Në vitin 88 pata blerë tri veprat (III, IV dhe V) të Eqrem Çabejt në Prishtinë, ku herë pas here
hidhja një vështrim dhe lexoja ndonjë punim shkencor. Janë ndërt
ato libra bazë, si Gilgameshi, Iliada...Komedia Hyjnore...Marin
Barleti...Kanuni...Klasicizmit francez, FGJSSH, që njeriu u
kthehem përsëri edhe atë duke nisur leximin, aty ku e hap fati.
Shpesh kështu lexoj edhe poezi, nga mungesa e kohës. Qëllova tek
faqja 199, vepra V, ku dijetari madh flet mbi ZAKONE DHE DOKE TJERA
tek ne. Mbeta i shtangur; nuk kisha dëgjuar e as lexuar kurrë, se
tek ne paska ekzistuar poliandria: martesa e një gruaje me shumë
burra.
Ndikimet i ndan Çabej në faza të ndryshme zakonore, citat „:a)“para-indogermane, b) nji
indogermane, c) nji greke të vjetër, d) nji romake, e) nji
balkanike, dhe f) osmane.
a) Të parët indogermanë të
Shqiptarëvet gjetën në Gadishullin e Ballkanit, sikurse Grekët në
Hellas, nji popullsi para-indogermane me nji kulturë të
trashigueme, zakonet e të cilëve i muerën pushtuesit. Kështu Dr.
Karl Patsch na tregon se fisi ilir i Ardjanvet sundohej prej
Mbretneshave, gjithashtu na kallzon se në fisin tjetër ilir të
Liburnëve ekzistonte në nji mënyrë të gjanë polyandrija e
gravet.
Një tepricë e kësaj kulture
para-indogermane gjindet, si mbas Jokl-it, edhe sot në Shqipni. Ky
zakon i couvades (bashkëjetesë
me disa burra) shifet në Belsh të krahinës Dumre, në Shqipnin e
mesme. Mbas ktij zakoni, burri, kur grueja lindë fëmin, lot
rolin e lehonës, bjen
në shtrat dhe pret miq.“
Përfundim citati.
Ploiandri
d.m.th. kur
një grua martohet
me shumë burra. Për këtë pata lexuar diku
para shumë viteve se
ekziston
akoma në Indi. Me dy burra quhet,
biandri.
Tek
wikipedia tek zëri mbi poliandrinë thuhet ekziston
edhe sot në Tibet, Kashmir, Butan (këtu
pak e praktikueshme, por
legale), Nepal,
Kongo, Nigerinë
Veriore dhe se se ka ekzistuar
në lashtësi te grekët, dëshmojnë Ksenofoni, Polibi,
Plutarku dhe Demaskeni.
Pëveç
poliandrisë po
ekzistueka më dendur akoma e ashtuquajtura poliandria
fraternale (vëllazërore), ku
disa vllezër apo të gjithë, janë të martuar me një nuse. Shpesh
takohet në Indinë Jugore, Tibet, kryesisht
në krahinat e Himalajeve. Ekzistencën e poliandrisë fraternale e
dëshmon në Spartë edhe Polibi. Në Tibet nuk ndahet as toka e
trashëguar në mes vllezërve, e as nusja dhe breze të tëra
posedojnë tokën e njëjtë.
Qesari
u paska atribuar këtë edhe bretonëve në Francë. Sot
po ekzistueka edhe
Cicisbizmi.
Ndoshta e lexoni si term
për herë të parë, ashtu edhe unë, por dihet se aty këtu
eksziton,
por jo hapur siç e
përkufizon nocioni.
Cicisbizëm
domethënë,
kur gruaja ka një burrë në shtëpi dhe një dashnor jashtë. Jo
biandri, sepse biandria nënkupton dy burra në shtëpi. Tek
cicisbizmi që paska ekzistuar në Nigeri në kohën koloniale,
gruaja nuk paska pasur të drejtë të zgjedh burrin, por vetëm
dashnorin duke i paguar burrit një taksë për kënaqësinë
seksuale.
Ekziston
edhe poliandria korporative (trupore, fizike)
dhe qenka
një formë e veçantä
e poliandrisë fraternale, ku
atësia i atribuohet në mënyrë kolektive të gjithë vllezërve.
Ndërsa
poliandria jokoporative, edhe kjo si formë e veçantë e poliandrisë
vëllazërore, qenka
bashkëjetesë,
ku çdo vëlla pranon
atësinë e një fëmije të lindur nga një dashuri kollektive,
por jo domodoshmërisht edhe rolin social të prindit. Zakone
të çuditshme njerzore të këtij planeti.
U
nis me
Çabejn dhe ndikimet zakonore tek ne, përfundoi me cicisbizëm dhe
poliandri jokoproative, por mundësia për të konsultuar sot burime,
është aq marramendëse dhe për ne që nuk gjenim libra dikur e
fotokopjonin apo ia kalonim njëri
tjetri dorë në dorë, kjo botë sot, kryesisht për t' arsimuar,
është tepër fascinuese dhe magjepsës dhe e jashtëzakonshme,
kryesisht me temat, seminaret apo punimet shkencore,
që publikojnë universitetet...
Më
imtësisht, artikulli në gjermanisht: Portreti i një familje poliandrike në Tibet
gazeta
die "Zeit" në Kinën perëndimore. Burrë, burrë, burrë dhe
grua: Mann, Mann, Mann und Frau
« Plus de maris pour plus d’enfants! » Më
shumë burra për më shumë fëmijë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen