faniten
dy apo tre pranë tij
që rrënojnë dhe
përfitojnë
këta
jemi ne
dhe
të tillë jemi
mund
t' i fshijmë hundët me mëngë
të
pështyjmë mbi tavolinë
të
shajmë nënën dikujt
duke
korrigjuar nga arsimimi i dobët nga ta “çifsha nanën”
në
të “qifsha nënën”
duke
sharë tjetrin si spiun
pse
e kanë sharë atë në shtëpi si “tinzak”
duke
prodhuar spiun pa pushim
për
ta fshehur spiunazhin vetjak
dhe
paguesin
edhe
pse gjoja i
arsimuar
i
mungon shkopi dhe delet
edukatë
nuk ka marrë kurrë
por
mësuar t' i përkthej ofendimet e marra
dhe
krekoset si gjeli
mbi pleh
dhe
fajet nuk i ka ai
por
plehu që e duron...
ani
koha
do t' i nxjerrë rrënjët në diell
tok
me pagesat
dhe
obligimet që ka marrë
për
të shtangur dhe rrënuar nga brendia
Në fotografi të drejtat e njeriu aprovuar nga Asamblea Nacionale Franceze gjatë seancave të
20, 21,23,24,dhe 26 gusht të vitit 1789, pranuar nga mbreti. Ishin rezultat i iluministëve francez...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen